fbpx

Neni 51 – Trajtimi i sëmundjes dhe aksidenti

Mungesa për shkak të sëmundjes duhet t’u komunikohet, përveç rastit të pengesës së justifikuar, përpara fillimit të orarit të punës në ditën në të cilën ndodh mungesa, përfaqësuesve të ndërmarrjes të caktuar dhe të lajmëruar për këtë qëllim nga drejtoria e ndërmarrjes.

Çdo vazhdim i gjendjes së papërshtatshmërisë për shërbim duhet t’i komunikohet ndërmarrjes brenda orarit normal të punës të ditës që i paraprin asaj në të cilën punonjësi duhet të kishte rifilluar shërbimin dhe duhet të vërtetohet me modalitetet e përcaktuara në paragrafët e mëposhtëm.

Duke filluar nga data 13 shtator 2011, punëdhënësit do të duhet të pajisen me certifikatën e paaftësisë për punë vetëm nëpërmjet shërbimeve online të vëna në dispozicion nga INPS; punonjësi nuk ka detyrim ta dërgojë certifikatën, duke lënë në fuqi detyrimin e tij për t’i komunikuar menjëherë punëdhënësit mungesën për shkak të sëmundjes, sipas dy paragrafëve të mëparshëm.

Punonjësi do t’i japë ndërmarrjes numrin e protokollit të identifikimit të certifikatës së dërguar nga mjeku në mënyrë telematike.

Mbetet në fuqi çfarë është vendosur për këtë çështje nga ligjet dhe marrëveshjet në nivel ndërkonfederal.

E drejta për të mbajtur vendin e punës pushon nëse punonjësi, edhe me disa periudha sëmundjesh, arrin gjithsej 12 muaj mungesa gjatë një periudhe prej 36 muajsh radhazi. Për qëllimet e trajtimit të mësipërm, bëhet shuma e periudhave të mungesave për shkak të sëmundjes që kanë ndodhur gjatë një periudhe të 36 muajve të fundit radhazi, përpara ditës së fundit të sëmundjes që merret në konsideratë.

Dispozita e përmendur në paragrafin e mëparshëm është e vlefshme edhe nëse 36 muajt radhazi janë arritur nëpërmjet disa marrëdhënieve në punë të njëpasnjëshme në sektor.

Për këtë qëllim, punëdhënësi është i detyruar që në momentin e përfundimit të marrëdhënies së punës të lëshojë një deklaratë përgjegjësie, në të cilën rezulton numri i ditëve të sëmundjes të kompensuara në periudhat e mëparshme të punës deri në maksimumi 3 vjet. Pasi të jenë tejkaluar limitet e mbajtjes së vendit të punës, ndërmarrja, me kërkesë të punonjësit, do të japë një periudhë pezullimi jo më shumë se 4 muaj gjatë së cilës marrëdhënia e punës mbetet e pezulluar për çdo efekt pa vazhduar pagesën dhe të asnjë instituti kontraktues.

Kjo periudhë pushimi do të mund të kërkohet vetëm një herë gjatë periudhës së punësimit në të njëjtën ndërmarrje.

Pasi të kenë skaduar limitet e mësipërme, ndërmarrja, nëse vazhdon me largimin nga puna të punonjësit, do të paguajë trajtimin (sigurimin) për përfundimin e punësimit dhe shtesën zëvendësuese të paralajmërimit dhe çdo gjë tjetër që mund të jetë maturuar.

Nëse punonjësi nuk është në gjendje të rikthehet në shërbim pas afateve të lartpërmendura, ai mund të zgjidhë kontratën e punës me të drejtë vetëm për pagesën e përfundimit të marrëdhënies në punë. Nëse kjo nuk ndodh dhe ndërmarrja nuk vazhdon me pushimin nga puna, marrëdhënia mbetet e pezulluar, me përjashtim të vazhdimit të periudhës së vjetërsisë në punë.

Për rastet e t.b.c.-së – duke lënë në fuqi atë çfarë parashikohet nga ky nen – i referohemi dispozitave ligjore në fuqi.

Për trajtimin e sëmundjeve dhe aksidenteve vlejnë normat me karakter të përgjithshëm.

Duke mbetur në fuqi çfarë është vendosur nga neni 5, ligji 20.5.1970 n. 300, për sa i përket kontrollit të mungesave për shkak të sëmundjes, palët bien dakord si më poshtë:

  • punonjësi që mungon është i detyruar qëndrojë në shtëpinë e tij, në dispozicion për vizitat e kontrollit në oraret e përcaktuara nga normat në fuqi, dhe pikërisht nga ora 10.00 deri në orën 12.00 dhe nga ora 17.00 deri në 19.00;
  • përveç rastit kur largohet për nevoja eventuale të dokumentuara, duke munguar nga shtëpia për vizita, shërbime dhe kontrolle te specialisti si dhe për vizita kontrolli, për të cilat punonjësi do t’i japë informacion paraprak ndërmarrjes.

