fbpx

Neni 46 – Masat disiplinore

Mosrespektimi, nga ana e punonjësit, i dispozitave që përmbahen në këtë kontratë mund të shkaktojë, në varësi të seriozitetit të shkeljes, zbatimin e masave të mëposhtme:

a) vërejtje me gojë;

b) vërejtje me shkrim;

c) gjobë jo më e lartë se paga e tre orëve punë e llogaritur mbi pagën bazë minimale;

d) pezullim nga puna dhe paga deri në maksimumi tre ditë;

e) pushim nga puna për mangësi në bazë të nenit 48.

Punëdhënësi nuk do të jetë në gjendje të ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj punonjësit pa i bërë të ditur atij paraprakisht se për çfarë akuzohet dhe pa e dëgjuar atë çfarë thotë për t’u mbrojtur.

Përveç paralajmërimit verbal (me gojë), vërejtja duhet të bëhet me shkrim dhe masat disiplinore nuk mund të merren përpara se të kalojnë 5 ditë, gjatë të cilave punonjësi do të ketë mundësi të paraqesë justifikimet e tij.

Nëse brenda 15 ditëve pune nga justifikimet nuk do të merren masa, justifikimet do të konsiderohen të pranuara.

Punonjësi mund t’i paraqesë justifikimet e tij edhe verbalisht (me gojë), me asistencën e mundshme të një përfaqësuesi të Shoqatës sindikale në të cilën bën pjesë ose të një anëtari të Përfaqësisë Sindikale Unitare.

Nëse punonjësi, brenda 5 ditëve nga vërejtja, deklaron zyrtarisht qëllimin e tij për të përfituar nga ndihma e një përfaqësuesi të sindikatës, çdo takim ndërmjet punonjësit dhe përfaqësuesit të sindikatës me ndërmarrjen duhet të zhvillohet brenda një afati të prerë prej 30 ditësh nga data e vërejtjes, në provincën ose në komunën ku është lidhur kontrata përkatëse (në të cilën është caktuar punonjësi), pas së cilave justifikimet mund të paraqiten vetëm me shkrim, brenda 3 ditëve pasuese.

Ky afat skadon nëse mbledhja nuk mund të mbahet për arsye që i atribuohen punëdhënësit. Marrja e masës duhet të jetë e motivuar dhe të komunikohet me shkrim.

Masat disiplinore të përmendura më sipër në germat b), c) dhe d) mund të kundërshtohen nga punonjësi përpara sindikatës, sipas normave kontraktuese në lidhje me vërejtjet. Pushimi nga puna për mangësitë e përmendura në pikat A) dhe B) të nenit 48 mund të kundërshtohet sipas procedurave të parashikuara nga neni 7 i ligjit n. 604/1966 të konfirmuara nga neni 18 i ligjit n. 300/1970.

Nuk do të merret parasysh asnjë efekt i masave disiplinore pasi të kenë kaluar dy vite nga adoptimi i tyre.

Neni 45 – Detyrat e punonjësit

Punonjësi ka detyrë që:

  • të kryejë detyrën që i është besuar me zell maksimal, duke mbajtur përgjegjësinë personale dhe duke iu përmbajtur udhëzimeve të ndërmarrjes të përcaktuara me urdhra shërbimi ose me dispozita të veçanta;
  • të respektojë orarin e punës;
  • të sillet në mënyrë korrekte dhe edukatë ndaj eprorëve, kolegëve, vartësve dhe publikut;
  • të ketë kujdesin më të madh për të gjitha aparatet, objektet, lokalet, pajisjet personale në pronësi të ndërmarrjes, duke pasur përgjegjësi financiare, me përjashtim të përgjegjësive më të mëdha për dëmet e shkaktuara për fajin e tij të vërtetuar, me anë të zbritjeve nga paga, pasi të njoftohet paraprakisht me shkrim për debinë përkatëse;
  • të uniformohet me rendin hierarkik të ndërmarrjes në marrëdhëniet në lidhje me shërbimin;
  • të respektojë me përpikëri të gjitha normat ligjore për parandalimin e aksidenteve për të cilët ndërmarrja do ta vërë në dijeni si dhe të gjitha dispozitat e veçanta përkatëse të lëshuara nga vetë ndërmarrja;
  • të jetë i pajisur me dokumentacion të përshtatshëm që vërteton rregullsinë e punësimit të ofruar nga ndërmarrja.

Neni 44 – Heqja e pantentës

Shoferi të cilit i hiqet patenta nga Autoritetet për drejtimin e automjeteve për arsye që nuk sjellin largim të menjëhershëm nga puna, do të ketë të drejtë të mbajë vendin e punës për një periudhë 6 mujore pa marrë asnjë pagesë.

Gjatë kësaj periudhe shoferi mund të caktohet në punë të tjera dhe në këtë rast ai do të marrë pagën e kategorisë sipas së cilës shkon për të bërë punën.

Në ndërmarrjet që punësojnë më shumë se 20 punonjës, përveç ruajtjes së vendit të punës së sipërpërmendur, ndërmarrja do të duhet ta caktojë shoferin në çdo punë tjetër, duke i paguar pagën e duhur sipas kategorisë me të cilën është i punësuar.

