fbpx

Neni 60 – Procedurat e pajtimit dhe arbitrazhit

  1. TENTATIVA E DETYRUESHME E PAJTIMIT

Përpjekja e detyrueshme për pajtim brenda sindikatës bëhet sipas procedurës që përcaktohet si më poshtë:

Zyra Sindikale e pajtimit do të përbëhet nga një përfaqësues i Organizatës sindikale që aderon në Konfederatën nënshkruese të kësaj kontrate, të cilës punonjësi i jep një mandat të veçantë, dhe nga një përfaqësues i Shoqatës territoriale të punëdhënësve të cilës ndërmarrja i jep një mandat të veçantë. Gjatë fazës së parë të zbatimit, detyrat e sekretarisë së Zyrës do të zhvillohen pranë Shoqatës së punëdhënësve të sipërpërmendur. Punonjësi ose, në rast të disa mosmarrëveshjeve, punonjësit, të cilët synojnë të bëjnë rekurs përpara Gjykatësit të punës, mund të bëjnë një kërkesë me shkrim me letër rekomande me përgjigje në sekretarinë e zyrës për eksperimentin e tentativës së detyrueshme të pajtimit brenda sindikatës. Një kopje e kërkesës së lartpërmendur duhet t’i dërgohet njëkohësisht me letër rekomande me përgjigje ndërmarrjes së interesuar. Instanca duhet të përmbajë përcaktimin e palëve, objektin e mosmarrëveshjes me paraqitjen e detajuar dhe të plotë të fakteve, përmbledhjen e dokumenteve bashkëlidhur, zgjedhjen e vendbanimit (adresës) për komunikimet në sekretari, si dhe emrin e përfaqësuesit të organizatës sindikale të përmendur në pikën 1 të cilit i është dhënë prokura e posaçme. Të njëjtat përmbushje duhet të kryhen në rast se pala paditëse është punëdhënësi.

Palët, me përfaqësuesit e caktuar dhe, nëse është komunikuar më parë, me praninë e mundshme të ekspertëve që i përkasin organizatave sindikale përkatëse, duhet të mblidhen brenda 20 ditëve nga marrja e kërkesës së mësipërme për të proceduar me shqyrtimin e mosmarrëveshjes dhe për tentativën e pajtimit.

Përpjekja për pajtim kryhet me forma të lira, qoftë edhe me disa mbledhje dhe duhet të përfundojë brenda 60 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.

Nëse pajtimi ka rezultat pozitiv, hartohet një procesverbal duke u bazuar dhe në përputhje me nenin 411, paragrafët 1 e 3 , K.p.c.

Procesverbali i pajtimit i nënshkruar nga palët bëhet i zbatueshëm dhe ekzekutiv në përputhje me atë çfarë parashikohet nga neni 411 i K.p.c.

Nëse pajtimi nuk arrihet, hartohet një proces verbal, duke treguar kushtet e mosmarrëveshjes, të propozimeve eventuale për përcaktimin dhe arsyet e mungesës së marrëveshjes.

Palët mund të tregojnë zgjidhjen, qoftë edhe të pjesshme, për të cilën bien dakord, duke specifikuar, kur është e mundur, shumën e kreditit që i takon ankuesit. Në këtë rastin e fundit procesverbali bëhet i vlefshëm për ekzekutim, në përputhje me dispozitat e nenit 411 të K.p.c.

Vetë sekretaria merr masa, me kërkesën e palëve, që të lëshojë një kopje të procesverbalit të pajtimit ose të mungesës së marrëveshjes.

  1. ARBITRAZHI JO RITUAL

Nëse përpjekja e pajtimit nuk arrihet, ose në çdo rast ka skaduar afati i përmendur në pikën 4 të germës A të kësaj marrëveshjeje, palët individuale të interesuara mund të bien dakord t’ia referojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes vendimit të Kolegjit të arbitrazhit të parashikuar nga neni 412 ter i K.p.c.

Duke mbetur në fuqi çfarë është vendosur nga neni 412 ter, paragrafi 1, K.p.c., instancat territoriale të organizatave sindikale nënshkruese të kësaj kontrate dhe shoqatat e punëdhënësve territoriale do të marrin masa për krijimin e Kolegjit të arbitrazhit, qoftë edhe në mënyrë të përhershme, sipas kritereve të mëposhtme.

Kolegji përbëhet nga një përfaqësues i sindikatës së caktuar nga punonjësi, nga një përfaqësues i Shoqatës së punëdhënësve territoriale të caktuar nga ndërmarrja dhe nga Presidenti i zgjedhur me marrëveshje të përbashkët.