Në mungesë të komunikimeve të tilla ose në rast vonese përtej afateve të përcaktuara më sipër, përveç rasteve kur ka arsye të drejta që pengojnë, mungesa konsiderohet e pajustifikuar. Çdo ndryshim adrese gjatë periudhës së sëmundjes ose aksidentit joprofesional duhet t’i komunikohet menjëherë ndërmarrjes.

Në përfundim të sëmundjes ose aksidentit, punonjësi duhet të paraqitet menjëherë në vendin e tij të zakonshëm të punës.

Punonjësi që mungon në vizitat e kontrollit që kryhen në oraret e paracaktuara humbet të drejtën e integrimit nga ana e ndërmarrjes për të njëjtën periudhë për të cilën INPS (Instituti kombëtar i sigurimeve shoqërore) nuk do të paguajë pagesën e sëmundjes.

Përbën shkelje të rëndë të kontratës kryerja e aktiviteteve në punë edhe nëse janë pa pagesë gjatë mungesës.

Në rast se punëtori ka penguar pa një arsye të justifikuar sanitare në kohën e duhur vërtetimin e gjendjes së sëmundjes, ai është i detyruar të kthehet menjëherë në ndërmarrje.

Në të kundërt mungesa do të konsiderohet e pajustifikuar.

Kuptohet se normativa e sipërpërmendur do të përshtatet në lidhje me masat ligjore të cilat, në vijim të kësaj marrëveshjeje, do të vendosin në lidhje me këtë argument.

TRAJTIMI EKONOMIK PËR SËMUNDJE DHE AKSIDENTE PËR NËPUNËSIT

Në rast të ndërprerjes së shërbimit për shkak aksidenti ose sëmundje, që nuk shkaktohen nga ngjarje serioze të neglizhencës që i atribuohen nëpunësit, për nëpunësin jo në provë do të vendoset trajtimi i mëposhtëm:

  • pagesë, si integrim i trajtimeve INPS, të të gjithë pagës (rroga dhe kompensimi) për 5 muaj dhe gjysmën e saj për 7 muajt e tjerë. Të drejta të barabarta i takojnë nëpunësit gjatë periudhës së paralajmërimit dhe deri në skadimin e periudhës së tij. Trajtimi i vendosur më sipër do të ndërpritet nëse nëpunësi me disa periudha sëmundje arrin në përgjithësi, gjatë 36 muajve radhazi, limitin maksimal të parashikuar sipas kërkesave të këtij neni.

TRAJTIMI EKONOMIK PËR SËMUNDJE DHE AKSIDENTE PËR PUNËTORËT

Për mungesat për shkak të sëmundjes punëtorit do t’i paguhet:

a) duke filluar nga dita e parë e punës së mungesës dhe deri në ditën e 180, një integrim i trajtimit INPS derisa të arrijë 100% të shpërblimit të përgjithshëm (neni 18, paragrafi i fundit) neto;

b) nga dita e 181në të 270tën deri në pagesën prej 50% të pagës së përgjithshme.

Në rastet e aksidenteve në punë që mund të kompensohen nga INAIL, punëtorit do t’i paguhet 100% e pagës globale duke filluar nga dita e 2deri në shërimin klinik.

SHËNIM I 1 NË PROCESVERBAL

Në rastet kur bëhet i pamundur shërbimi për shkak të paaftësisë fizike të punonjësit, ndërmarrja do të vlerësojë mundësinë, në lidhje me nevojat organizative të saj tekniko-produktive, për caktimin e punonjësit në detyra të tjera ekzistuese, të përshtatshme për gjendjen e tij fizike.

SHËNIM I 2 NË PROCESVERBAL

Palët ia besojnë një Komisioni paritetik, të përbërë nga 6 anëtarë (3 që përfaqësojnë Organizatat sindikale dhe 3 përfaqësojnë Organizatat e punëdhënësve), i cili do të krijohet brenda muajit shtator 2021 në kuadrin e Organizmit Kombëtar Dypalësh (O.N.B.S.I.), detyrën e që të monitorojë fenomenin e mikro-mungesave për shkak të sëmundjes.

Komisionit paritetik i është dhënë detyra të përcaktojë një marrëveshje me INPS-in, kostot e së cilës do të vihen në ngarkim të O.N.B.S.I.-t, për marrjen e të dhënave në lidhje me fenomenin e mungesave për shkak të sëmundjes në ndërmarrjet e sektorit që aplikojnë këtë kontratë C.C.N.L.

