Duke lënë në fuqi atë që parashikohet nga dekreti legjislativ n. 252/2005 dhe nga neni 54, i kësaj kontrate C.C.N.L., në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, punonjësit i takon e drejta e trajtimit të pagesës së përfundimit të marrëdhënieve në punë në bazë të ligjit 29 maj 1982, n. 297.
Janë elementë të dobishëm për përcaktimin e trajtimit të pagesës së përfundimit të marrëdhënieve në punë institutet e treguara saktësisht më poshtë.
- rroga bazë;
- kompensimi i kostos së jetesës;
- vjetërsia në punë aforfe e sektorit për punëtorët dhe rritjet dyvjeçare për nëpunësit;
- shtesat eventuale për merita dhe/ose superminimumet;
- rroga mujore e 13të;
- rroga mujore e 14të;
- kompensime që kanë karakter jo të rastësishëm;
- marrëveshje integruese.
Për pagesën e vjetërsisë në punë së maturuar deri më 31 maj 1982 nga punonjësit me detyrë si punëtor, referojuni shënimit në procesverbal të referuar në nenin 56 të kontratës C.C.N.L. 25 maj 2001.