Nëse Kolegji i Arbitrazhit është krijuar në formë të përhershme, caktimi i Presidentit është përgjegjësi e instancave territoriale të Organizatave sindikale nënshkruese të kësaj marrëveshjeje dhe të Shoqatave të punëdhënësve territoriale që e kanë krijuar atë.

Në rast të mungesës së marrëveshjes për emërimin e Presidentit, ai do të zgjidhet pas shprehjes së vullnetit të palëve sipas paragrafit të tretë dhe të katërt të pikës 4 – me rotacion ose kritere të tjera që do të identifikohen në nivel territori, nga një listë, që revizionohet normalisht çdo dy vjet, që përmban emrat e të paktën 10 juristëve, të identifikuar me marrëveshje të përbashkët nga instancat territoriale të organizatave sindikale nënshkruese të kësaj marrëveshjeje dhe nga Shoqatat e punëdhënësve territoriale.

Presidentit, për çdo mosmarrëveshje, do t’i paguhet një kompensim, shuma e të cilit do të përcaktohet nga palët në nivel territori.

Çdo gjashtë muaj, shpenzimet e sekretarisë do të llogariten dhe shpërndahen ndërmjet Organizatave kontraktuese.

Presidenti ka detyrë të deklarojë herë pas here, me shkrim, se nuk ndeshet asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 51 i K.p.c.

Kërkesa që mosmarrëveshja t’i kalohet Kolegjit të arbitrazhit duhet të përmbajë shënimin e palës që ka bërë instancën, zgjedhjen e vendbanimit në sekretarinë e Kolegjit dhe paraqitjen e fakteve.

Kërkesa e nënshkruar nga pala e interesuar duhet të dërgohet me anën e postës rekomande me përgjigje në sekretarinë e Kolegjit dhe të palës tjetër, nëpërmjet Organizatës sindikale ose Shoqatës së punëdhënësve të cilës i ka dhënë mandatin, brenda afatit prej 30 ditësh duke filluar nga dita e lëshimit të procesverbalit të përmendur në pikën 6., pjesa a) e këtij neni ose nga dita e skadimit të periudhës brenda së cilës mund të ishte bërë demonstrimi i përpjekjes.

Pala që ka bërë instancën, brenda 15 ditëve në vijim, duke filluar nga dërgimi i letrës rekomande me përgjigje të përmendur në paragrafin e mëparshëm, duhet t’i japë Sekretarisë konfirmimin me shkrim në lidhje me dëshirën për t’u ankuar te vetë Kolegji, duke dërguar njëkohësisht një kopje të lajmërimit të komunikimit që i është dërguar palës tjetër. Nëse konfirmimi nuk arrin brenda këtij afati, kërkesa për arbitrazh konsiderohet e revokuar. Kërkesa mund të kushtëzohet nga detyrimi i arbitrave për të respektuar normat e detyrueshme të ligjit dhe të kësaj kontrate C.C.N.L.

Nëse pala tjetër synon të pranojë kërkesën, ajo duhet t’ia komunikojë këtë sekretarisë së Kolegjit brenda një afati prej 15 ditësh nga data e marrjes së instancës.

Kërkesa dhe pranimi duhet të përmbajë deklaratën me shkrim të palëve që pranojnë emrat e Kolegjit gjykues që përfaqëson palët, si dhe të Presidentit që do të caktohet sipas pikës 2, si dhe të dhënies së të njëjtit kolegj kompetencën për të vendosur me paanësi, përveç rastit që parashikohet në paragrafin e tretë të mëparshëm.

Pranimi i arbitrave për të trajtuar mosmarrëveshjen duhet të rezultojë me shkrim. Vlerësimi paraprak eventual i mosmarrëveshjes kryesisht do të zhvillohet në formë verbale (me gojë), sipas modaliteteve që do të fiksohen nga Kolegji në mbledhjen e parë.

Kolegji do të mund të pyesë lirisht palët e interesuara, si dhe personat që rezultojnë të informuar për faktet.

Palët do të mund të asistohen nga Organizatat sindikale dhe/ose nga ekspertë të besuar. Brenda afateve të prera të fiksuara nga Kolegji, palët do të mund të depozitojnë në sekretari dokumente, memorie dhe replika.

Kolegji duhet të japë vendimin brenda 60 ditëve, duke filluar nga data e marrjes, pranë sekretarisë, të konfirmimit me shkrim të përmendur në pikën 4 më sipër. Kur mosmarrëveshja paraqet kompleksitet të veçantë për sa i përket hetimit, në marrëveshje me palët, afati mund të zgjatet nga arbitrat deri në 120 ditë.

