Duke pasur parasysh:
- se organi i përmendur në këtë nen do të jetë pika e referimit për të gjitha nismat e sektorit, duke u koordinuar me Observatorin Kombëtar të palëve sociale, i cili do të vazhdojë të kryejë funksionet e tij të drejtimit dhe kontrollit të tregut të punës pranë Ministrisë së Punës; do të vendoset ndërmjet palëve harmonizimi i asaj që parashikohet nga ky nen me marrëveshjet eventuale ekzistuese për këtë çështje në nivel territorial;
- se organi paritetik është i përbërë nga palët nënshkruese të kësaj kontrate C.C.N.L. dhe ka për qëllim të krijojë dhe konsolidojë kushtet për një zhvillim më të mirë të sektorit, të marrëdhënieve sindikale dhe të kushteve të jetesës së ndërmarrjeve dhe punonjësve të sektorit;
- se punëdhënësit dhe punonjësit e tyre marrin përsipër të respektojnë plotësisht detyrimet dhe ngarkesat që rrjedhin nga aplikimi konkret i tij, duke pasur parasysh të gjitha sa më sipër, bihet dakord si më poshtë.
Palët nënshkruese kanë krijuar me datën 26 qershor 2003, O.N.B.S.I. – Organizmin Kombëtar Dypalësh për Shërbimet e Integruara unitar të sektorit (me ndarje të mundshme territoriale), i rregulluar nga një statut dhe rregullore e veçantë zbatimi; statuti i Organizmit është i bashkëlidhur me këtë kontratë C.C.N.L.
O.N.B.S.I. promovon:
a) iniciativa në lidhje me formimin dhe kualifikimin profesional edhe në bashkëpunim me Rajonet dhe Entet e tjera kompetente, që synojnë eventualisht përgatitjen e punonjësve që kanë marrë pjesë aty. Promovimi dhe administrimi i nismave të sipërpërmendura duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet ndërkonfederale dhe të organizmave që rrjedhin prej atyre që kanë ekzistuar më përpara;
b) kurse rikualifikimi për personelin e interesuar nga proceset e ristrukturimit dhe riorganizimit që përfshijnë ndërprerjen dhe/ose pezullimin e marrëdhënies së punës për një periudhë kohe të paktën të barabartë me atë të parashikuar nga ligjet përkatëse.
Në lidhje me regjistrimin e ndërmarrjeve në regjistrin e përmendur në ligjin 25/2/1994 n. 82 dhe rregullores së zbatimit, në marrëveshje me Unioncamere dhe gjithashtu në marrëveshje me INPS, Inail dhe Ministrinë e Punës, Organizmi lëshon certifikimet që vërtetojnë regjistrimin te vetë Organizmi dhe pagesën e kuotave përkatëse.
Përveç kësaj, O.N.B.S.I. do të jetë në gjendje të kryejë aktivitetet e mëposhtme:
- të mbështesë dhe integrojë funksionet e kontrollit të Enteve kompetente, duke zhvilluar rolin e verifikimit, kontrollit, monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave dhe procesverbaleve që kryhen në procedura sipas nenit 4 (ndryshim kontrate) në të gjithë territorin kombëtar;
- me rekomandimin e Observatorit kombëtar të sektorit të kryesuar nga Ministria e Punës, të ndërmarrë iniciativa që synojnë krijimin e instrumenteve të analizës konkrete për sektorin në sinergji me institucionet (Presidenca e Këshillit, Cnel, Unioncamere, Universitetet dhe Entet Kërkimore, Ministritë kompetente, etj.);
- në lidhje me detyrimet e përmendura në D.Lgjs. n. 81/2008 dhe duke iu referuar specifikave dhe veçorive të sektorit, të nxisë studime të thelluara për zbatimin konkret të ligjit si dhe për planet e sigurisë, për formimin e drejtuesve të ndërmarrjeve dhe të R.L.S.-ve;
- të kërkojë dhe përpunojë, edhe për qëllime statistikore, të dhënat në lidhje me përdorimin e marrëveshjeve në lidhje me kontratat me afat të caktuar, duke përgatitur projekte formuese për figurat e veçanta profesionale, me qëllimin e një shfrytëzimi sa më të mirë të instituteve kontraktuese të sipërpërmendura, në harmoni të plotë me marrëveshjet konfederale në fuqi.
Për zbatimin e detyrave të përmendura në pikat e mëparshme dhe për veprimtarinë e Observatorit Kombëtar, O.N.B.S.I. do të përgatisë plane pune specifike duke paraqitur nevojat përkatëse për burimet me qëllim që të sigurohet gjetja e tyre.