Gjatë fazës së aplikimit të parë do të merren në shqyrtim të dhënat për periudhën dyvjeçare 2022-2023, ndërsa, për vitet në vijim, në bazë të marrëveshjes me INPS-in, të dhënat për mikro-mungesat për shkak të sëmundjes do të rishikohen çdo vit.

Në bazë të të dhënave të siguruara nga INPS, Komisioni paritetik do t’u paraqesë, me afat skadimi vjetor, një raport përkatës palëve nënshkruese të kësaj kontrate C.C.N.L. që do të përbëjë bazën për krahasimin, i cili do të përmbyllet në aplikimin e parë brenda vitit 2024, në lidhje me dimensionin efektiv të fenomenit të mobilitetit, me vëmendje të veçantë për sëmundjet “e ashtuquajtura të shkurtra”. Në këtë drejtim të fundit, Komisioni do të duhet të marrë të dhënat e ndikimit të sëmundjeve “të ashtuquajtura të shkurtra” të krahasuara me totalin e ditëve të mungesës për shkak të sëmundjes, si dhe ta shqyrtojë atë duke iu referuar kushteve ambientale, organizative dhe të punës.

Në rast se të dhënat e siguruara nga INPS nxjerrin në pah një ndikim veçanërisht të rëndësishëm të sëmundjeve “të ashtuquajtura të shkurtra” (si p.sh. një vlerë më e madhe se 25%) në krahasim me numrin total të ditëve të mungesës për shkak të sëmundjes, Komisionit i ngarkohet detyra që t’i paraqesë Palëve që kanë nënshkruar këtë kontratë C.C.N.L. një propozim që ka si qëllim frenimin e fenomenit, të cilat marrin përsipër që tani, të iniciojnë një reformë të disiplinës së përmendur në këtë nen me rastin e rinovimit të ardhshëm kontraktues.

Neni 50 – Tutela e narkomanëve

Ndërmarrja, në përputhje me nevojat e shërbimit, do t’i japë punonjësit që e kërkon një periudhë të vetme largimi nga puna pa pagesë, të motivuar nga nevoja për të asistuar anëtarët e familjes në ngarkim që i nënshtrohen terapive rehabilituese, që do të kryhen pranë Shërbimit sanitar kombëtar ose pranë strukturave të specializuara të njohura nga institucionet kompetente.

Gjithashtu, ndërmarrja, në përputhje me kërkesat e shërbimit, do t’i japë punonjësit sipas kërkesës, që gjendet në kushte varësie nga droga, një periudhë të vetme largimi nga puna pa pagesë, për nevojën e dokumentuar për terapi rehabilituese, që do të kryhet pranë Shërbimit sanitar kombëtar ose në struktura të specializuara të njohura nga institucionet kompetente.

Largimi nga puna i përmendur në pikën e mëparshme nuk mund të tejkalojë kufijtë e mbajtjes së vendit të punës në rast sëmundjeje të përcaktuara në kontratë, pa cenuar pezullimin me të gjitha efektet kontraktuese dhe ligjore të marrëdhënies së punës. 

Në rast se cikli i terapisë rehabilituese nuk është plotësuar brenda afateve të kohës së lartpërmendur, ndërmarrja, duke pasur parasysh dokumentacionin adekuat dhe në përputhje me nevojat, tekniko-prodhuese, do të vlerësojë mundësinë e zgjatjes së mëtejshme të periudhës së pezullimit nga puna pa pagesë.

Neni 49 – Pezullim parandalues jodisiplinor

Në rast pushimi nga puna për mangësitë e përmendura në pikën B) të nenit 48, ndërmarrja mund të urdhërojë pezullimin paraprak jodisiplinor të punonjësit me efekt të menjëhershëm, për një periudhë maksimale prej 6 ditësh.

Punëdhënësi do t’i komunikojë me shkrim punonjësit faktet e rëndësishme për qëllimet e masës së marrë dhe do të shqyrtojë argumentimet e kundërta eventuale. Nëse pushimi nga puna aplikohet, ai do të hyjë në fuqi nga momenti i vendimit të pezullimit.

Neni 48 – Pushim nga puna për mangësi

A) Pushim nga puna me paralajmërim

Në këtë dispozitë hyn punonjësi i cili kryen shkelje të disiplinës dhe kujdesit ndaj punës, që, pavarësisht se kanë një rëndësi më të madhe se ato të parashikuara në nenin 47, nuk janë aq serioze sa të bëjnë të aplikueshëm sanksionin e përmendur në shkronjën B) të këtij neni.

