fbpx

Neni 26 – Rrobat e punës dhe diviza

Rrobat e punës

Ndërmarrjet do t’u ofrojnë çdo vit të gjithë personelit punonjës 2 tuta ose 2 këmisha dhe 2 palë pantallona ose 2 veshje ekuivalente.

Ndërmarrja do të bjerë dakord në selinë e ndërmarrjes me R.S.U.-në, ose, nëse nuk është krijuar ende, me R.S.A.-në, për furnizimin e mundshëm të veshjeve të tjera në lidhje me shkallën e rrezikut për shëndetin dhe sigurinë e punëtorit në shërbimet e kërkuara.

Ndërmarrja do të sigurojë mushama me kapuçin përkatës, në dispozicion të atyre punonjësve që janë të detyruar të kryejnë aktivitetet e tyre në shi.

Punonjësit janë të detyruar të kujdesen për ruajtjen e mirë të veshjeve që u janë besuar dhe gjatë shërbimit të veshin uniformën që u është dhënë.

Diviza

Nëse aktiviteti i ofruar përfshin furnizimin e një uniforme, thelbësore për kryerjen e shërbimit, kjo do të ofrohet nga ndërmarrja në përputhje me konsumimin dhe në çdo rast çdo dy vjet.

Punonjësi është i detyruar në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, ta kthejë divizën; në rast të kundërt, kostoja e divizës (uniformës) do të llogaritet e t’i vihet në ngarkim punonjësit.

Aplikohen normativat në fuqi në lidhje me sigurinë në vendin e punës.

Neni 25 – Banesa për personelin

Personelit, të cilit për nevoja të shërbimit, ndërmarrja u kërkon të qëndrojnë në dispozicion në lokalet e ndërmarrjes, dhënia e banimit do t’i bëhet pa pagesë.

Neni 24 – Kompensime të ndryshme

KOMPENSIME PËR MJETET E TRANSPORTIT

Ndërmarrja do t’i paguajë punonjësit që përdor automjetin e tij për shërbim një kompensim mujor që do të vendoset me marrëveshje ndërmjet organizatave sindikaliste përkatëse territoriale.

KOMPENSIMI I PUNËS SË VËSHTIRË

Për çdo ditë në të cilën punonjësit kryejnë pastrime me përdorimin e një balance ose ure apo të një shkalle ajrore ose të ashtuquajtur romake, do të paguhet një kompensim i veçantë në masën 15% të rrogës bazë.

KOMPENSIM PËR ZONA TË LARTA MALORE

Punonjësve që dërgohen për të punuar jashtë vendit të tyre normal të punës në lokalitete të larta malore, ndërmarrja do t’u paguajë një kompensim të drejtë për të cilin do të bihet në ujdi ndërmjet organizatave kompetente sindikaliste territoriale.

KOMPENSIM PËR LARGËSI NGA QENDRAT E BANUARA

Nëse selia e ndërmarrjes ndodhet në një distancë prej më shumë se 3 km nga perimetri i qendrës më të afërt të banuar, në mungesë të mjeteve të transportit publik, ndërmarrja që nuk merr masa drejtpërdrejt për vetë transportin por do të paguajë një kompensim për të cilin do të bihet dakord ndërmjet organizatave kompetente sindikale territoriale.

KOMPENSIM PËR PËRDORIM TË PARAVE

Punonjësi që zakonisht përdor paratë, te i cili rëndon vështirësia për shkak gabimesh, do t’i paguhet një kompensim prej 3% mbi rrogën bazë sipas kategorisë së cilës i përket. Interesat që rrjedhin nga kapari eventual do të shkojnë në fitim të nëpunësit.

Personeli normalisht i ngarkuar me arkëtimin me përgjegjësi për fletëpagesat, faturat, kuponat, etj., për një shumë totale që tejkalon 4.65 €, do t’i paguhet një shtesë prej 5% të pagës bazë.

SHTESA PËR HEQJEN E SKORIEVE DHE PLUHURIT TË FURRËNALTAVE

Punonjësve që merren me pastrimin e heqjen e skorieve dhe të pluhurit nga furrnaltat, ndërmarrja do t’u paguajë një kompensim prej 0,05 € për çdo orë pune.