Vendimi vendoset me shumicën e votave të arbitrave dhe hartohet me shkrim.

Ai u komunikohet nëpërmjet sekretarisë palëve në gjykim dhe është ekzekutiv, në varësi të respektimit të rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 412 quater K.p.c.

Megjithatë mbetet në ngarkim të palëve të mosmarrëveshjes detyrimi në lidhje me shpenzimet dhe honorarët që i takojnë arbitrave të përcaktuar në Kolegjin që përfaqëson secilën prej tyre, shpenzimet e mëtejshme të procedurës së arbitrazhit, duke përfshirë honorarët dhe shpenzimet e Presidentit, do të likuidohen nga palët, në përputhje me nenet 91, paragrafët 1 e 92 të K.p.c.

Vendimi i arbitrazhit mund të kundërshtohet para Gjykatës kompetente për gabim, dhunë dhe mashtrim, si dhe për mosrespektim të dispozitave të nenit 412 ter të K.p.c. dhe të normave të detyrueshme të ligjit në rastin e përmendur në paragrafin e tretë të pikës 4. që paraprin.

Të gjitha çështjet në lidhje me interpretimin dhe/ose zbatimin e këtij neni lihen në vendimin ekskluziv të palëve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, të cilat do të arrijnë në të njëjtin vendim me frymën e zgjidhjes miqësore.

Pranohen si të mirëqena marrëveshjet për këtë çështje të arritura eventualisht në nivel territorial.

Neni 59 – Relacionet sindikale të ndërmarrjes

Përfaqësisë Sindikale Unitare, ose, kur nuk janë krijuar akoma, Përfaqësisë Sindikale Unitare të Ndërmarrjes, i ngarkohen detyrat si të administrimit të kontratës ashtu edhe ata që parashikohen shprehimisht në institutet e veçanta të kësaj kontrate dhe nga legjislacioni në fuqi.

Përfaqësisë Sindikale Unitare, ose, nëse nuk janë krijuar ende, Përfaqësisë së Sindikatës së Ndërmarrjes i takon:

a) të ndërhyjë te Drejtoria e ndërmarrjes për të siguruar ndjekjen e përpiktë të normave të legjislacionit social e të higjienës dhe të sigurisë në vendin e punës;

b) të ndërhyjë te Drejtoria e ndërmarrjes për aplikimin e përpiktë të kontratave të punës dhe marrëveshjeve të ndërmarrjes.

Ndërmarrja do të ekzaminojë me Përfaqësinë Sindikale Unitare, ose, nëse nuk është krijuar ende, me Përfaqësinë Sindikale Unitare të Ndërmarrjes.

c) duke lënë në fuqi orën e fillimit dhe të ndalimit të punës të vendosura nga nevojat e shërbimit, ndryshimet eventuale në shpërndarjen e orarit të punës;

d) planifikimin eventual të ndryshëm të pushimeve vjetore në krahasim me normën kontraktuese;

e) nevojën për punë jashtë orarit jashtë normës kontraktuese, të programueshme afatgjatë.

Gjithashtu janë objekt i ekzaminimit të përbashkët:

  1. në përputhje me klasifikimin e përcaktuar me kontratë, ankesat në lidhje me inkuadrimin të paraqitura në instancën e parë nga punonjësit e interesuar nëpërmjet përfaqësisë sindikale unitare, ose, kur nuk është krijuar ende, përfaqësisë sindikale unitare të ndërmarrjes.
  2. nevoja eventuale për të përcaktuar përparësinë në dhënien e lejeve për të frekuentuar kurset e studimit (neni 36).

Neni 58 – Cedimi, transformimi, falimentimi dhe mbyllja e ndërmarrjes

Në rast të cedimit ose transformimit në çfarëdo mënyre të ndërmarrjes, nuk ndërpritet marrëdhënia e punës dhe personeli i caktuar në të ruan të gjitha të drejtat e tij ndaj pronarit të ri, përveç rastit kur është bërë rregullisht likuidimi i çdo arsye krediti dhe i të drejtave nga ana e ndërmarrjes që ka bërë cedimin.

Nëpunësit, në rastet e paragrafit të parë, kanë të drejtë të kërkojnë likuidimin e pagesës së vjetërsisë në punë dhe të fillojnë nga e para një marrëdhënie tjetër pune.

Në rast falimentimi të ndërmarrjes, i pasuar nga pushimi nga puna i punonjësit, ose në rast të mbylljes së ndërmarrjes, punonjësi do të ketë të drejtën e shtesës së paralajmërimit dhe të TFR si në rastin e pushimit nga puna.

