fbpx

Neni 55 – Trajtimi i përfundimit të marrëdhënieve në punë

Duke lënë në fuqi atë që parashikohet nga dekreti legjislativ n. 252/2005 dhe nga neni 54, i kësaj kontrate C.C.N.L., në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, punonjësit i takon e drejta e trajtimit të pagesës së përfundimit të marrëdhënieve në punë në bazë të ligjit 29 maj 1982, n. 297.

Janë elementë të dobishëm për përcaktimin e trajtimit të pagesës së përfundimit të marrëdhënieve në punë institutet e treguara saktësisht më poshtë.

  1. rroga bazë;
  2. kompensimi i kostos së jetesës;
  3. vjetërsia në punë aforfe e sektorit për punëtorët dhe rritjet dyvjeçare për nëpunësit;
  4. shtesat eventuale për merita dhe/ose superminimumet;
  5. rroga mujore e 13;
  6. rroga mujore e 14;
  7. kompensime që kanë karakter jo të rastësishëm;
  8. marrëveshje integruese.

Për pagesën e vjetërsisë në punë së maturuar deri më 31 maj 1982 nga punonjësit me detyrë si punëtor, referojuni shënimit në procesverbal të referuar në nenin 56 të kontratës C.C.N.L. 25 maj 2001.

Neni 54 – Sigurimet shoqërore plotësuese

Palët nënshkruese bien dakord për mundësinë që të favorizojnë sigurimet shoqërore plotësuese për punëtorët e sektorit dhe për këtë qëllim ata bien dakord të kërkojnë zgjidhjet më të përshtatshme zbatuese për këtë qëllim, duke realizuar një disiplinë për kontribut të përcaktuar dhe kapitalizim individual, pa qëllime fitimprurëse dhe me qëllim ekskluziv që të ofrojnë shërbime pensioni plotësues, në bazë të Dekretit legjislativ 252/2005 dhe modifikimeve dhe integrimeve të mëvonshme.

Do të mund të anëtarësohen punonjësit që nuk janë në provë, të punësuar në mënyrë të përhershme ose me kontrata me shkaqe të përziera dhe kur marrëdhënia e punës së të cilave rregullohet nga kjo kontratë C.C.N.L.

Punonjësit e punësuar me kontratë me afat të caktuar, të cilët grumbullojnë gjatë vitit kalendarik jo më pak se gjashtë muaj (1 janar – 31 dhjetor) periudha pune, do të mund të anëtarësohen pas përfundimit të kësaj periudhe. Palët rezervojnë të drejtën të përcaktojnë, brenda fushëveprimit të dispozitave të tyre statusore/rregulluese, kushtet dhe modalitetet në lidhje me mbajtjen e pozicioneve të këtyre punonjësve.

Pjesëmarrja e punonjësit do të bëhet në mënyrë vullnetare, ose nëpërmjet mekanizmit të heshtje-miratim, siç përcaktohet në nenin 8, paragrafi i shtatë, i Dekretit legjislativ n. 252/2005.

Kontributet, brenda kufijve të zbritjes tatimore të parashikuara nga normativa ligjore përkatëse, do të përbëhen nga:

a) 1%, në ngarkim të Ndërmarrjes, i llogaritur mbi rrogën bazë dhe kompensimin e kostos së jetesës nga data 1/1/2001; (sipas tabelës së bashkëlidhur);

b) 1%, në ngarkim të punonjësit, i llogaritur mbi rrogën bazë dhe kompensimin e kostos së jetesës nga data 1/1/2001;

c) T.F.R. (trajtimi i fundit të marrëdhënies, ose likuidimi) i maturuar gjatë vitit nga punonjësit e interesuar sipas normativave ligjore në fuqi.

Punonjësi mund të zgjedhë të derdhë një kontribut të mëtejshëm, me shpenzimet e tij të vetme, në shumën dhe me kriteret e përcaktuara nga Statutet dhe Rregulloret e fondeve përkatëse në përputhje me paragrafin 9 të këtij neni.

Kontributet e sipërpërmendura, duke përfshirë shumat e tërhequra nga T.F.R., do të mbahen në burim me rastin e pagesës së kompetencave të çdo muaji për dymbëdhjetë muaj dhe do të derdhen sipas kushteve dhe modaliteteve që do të përcaktohen në marrëveshjen e sipërpërmendur të themelimit.