Për shembull, shkeljet e përmendura më sipër përfshijnë:

a) mosbindje ndaj eprorëve;

b) dëmtime të konsiderueshme me dashje të materialeve të ndërmarrjes ose të klientit;

c) grindje në vendin e punës;

d) braktisje të vendit të punës nga ana e personelit të cilit i janë besuar posaçërisht detyrat e mbikëqyrjes, ruajtjes dhe kontrollit, jashtë rasteve të parashikuara në pikën e) të germës së mëposhtme B);

e) mungesa të pajustifikuara të zgjatura përtej 4 ditëve radhazi ose mungesat e përsëritura tri herë në vit në ditën pas festave ose pushimeve vjetore;

f) dënimi me masën e burgimit që i jepet punonjësit, me sentencë të formës së prerë, për veprime të kryera pas marrjes në punë, jo në lidhje me kryerjen e marrëdhënies së punës, që cenojnë figurën morale të punonjësit;

g) përsëritjen e fajit në çdonjërën nga shkeljet e parashikuara në nenin 47, kur janë dhënë dy masa pezullimi në përputhje me nenin 47, përveç atyre që parashikohen në paragrafin e fundit të nenit 46.

B) Pushim nga puna pa paralajmërim

Kjo masë zbatohet për punonjësin që i shkakton ndërmarrjes një dëm të rëndë moral ose material ose që kryen, në lidhje me zhvillimin e marrëdhënies së punës, veprime që përbëjnë krim sipas ligjit.

Për shembull, shkeljet e përmendura më sipër përfshijnë:

a) mosbindje serioze ndaj eprorëve;

b) vjedhje në ndërmarrje ose në ambientet e klientit;

c) zhdukje fshehurazi të objekteve ose dokumenteve të ndërmarrjes ose të klientit;

d) dëmtim me dashje i materialeve të ndërmarrjes ose materialeve të klientit;

e) braktisje të vendit të punës nga i cili mund ndodhë si rrjedhim dëmtimi i sigurisë së personave ose i sigurisë së impianteve apo në çdo rast kryerja e veprimeve që përfshijnë të njëjtat dëme;

f) pirjen e duhanit kur kjo mund të shkaktojë dëm të sigurisë së personave ose të sigurisë së impianteve;

g) kryerjen pa leje të punimeve në ndërmarrje dhe për llogarinë e vet apo të palëve të treta, në një masë jo të vogël dhe/ose me përdorimin e materialit të ndërmarrjes;

h) grindje brenda reparteve ku zhvillohen punimet.

C) Pushim nga puna pa paralajmërim dhe me mbajtje nga rroga

Kjo masë vlen për një punonjës i cili pa asnjë justifikim nuk paraqitet në vendin e punës për 10 ditë të vazhdueshme duke filluar nga dita e fundit e prezencës së konfirmuar, duke u bërë kështu i pagjindshëm.

Në këtë rast largimi nga puna pa paralajmërim, punëdhënësi do të mbajë në burim, si gjobë, një shumë të barabartë me shtesën zëvendësuese të paralajmërimit, të duhur për pushimin nga puna.

Neni 47 – Vërejtjet me shkrim, gjobat dhe pezullimet

Merr masa paralajmëruese me shkrim, gjobë ose pezullim nga puna punonjësi i cili:

a) nuk paraqitet në punë ose e braktis vendin e punës pa arsye të justifikueshme ose nuk e justifikon mungesën brenda ditës pasuese menjëherë pas fillimit të mungesës, përveçse në rast të ndonjë pengese të justifikueshme; 

b) pa arsye të justifikuara vonon fillimin e punës ose e pezullon atë apo e përfundon atë para kohe;

c) tregon mosbindje të lehtë ndaj eprorëve;

d) kryen me pakujdesi ose me dashje bën ngadalë punën që i është besuar;

e) për pakujdesi ose neglizhencë, dëmton pajisjet e ndërmarrjes ose të klientit;

f) gjendet në rrethanën e dehjes së dukshme gjatë orarit të punës;

g) jashtë ndërmarrjes kryen, për llogari të personave të tretë, punë që i përkasin vetë ndërmarrjes;

h) i bie ndesh ndalimit të pirjes së duhanit, atje ku ekziston ndalimi dhe tregohet me tabelën përkatëse;

i) në çfarëdo mënyre tjetër shkel normat e kësaj kontrate ose kryen çdo gabim që shkakton cenim të disiplinës, moralit, higjienës dhe sigurisë së kontratës.

Vërejtja do të aplikohet për shkelje me rëndësi më të vogël; gjoba dhe pezullimi për më të rëndësishmet.

Shuma e gjobave që nuk përbëjnë kompensim për dëmet i kalon institucioneve ekzistuese të asistencës dhe sigurimeve shoqërore me natyrë ndërmarrje ose, në mungesë të tyre, Fondit të sigurimeve për ndihmë shëndetësore.