Nëse palët nënshkruese bien dakord për iniciativat që organizmi paritetik i sektorit synon që ato të marrin përsipër, ato do të sigurojnë funksionimin e projekteve duke përcaktuar financimin përkatës në masë të barabartë për ndërmarrjet dhe punonjësit (50% në ngarkim të punëdhënësit dhe 50% në ngarkim të punonjësit), gjithashtu nëpërmjet financimit rajonal dhe/ose kombëtar të parashikuar nga normativa në fuqi, duke iu referuar veçanërisht Ministrisë së Punës (Zyra e Formimit Profesional).
Në lidhje me atë që parashikohet nga paragrafi i mëparshëm dhe siç përcaktohet në marrëveshjen e rinovimit 19/12/2007, O.N.B.S.I. financohet nëpërmjet derdhjes së një kontributi të vendosur në masën 0,50 € në ngarkim të punëdhënësit dhe 0,50 € në ngarkim të punonjësit në muaj, për 12 muaj, nga 1 janari 2008 për t’u derdhur çdo tremujor. Për punonjësit me kohë të pjesshme (part-time) me më pak se 20 orë në javë shumat e mësipërme reduktohen në 0,25 €.
Kontributi në të gjithë territorin kombëtar mblidhet nga O.N.B.S.I., nëpërmjet një marrëveshjeje të posaçme të përcaktuar me INPS-in që mbledhja të kryhet nëpërmjet modelit F24; organizmat territorial, për t’u njohur, duhet t’i përmbahen këtij modaliteti për mbledhjen e kontributeve.
Organizmi Dypalësh Territorial kryen të njëjtat funksione të Organizmit Kombëtar duke realizuar një fazë ekzaminimi dhe studimi të përshtatshme për të kapur aspektet e veçanta të realiteteve të ndryshme të pranishme në territor; O.B.T. (Organizëm Bilateral Territorial) promovon iniciativa në lidhje me formimin dhe kualifikimin profesional edhe në bashkëpunim me Rajonet, Entet Lokale dhe Entet Kompetente të tjera. Për sa i përket financimit përkatës, vlerat do të përcaktohen në nivel territori.
Duke filluar nga muaji që pason vërtetimin unanim të krijimit të O.B.T.-së, O.N.B.S.I. do të ndajë në favor të O.B.T.-së 70% të kontributeve të mbledhura që i atribuohen, në bazë të punonjësve të punësuar realisht në territorin kërkues, edhe që kanë qëllim zbatimin e projekteve të parashikuara në statut.
Me një rregullore specifike, O.N.B.S.I. do të përcaktojë modalitetet dhënies dhe të administrimit të burimeve të destinuara për territorin.
Palët i bashkëlidhin kësaj kontrate C.C.N.L. statutin-tip të organizmave bilaterale territoriale; pavarësisht nga entet e themeluara në datën e hyrjes në fuqi të kësaj kontrate C.C.N.L. të cilët do të duhet të përshtatin statutin brenda vlefshmërisë së kontratës.
Deri në vlefshmërinë e sipërpërmendur, funksionimi i O.B.T.-së do të vazhdojë të jetë i siguruar, nga pikëpamja financiare, nga O.N.B.S.I. për zbatimin e projekteve të përbashkëta sipas praktikës aktuale.
SHËNIM NË PROCESVERBAL
Duke konfirmuar se bilateralizmi përbën një trashëgimi të rëndësishme të sistemit të marrëdhënieve sindikale në sektorët e Pastrimit, Shërbimeve të Integruara dhe Multi-shërbimeve, palët bien dakord dhe konfirmojnë se parimet që duhet të karakterizojnë bilateralitetin dhe më në përgjithësi welfare kontraktuese i referohen transparencës në administrim, efikasitetit në funksionim, racionalizimit në organizim, garantimit të qëndrueshmërisë së ardhshme, kapacitetit për t’iu përgjigjur qëllimeve të caktuara dhe pritshmërive të punonjësve dhe të ndërmarrjeve.
Duke pasur parasysh sa më sipër, Palët bien dakord të nisin një ballafaqim, brenda korrikut 2021, që synon kryerjen e një përditësimi dhe evoluimi të Organizmit Paritetik Kombëtar të Sektorit (O.N.B.S.I.) si pjesë e përkufizimit të një Marrëveshjeje më të përgjithshme të Governance të sistemit bilateral që të vlerësojë përfaqësimin e çdo komponenti të përfshirë, në përputhje me parimet e pjesëmarrjes dhe kontributit, ashtu siç rrjedhin nga kontrata C.C.N.L. për personelin e punësuar nga ndërmarrjet që ofrojnë shërbime pastrimi dhe shërbime të integruara/multi-shërbime, duke përfshirë Entin Bilateral Kombëtar (O.N.B.S.I.) dhe Fondin Sanitar (ASIM – Asistenca Sanitare Integruese Multi-shërbime). Diskutimi, që synon arritjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje ndërmjet palëve, e cila do të përcaktojë zgjidhje më të mira organizative, perspektiva të reja të bilateralitetit për vlerësimin e marrëdhënieve sindikale të sektorit, do të përmbyllet nga muaji tetor 2021.