SHTESA E PASTRIMIT TË REPARTEVE TË PUNIMEVE INDUSTRIALE

Punonjësve të caktuar për pastrimin vetëm të reparteve industriale të destinuara për punimet, ndërmarrja do t’u paguajë një kompensim prej 0,036 € për çdo orë pune.

Këto dy kompensimet e fundit duhet të konsiderohen si një element i dobishëm për qëllimet e llogaritjes së shtesës zëvendësuese të paralajmërimit, të trajtimit të fundit të marrëdhënieve në punë, të trajtimit për ditët e festave dhe të pushimeve, si dhe pagën mujore të 13 dhe të 14.

SAKTËSIM NË PROCESVERBAL

Palët pranojnë se me shprehjen “pastrimi vetëm i reparteve industriale të destinuara për punimet” nënkuptojnë se i referohen ekskluzivisht shërbimit të ofruar në ato pjesë të stabilimenteve ku zhvillohet aktiviteti industrial i mirëfilltë.

Kompensimi për rrjedhojë, nuk i paguhet personelit, i cili edhe pse punon brenda stabilimenteve industriale, është i caktuar për shërbimet e pastrimit në hapësirat ose lokalet ku nuk kryhen operacione të transformimit prodhues, si për shembull oborre të brendshme dhe të jashtme, shërbime higjienike, zyra, etj.

RIMBURSIM I SHPENZIMEVE PËR ZHVENDOSJET

Punonjësit të cilit i urdhërohet që gjatë punës ose për kryerjen e punës, të zhvendoset nga një vend pune në një vend tjetër pune, do t’i takojë rimbursimi, në fund të listës së shpenzimeve të bëra, nëse zhvendosja e përmendur nuk bëhet me mjete transporti të vëna në dispozicion nga ndërmarrja.

KOMPENSIM PËR PASTRIMIN E AMBIENTEVE RADIOAKTIV

Personelit të ekspozuar profesionalisht ndaj rreziqeve nga rrezatimet (Alfa – Beta – Gamma – Rreze X) do t’u paguhet një kompensim prej 0,12 € për çdo orë pune të bërë në zona të veçanta të kontrolluara (Reaktorë bërthamorë në funksion – trajtim radio – elementë, radioizotope).

Ky kompensim duhet të konsiderohet si një element i dobishëm për llogaritjen e trajtimit për ditët e festave, pushimeve vjetore, vjetërsisë, pagës së 13 mujore dhe të 14 dhe shtesës zëvendësuese të paralajmërimit.

KOMPENSIM PËR PUNIME NË NËNTOKË

Punëtorëve që kryejnë shërbime në galeri, kanale, tunele, lokale të nëndheshme të pa ajrosura, do t’u paguhet një kompensim prej 0,03 € për çdo orë pune, i cili nuk mund të shtohet në kompensimet e tjera analoge.

SAKTËSIM NË PROCESVERBAL

Duke pasur parasysh karakteristikat e veçanta teknike që nuk janë të përsëritura në aktivitete të ngjashme ose analoge, për punimet e kryera në metró, në lokale që gjenden të mbuluara nën nivelin e rrugës (stacione, kalime, etj.) do t’i paguhet personelit një kompensim për orë prej 0,03 € që nuk mund të shtohet te kompensimet për punë nëntokësore.

Ky kompensim nuk i takon personelit, i cili megjithëse ofron shërbimet e veta në stacionet e Metrosë ose përgjatë linjave të saj, i kryen aktivitetet e tij jashtë ose nën strehë.

KOMPENSIME AEROPORTUALE

Në nivel provincial, palët nënshkruese do të mund të bien dakord për punonjësit që kryejnë aktivitetin e tyre ekskluzivisht në kontekstin e aeroportit, një pagesë ditore shuma e së cilës do të absorbojë, deri në shumën totale të duhur, kompensimet e tjera të paguara tashmë për çfarëdolloj arsyeje.

Neni 23 – Riproporcionimi i pagës

Në rastet e mungesave për shkak sëmundje ose aksidenti apo të mungesave të papaguara, punonjësve nuk u takon kompensimi ditor përkatës ekonomik, përveç rasteve të parashikuara nga neni 51.