Kontributet në ngarkim të ndërmarrjeve do të paguhen vetëm për punonjësit e anëtarësuar pa shkaktuar trajtime zëvendësuese ose alternative në rast se punonjësi nuk është i regjistruar.

Për të shmangur shpërndarjen e punëtorëve në fondet e ndryshme ekzistuese dhe për të përftuar shpërndarjen maksimale të sigurimeve shoqërore plotësuese në sektor duke garantuar në të njëjtën kohë homogjenitin e trajtimit ndërmjet të gjithë punonjësve potencialë pjesëmarrës, palët nënshkruese bien dakord që Fondet e Pensioneve te të cilat ndërmarrjet janë të detyruara të derdhin kontributet, në bazë të sasive të përmendura në këtë nen, do të jetë edhe në përputhje me parashikimet e nenit 8, paragrafi 7, germa b), të D.lgjsl. 252/2005, vetëm ata si në vijim:

  • PREVIAMBIENTE, për punonjësit e ndërmarrjeve që i përkasin ANIP-it siç parashikohet në marrëveshjen e datës 8 qershor 2007 (aneksi n. 18 i kësaj kontrate C.C.N.L.);
  • FONDAPI, për punonjësit e ndërmarrjeve që i përkasin CONFAPI-it siç parashikohet në marrëveshjen e datës 23 shkurt 2005 (aneksi n. 19 i kësaj kontrate C.C.N.L.);
  • PREVIDENZA COOPERATIVA, për punonjësit e ndërmarrjeve kooperative në sektorin e parashikuar nga protokolli shtesë i datës 16 shkurt 2007 (aneksi n. 17 i kësaj kontrate C.C.N.L.).

Në rast se një ndërmarrje ose një kooperativë nuk i bashkohet asnjë prej Shoqatave Sipërmarrëse që kanë nënshkruar këtë kontratë C.C.N.L., punonjësit kanë të drejtë të anëtarësohen në një nga Fondet e sipërpërmendura.

Për sa i përket kuotës suplementare të pensioneve të paguara nga punëdhënësi, ajo në çdo rast do të njihet në rastin e punësimit të punëtorëve të regjistruar tashmë në një nga fondet e listuara më sipër si rrjedhim i kalimit të kontratës.

Kuota do të njihet edhe në rastin e punësimit të një punonjësi të regjistruar në një fond tjetër të mbyllur të sektorit, me kusht që marrëveshjet që lidhen me këtë fond tjetër të parashikojnë kushtin e reciprocitetit për punonjësit e regjistruar në një nga fondet e listuara më sipër.

Neni 53 – Puna e imigrantëve

Me qëllim që të inkurajohet bashkimi familjar i punonjësve të huaj në vendet e origjinës që nuk i përkasin BE-së, ndërmarrjet do të pranojnë, në përputhje me nevojat tekniko-organizative, kërkesa, të motivuara në këtë kuptim, të punonjësve të veçantë për të përfituar nga periudha të vazhdueshme të mungesës nga puna nëpërmjet përdorimit të pushimeve vjetore dhe pushimeve me pagesë të parashikuara nga kjo kontratë C.C.N.L., edhe duke akumuluar çfarë është maturuar përveç vitit të referimit.

Palët bien dakord për përdorimin e orëve të së drejtës së studimit të përmendura në nenin 36 të C.C.N.L. (Kontrata Kolektive Kombëtare e Punës) për kurset e mësimit të shkrim-leximit për punonjësit ekstrakomunitarë (qytetarë jashtë BE-së), duke lënë në fuqi numrin e përgjithshëm të orëve të përmendura në të njëjtën normë.

Neni 52-bis – Leje për gratë viktima të dhunës gjinore

Punonjëset e përfshira në itineraret e mbrojtjes në lidhje me dhunën gjinore, duke u bazuar dhe në përputhje me nenin 24 D.Lgjs. 80/2015 dhe modifikimet e integrimet e mëvonshme, të vërtetuara rregullisht nga shërbimet sociale të Komunës së rezidencës ose nga qendrat kundër dhunës ose nga strehimoret, ka të drejtë të mungojë në punë për arsye që lidhen me programin e mbrojtjes për një periudhë maksimale prej 90 ditë pune, siç parashikohet nga norma ligjore e lartpërmendur.