Neni 57 – Paralajmërimi

Marrëdhënia e punës për një kohë të pacaktuar nuk mund të ndërpritet nga asnjëra palë pa një paralajmërim, kushtet e së cilës përcaktohen si më poshtë:

NËPUNËSIT

a) për nëpunësit që, pasi kanë kaluar periudhën e provës, nuk i kanë tejkaluar 5 vite shërbim:

  1. 2 muaj e 15 ditë për nëpunësit e nivelit (kategorisë) të 7 dhe Kuadrot;
  2. 1 muaj e 15 ditë për nëpunësit e nivelit të 6;
  3. 1 muaj për nëpunësit nga niveli i 5 deri te niveli i 2;

b) për nëpunësit që i kanë tejkaluar 5 vite shërbim dhe jo 10:

  1. 3 muaj e 15 ditë për nëpunësit e nivelit të 7 dhe Kuadrot;
  2. 2 muaj për nëpunësit e nivelit të 6;
  3. 1 muaj dhe 15 ditë për nëpunësit nga niveli i 5 deri te niveli i 2;

c) për nëpunësit që i kanë tejkaluar 10 vite shërbim:

  1. 4 muaj e 15 ditë për nëpunësit e nivelit të 7 dhe Kuadrot;
  2. 2 muaj e 15 ditë për nëpunësit e nivelit të 6;
  3. 2 muaj për nëpunësit nga niveli i 5 deri te niveli i 2

PUNËTORËT

15 ditë kalendarike për punëtorët e çdo niveli, pavarësisht nga vjetërsia në punë.

Afatet e paralajmërimit të përmendura në këtë nen reduktohen përkatësisht në 50% për nëpunësit dhe 7 ditë kalendarike për punëtorët nëse është punëtori ai që jep njoftimin.

Afatet për prishjen e kontratës fillojnë nga mesi dhe fundi i çdo muaji.

Pala që ndërpret marrëdhënien pa respektuar afatet e njoftimit të lartpërmendura duhet t’i paguajë palës tjetër një shpërblim të barabartë me shumën e kompensimit të përgjithshëm për periudhën e mungesës së paralajmërimit.

Punëdhënësi ka të drejtë të zbresë nga ajo që i detyrohet punonjësit një shumë që korrespondon me pagën për çdo periudhë të paralajmërimit që nuk është dhënë nga ky i fundit.

Periudha e paralajmërimit, edhe nëse zëvendësohet me shpërblimin përkatës, do të përfshihet në vjetërsinë e punës për efekt të kompensimit të pushimit nga puna.

Pala që merr ndërprerjen sipas paragrafit 1 ka të drejtë të ndërpresë marrëdhënien, si në fillim ashtu edhe gjatë periudhës së paralajmërimit, pa rezultuar që nga kjo gjë të vijë ndonjë detyrim për të kompensuar periudhën e paralajmërimit të papërfunduar.

Gjatë përfundimit të periudhës së paralajmërimit, punëdhënësi do t’i japë punonjësit leje për të kërkuar një punë të re; vetë shpërndarja dhe kohëzgjatja e lejeve do të vendoset nga punëdhënësi në lidhje me nevojat e ndërmarrjes.

Si pushimi nga puna ashtu edhe dorëheqja do të komunikohen me shkrim, në përputhje me atë që parashikohet nga normat e ligjit në fuqi.

Neni 56 – Kompensim për rast vdekje

Në rast të vdekjes së punonjësit shpërblimet e treguara në nenin 55 dhe 57 duhet t’u paguhen atyre që kanë të drejtë sipas dispozitave të ligjit, pas zbritjes së asaj që marrin për aktet eventuale të sigurimeve shoqërore të kryera nga ndërmarrja.

Ndarja e shpërblimeve, nëse nuk ka marrëveshje ndërmjet atyre që e kanë të drejtën, duhet të bëhet sipas rregullave të trashëgimisë legjitime.

Është i pavlefshëm çdo pakt para vdekjes së punonjësit në lidhje me atribuimin dhe shpërndarjen e shpërblimit.

REKOMANDIM NË PROCESVERBAL

Në rast të vdekjes së punonjësit, punëdhënësi do të vlerësojë, për ata me më pak se 5 vjet vjetërsi në punë, mundësinë për të integruar trajtimin e pagesës së përfundimit të marrëdhënieve në punë për shkak të përfundimit të kontratës, në rast të mbijetesës së bashkëshortit ose fëmijëve të mitur tashmë bashkëjetues në ngarkim të punonjësit të vdekur dhe në kushte nevoje të veçanta.