Neni 22 – Rritjet dyvjeçare për nëpunësit dhe vjetërsia në punë aforfe e sektorit për punëtorët

RRITJE DYVJEÇARE PËR NËPUNËSIT

Punonjësit me vjetërsi pune të maturuar në të njëjtën ndërmarrje kanë të drejtë, për çdo dy vjet vjetërsi shërbimi në punë, për një rritje prej 6,25% të llogaritur mbi rrogën bazë të nivelit që i përkasin në fuqi në momentin e maturimit të rritjes dhe mbi shtesën e kompensimit të kostos së jetesës me 1.8.83 (279,60 €).

Nëpunësi ka të drejtë të maturojë maksimumi 8 rritje vjetërsie dyvjeçare, deri në arritjen e 50% të rrogës bazë të nivelit të fundit përkatës dhe të kompensimit të kostos së jetesës me 1.8.83.

Rritjet periodike të vjetërsisë nuk mund të absorbohen nga kontrollet e mëparshme ose të mëvonshme të meritës, as shtesat për merita në punë nuk mund të absorbohen nga rritjet periodike të maturuara ose që do të maturohen.

Rritjet periodike të vjetërsisë në punë hyjnë në fuqi nga dita e 1 e muajit menjëherë pas muajit në të cilin përfundon periudha dyvjeçare e vjetërsisë në punë.

Në rastin e kalimit të nivelit (kategorisë), punonjësi ruan shumën si shifër të rritjeve të maturuara në nivelin e mëparshëm.

Pjesa e periudhës dyvjeçare në vazhdim në kohën e kalimit në fjalë është e dobishme për efekt të maturimit të rritjes periodike pasuese.

Rritjet periodike të përmendura në këtë nen absorbojnë rritjet e dhëna tashmë për të njëjtin titull.

Për punonjësit tashmë në forcë nga data 31.05.2011, E.D.A.R. (Element i Dallueshëm Shtesë i Pagës) sipas kontratës C.C.N.L. 19/12/2007 do të ruhet si një element ekonomik ad personam dhe do të absorbohet në momentin e arritjes së rritjes së parë pas nënshkrimit të kësaj kontrate C.C.N.L.

VJETËRSIA NË PUNË AFORFE E SEKTORIT PËR PUNËTORËT

Duke pasur parasysh specifikën e sektorit të karakterizuar nga kontrata me kohëzgjatje të paracaktuar, punëtorëve do t’u jepet një vjetërsi aforfe (qesim) e sektorit, e cila paguhet në masat fikse të paraqitura në tabelën bashkëlidhur në këtë kontratë C.C.N.L. Kjo vjetërsi pune aforfe e sektorit është vendosur në një kuotë të vetme fikse, pa parashikuar rritje të mëtejshme, siç është vendosur nga neni 22 i kontratës C.C.N.L. më 25 maj 2001 e kontratave C.C.N.L. të mëparshme.

Vlera që korrespondon me vjetërsinë aforfe të sektorit do të mbahet e ndarë nga rroga bazë dhe do të llogaritet për qëllime të orarit të punës jashtë orarit, pushimeve vjetore, festave, rroga e 13, e 14, shtesa zëvendësuese e paralajmërimit (për lënien e punës), trajtimi i përfundimit të marrëdhënieve në punë, sëmundjes dhe aksidentit.

Vjetërsia aforfe e sektorit nuk do të paguhet për katër vitet e para të vjetërsisë në sektor.

Duke filluar nga viti i pestë i vjetërsisë, pa ndërprerje të marrëdhënies së punës në sektor, pa cenuar kalimet e kontratës, do të paguhet sipas shumave të parashikuara në tabelën bashkëlidhur me këtë kontratë C.C.N.L.

Me kërkesën e punonjësit, ndërmarrja do të lëshojë një certifikatë që vërteton vjetërsinë në punë të vetë punonjësit në ndërmarrje.

Për punëtorët tashmë në forcë që nga data 31.05.2011 nuk marrin vjetërsinë aforfe të sektorit, E.D.A.R. (Element i Dallueshëm Shtesë i Pagës). sipas kontratës C.C.N.L. më 19 dhjetor 2007 do të ruhet si një element ekonomik ad personam dhe do të absorbohet me plotësimin e katër viteve të vjetërsisë në këtë sektor, siç parashikohet në këtë nen.