fbpx

Neni 21 – Rroga e katërmbëdhjetë

Ndërmarrja do të paguajë brenda datës 15 korrik një pagë mujore të 14 të barabartë me një pagë globale mujore. Periudha e referimit është caktuar nga 1 korriku deri më 30 qershor.

Në rast të fillimit ose ndërprerjes së marrëdhënies gjatë vitit, punëtori jo në provë do të ketë të drejtën e aq të dymbëdhjetave të shumës së pagës mujore të katërmbëdhjetë për numrin e muajve të shërbimit të ofruar në ndërmarrje në periudhën e referencës.

Fraksionet e një muaji që nuk i tejkalojnë 15 ditët nuk do të llogariten, ndërsa do të konsiderohen si një muaj i plotë në qoftë se janë më shumë se 15 ditë.

Neni 20 – Rroga e trembëdhjetë

Ndërmarrja do të paguajë një pagë mujore të trembëdhjetë të barabartë me pagën globale mujore të marrë nga punonjësi deri më 20 dhjetor.

Në rast të fillimit ose ndërprerjes së marrëdhënies gjatë vitit, punonjësi jo në provë do të ketë të drejtën e disa të dymbëdhjetave të shumës së pagës së trembëdhjetë me aq sa janë muajt e shërbimit të bërë pranë ndërmarrjes në periudhën e referimit.

Fraksionet e një muaji që nuk i tejkalojnë 15 ditët nuk do të llogariten, ndërsa do të konsiderohen si një muaj i plotë në qoftë se janë më shumë se 15 ditë.

Neni 19 – Përcaktimi i trajtimit ekonomik

Paga mujore dhe trajtimi në lidhje me institutet kontraktuese që kanë natyrë ekonomike, është pagesa që i takon një shërbimi të artikuluar në 40 orë në javë.

Me qëllim që të përcaktohet paga për çdo orë, pjesëtuesi mujor është 173.

Përcaktimi i pagës ditore arrihet duke pjesëtuar pagën mujore me 22 në rastin e shërbimit në 5 ditë në javë dhe me 26 në rastin e shërbimit në 6 ditë në javë.

Neni 18 – Paga

Paga do të paguhet në fund të muajit me specifikimin e elementëve të tjerë përbërës të pagueshëm çdo muaj.

Pagesa e pagës mund të bëhet me çeqe bankare dhe/ose të kreditohet në një llogari rrjedhëse bankare, në përputhje me normativën ekzistuese.

Nëse ndërmarrja e vonon më shumë se pesëmbëdhjetë ditë pagesën e rrogës, fillojnë me të drejtë të plotë interesat në masën 2% më shumë se përqindja zyrtare e skontos dhe duke filluar nga afati i skadimit të përmendur në paragrafin e parë; përveç kësaj, punonjësi do të ketë të drejtë të ndërpresë marrëdhënien e punës me të drejtën e pagesës së trajtimit të përfundimit të marrëdhënieve në punë dhe të shtesës zëvendësuese të paralajmërimit.

Në rast mosmarrëveshjeje për rrogën bazë dhe për elementët e tjerë që përbëjnë pagën, punonjësit ndërkohë i duhet paguar pjesa e rrogës që nuk është refuzuar.

Për rrogë bazë nënkuptohet ajo që tregohet në tabelën e përmendur në këtë Kontratë.

Për rrogë bazë nënkuptohet shuma e pagës bazë dhe shtesa e kompensimit të kostos së jetesës.

Me pagë të përgjithshme mujore nënkuptojmë atë që rezulton nga shuma e pagës bazë dhe çdo shtesë superminimale ose çek “ad personam” (për një person vetëm), si dhe çdo kompensim tjetër sido që të jetë i emërtuar, i paguar në mënyrë të vazhdueshme, duke përjashtuar çdo shumë që nuk ka natyrë shpërblyese (rimbursimi i shpenzimeve, dietat, etj.).

DEKLARATË NË PROCESVERBAL

Palët konfirmojnë se afati i dhënies së pagave është, sipas paragrafit të parë të këtij neni, çdo fund muaji.

Çdo ndryshim i këtij afati duhet të jetë objekt i një ballafaqimi specifik dhe marrëveshjeje sindikale në nivel ndërmarrje.

Megjithatë pranohen rregullat dhe praktikat e ndërmarrjes që nuk janë objekt i kundërshtimeve të mëparshme në fuqi më 31 maj 2011.

Neni 17 – Ndryshimi i detyrave dhe i nivelit

Punonjësi duhet të caktohet në detyrat për të cilat është marrë në punë ose në ato që korrespondojnë me nivelin më të lartë që ka fituar më pas ose në detyra që korrespondojnë me ato të fundit të kryera në të vërtetë, pa asnjë ulje rroge. Punonjësi që thirret për të kryer përkohësisht detyra të nivelit më të lartë, ka të drejtë, gjatë kohës në detyrë, për një trajtim që i përgjigjet aktivitetit të kryer. Me përjashtim të rastit kur shkëputja nga detyrat e nivelit më të lartë është bërë për shkak të zëvendësimit të një punonjësi tjetër që mungon, me të drejtën e ruajtjes së vendit të punës, kalimi në nivelin e ri bëhet efektiv, me të gjitha pasojat, pas periudhës prej dy muajsh nga shkëputja nga detyrat më të larta.

SAKTËSIM NË PROCESVERBAL

Palët pranojnë se për rastet e kalimit në një nivel më të lartë, të verifikuar përpara datës 31 maj 1982, aplikohet normativa e kontratave të mëparshme në lidhje me përcaktimin e shpërblimit për vjetërsi në punë.