Për të ushtruar të drejtën e përmendur në këtë nen, punonjësja, përveç rasteve të pamundësisë objektive, duhet të njoftojë punëdhënësin me një afat njoftimi jo më pak se shtatë ditë, duke treguar fillimin dhe përfundimin e periudhës së lejes dhe të paraqesë certifikatën që vërteton përfshirjen në itineraret e përmendura në paragrafin e mëparshëm.

Periudha e lejes së përmendur në paragrafin 1 llogaritet për qëllime të vjetërsisë në shërbim për të gjitha efektet, si dhe për qëllimin e maturimit të pushimeve, të pagës së trembëdhjetë mujore, të pagës së katërmbëdhjetë mujore dhe të pagës së trajtimit të fundit të marrëdhënieve në punë.

Gjatë periudhës së lejes, punonjësja, duke pasur parasysh atë çfarë parashikohet në paragrafin 3, ka të drejtë të përfitojë një shtesë që i përgjigjet pagës së fundit dhe e njëjta periudhë mbulohet nga kontributi figurativ (fiktiv). Shtesa jepet paradhënie nga punëdhënësi dhe përshtatet duke e balancuar me kontributet që i detyrohen INPS-it, sipas modaliteteve të përcaktuara për pagimin e trajtimeve ekonomike për lejen e lindjes.

Leja mund të shfrytëzohet në bazë ore ose ditore për një periudhë prej tre vjetësh; punonjësja mund të zgjedhë ndërmjet përdorimit ditor dhe orar, duke mos ndryshuar faktin se përdorimi me bazë ore lejohet në një masë të barabartë me orarin e mesëm ditor të muajit menjëherë përpara muajit të mëparshëm në të cilin ka filluar leja.

Meqë vërtetohen kushtet e përmendura në paragrafin 1 të nenit 24 të D.Lgjs. të përmendur dhe me kërkesë të punonjëses, leja sipas paragrafit 1 do të zgjatet edhe për 90 ditë të tjera me të drejtën e pagesës së një kompensimi të barabartë me 70% të pagës aktuale.

Punonjësja ka të drejtë të transformojë marrëdhënien e punës nga me kohë të plotë në me kohë të pjesshme, vertikale ose horizontale. Me kërkesë të punonjëses, marrëdhënia e punës me kohë të pjesshme duhet të kthehet edhe një herë në marrëdhënie pune me kohë të plotë. Punonjësja e përfshirë në programet mbrojtëse të përmendura në paragrafin 1 mund të paraqesë kërkesë për transferim në një kontratë tjetër, edhe në qoftë se gjendet në një komunë tjetër. Brenda 7 ditëve nga komunikimi i lartpërmendur, ndërmarrja pasi të verifikojë disponueshmërinë e pozicioneve të punës në kontratat e tjera, merr përsipër ta transferojë punonjësen.

Punonjësja, në përfundim të programit të mbrojtjes, mund të kërkojë që të përjashtohet nga turnet e vështira për një periudhë prej një viti.

Neni 52 – Leja e lindjes dhe leja për fëmijët

Për sa i përket trajtimit për pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror, duhet t’i referohemi dispozitave ligjore në fuqi për këtë çështje (Dekreti legjislativ 26 mars 2001, n. 151 dhe modifikimeve e integrimeve të mëvonshme – Teksti Unik i dispozitave legjislative në lidhje me tutelën dhe mbështetjen e amësisë dhe atësisë).

Për punonjëset me detyra nëpunësie, aplikohet nëse është më i favorshëm se sa ai që parashikohet nga ligji, trajtimi i mëposhtëm:

  • pagesën e plotë të pagës për 4 muajt e parë të mungesës dhe asaj që parashikohet nga normativa ligjore sipas paragrafit të mëparshëm në muajin pasardhës, pasi të bëhet zbritja e asaj që punonjëset marrin si kompensim që është në ngarkim të entit të sigurimeve shoqërore, sipas dispozitave ligjore.

Gjatë periudhës së pushimit të lehonisë, eventi i sëmundjes mbizotëron mbi lejen ekskluzivisht në rastin e sëmundjes së rëndë të nënës, sipas nenit 22 të Dekretit legjislativ të datës 26 mars 2001 n. 151 dhe të qarkores Inps n. 68/1992.