Nëse heqja e patentës zgjatet përtej afateve të sipërpërmendura ose shoferi nuk pranon të caktohet në punën për të cilën e cakton shoqëria, marrëdhënia e punës do të ndërpritet.

Në këtë rast shoferit do t’i jepet paga për trajtimin e përfundimit të marrëdhënieve në punë e përmendur në nenin 55 sipas pagës së marrë në kategorinë që i përkiste punonjësit përpara heqjes së patentës.

Neni 43 – Shërbimi ushtarak dhe shërbimi civil

Shërbimi ushtarak (thirrja ose mbajtja nën armë) nuk e ndërpret marrëdhënien e punës dhe koha e kaluar nën armë për efekt vetëm të pagesës së vjetërsisë në punë – me përjashtim të punonjësve në provë – konsiderohet si e kaluar në shërbim në ndërmarrje.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, punonjësi duhet të paraqitet në ndërmarrje, brenda 30 ditëve për të rifilluar punën; në qoftë se nuk paraqitet brenda afatit të lartpërmendur do të konsiderohet se ka dhënë dorëheqjen.

Për sa më sipër, përveç dispozitave të ndryshme të ligjeve të veçanta më të favorshme për punonjësin, normat e përmendura në këtë nen aplikohen, sipas ligjeve në fuqi për këtë çështje, edhe për punonjësit që kryejnë shërbimin civil.

Neni 42 – Pushimet vjetore

Punonjësi që ka një vjetërsi në punë prej 12 muajsh në ndërmarrje ka të drejtë çdo vit për një periudhë pushimi të paguar:

  • e barabartë me 22 ditë pune sipas hipotezës së shërbimit javor të shpërndarë në 5 ditë (javë e shkurtër);
  • e barabartë me 26 ditë sipas hipotezës së shërbimit javor të shpërndarë në 6 ditë.

Në rastin e pushimit nga puna që është kryer, ose të dorëheqjes, punonjësi, nëse ka maturuar të drejtën e pushimeve vjetore të plota, do të ketë të drejtën e kompensimit për këto pushime.

Nëse nuk ka maturuar të drejtën për pushime vjetore të plota, punëtori do të ketë të drejtë për disa pjesë të dymbëdhjeta të pushimeve aq sa janë muajt e plotë të vjetërsisë në punë.

Fraksionet e një muaji që nuk i tejkalojnë 15 ditët nuk do të llogariten, ndërsa do të konsiderohen si një muaj i plotë në qoftë se janë më shumë se 15 ditë.

Punonjësi i cili në kohën e pushimeve vjetore nuk ka maturuar të drejtën për të gjithë periudhën e pushimeve për shkak se nuk ka ende një vjetërsi pune prej të paktën 12 muaj rresht në ndërmarrje, do t’i takojë 1/12 e pushimeve për çdo muaj të shërbimit të kryer.

Në rastin e pushimeve kolektive, punëtori që nuk ka fituar të drejtën e pushimeve të plota do të ketë të drejtën e gëzimit të pushimeve në raport me aq të dymbëdhjeta sa janë muajt e vjetërsisë në punë.

Në rast se festat kombëtare ose të mesjavës bien gjatë periudhës së pushimeve, kjo periudhë do të zgjatet me numrin e festave të sipërpërmendura.

Periudha e paralajmërimit nuk mund të konsiderohet periudhë pushimesh.

Koha e pushimeve do të vendoset sipas nevojave të punës, me marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet palëve, njëkohësisht sipas repartit, skalionit (grupit) ose individualisht.

Gjithsesi, ndërmarrja do t’i sigurojë punonjësit 2 javë pushim për çdo vit kalendarik (1 janar – 31 dhjetor) që t’i gëzojë në periudhën 1 qershor – 30 shtator.

Norma e paragrafit të mëparshëm nuk aplikohet për ndërmarrjet e dezinfektimit-dezinfestimit dhe deratizimit.

Pagesa e periudhës së pushimeve duhet të bëhet paraprakisht.

Meqë kuptohet qëllimi higjienik dhe social i pushimeve vjetore, nuk lejohet heqja dorë e bërë shprehimisht apo në heshtje prej tyre dhe as zëvendësimi i tyre me ndonjë shpërblim. Punonjësi që pavarësisht se i janë caktuar pushimet, nuk i shfrytëzon ato me vullnetin e tij, nuk ka të drejtë për asnjë shpërblim e as rikuperimin e tyre në vitet e mëvonshme.

Mbeten të paprekura kushtet më të favorshme.

Duke filluar nga 1 janari 1986, orari i punës reduktohet me 40 orë në vit, zakonisht nëpërmjet njohjes së ditëve përkatëse të pushimit ose me modalitete që do të përcaktohen nga ndërmarrja duke marrë parasysh nevojat tekniko-produktive dhe organizative.

Uljet e sipërpërmendura absorbojnë reduktimet eventuale të dhëna në nivel ndërmarrje.