Palët nënshkruese bien dakord për mundësinë që të favorizojnë sigurimet shoqërore plotësuese për punëtorët e sektorit dhe për këtë qëllim ata bien dakord të kërkojnë zgjidhjet më të përshtatshme zbatuese për këtë qëllim, duke realizuar një disiplinë për kontribut të përcaktuar dhe kapitalizim individual, pa qëllime fitimprurëse dhe me qëllim ekskluziv që të ofrojnë shërbime pensioni plotësues, në bazë të Dekretit legjislativ 252/2005 dhe modifikimeve dhe integrimeve të mëvonshme.
Do të mund të anëtarësohen punonjësit që nuk janë në provë, të punësuar në mënyrë të përhershme ose me kontrata me shkaqe të përziera dhe kur marrëdhënia e punës së të cilave rregullohet nga kjo kontratë C.C.N.L.
Punonjësit e punësuar me kontratë me afat të caktuar, të cilët grumbullojnë gjatë vitit kalendarik jo më pak se gjashtë muaj (1 janar – 31 dhjetor) periudha pune, do të mund të anëtarësohen pas përfundimit të kësaj periudhe. Palët rezervojnë të drejtën të përcaktojnë, brenda fushëveprimit të dispozitave të tyre statusore/rregulluese, kushtet dhe modalitetet në lidhje me mbajtjen e pozicioneve të këtyre punonjësve.
Pjesëmarrja e punonjësit do të bëhet në mënyrë vullnetare, ose nëpërmjet mekanizmit të heshtje-miratim, siç përcaktohet në nenin 8, paragrafi i shtatë, i Dekretit legjislativ n. 252/2005.
Kontributet, brenda kufijve të zbritjes tatimore të parashikuara nga normativa ligjore përkatëse, do të përbëhen nga:
a) 1%, në ngarkim të Ndërmarrjes, i llogaritur mbi rrogën bazë dhe kompensimin e kostos së jetesës nga data 1/1/2001; (sipas tabelës së bashkëlidhur);
b) 1%, në ngarkim të punonjësit, i llogaritur mbi rrogën bazë dhe kompensimin e kostos së jetesës nga data 1/1/2001;
c) T.F.R. (trajtimi i fundit të marrëdhënies, ose likuidimi) i maturuar gjatë vitit nga punonjësit e interesuar sipas normativave ligjore në fuqi.
Punonjësi mund të zgjedhë të derdhë një kontribut të mëtejshëm, me shpenzimet e tij të vetme, në shumën dhe me kriteret e përcaktuara nga Statutet dhe Rregulloret e fondeve përkatëse në përputhje me paragrafin 9 të këtij neni.
Kontributet e sipërpërmendura, duke përfshirë shumat e tërhequra nga T.F.R., do të mbahen në burim me rastin e pagesës së kompetencave të çdo muaji për dymbëdhjetë muaj dhe do të derdhen sipas kushteve dhe modaliteteve që do të përcaktohen në marrëveshjen e sipërpërmendur të themelimit.
Kontributet në ngarkim të ndërmarrjeve do të paguhen vetëm për punonjësit e anëtarësuar pa shkaktuar trajtime zëvendësuese ose alternative në rast se punonjësi nuk është i regjistruar.
Për të shmangur shpërndarjen e punëtorëve në fondet e ndryshme ekzistuese dhe për të përftuar shpërndarjen maksimale të sigurimeve shoqërore plotësuese në sektor duke garantuar në të njëjtën kohë homogjenitin e trajtimit ndërmjet të gjithë punonjësve potencialë pjesëmarrës, palët nënshkruese bien dakord që Fondet e Pensioneve te të cilat ndërmarrjet janë të detyruara të derdhin kontributet, në bazë të sasive të përmendura në këtë nen, do të jetë edhe në përputhje me parashikimet e nenit 8, paragrafi 7, germa b), të D.lgjsl. 252/2005, vetëm ata si në vijim:
- PREVIAMBIENTE, për punonjësit e ndërmarrjeve që i përkasin ANIP-it siç parashikohet në marrëveshjen e datës 8 qershor 2007 (aneksi n. 18 i kësaj kontrate C.C.N.L.);
- FONDAPI, për punonjësit e ndërmarrjeve që i përkasin CONFAPI-it siç parashikohet në marrëveshjen e datës 23 shkurt 2005 (aneksi n. 19 i kësaj kontrate C.C.N.L.);
- PREVIDENZA COOPERATIVA, për punonjësit e ndërmarrjeve kooperative në sektorin e parashikuar nga protokolli shtesë i datës 16 shkurt 2007 (aneksi n. 17 i kësaj kontrate C.C.N.L.).
Në rast se një ndërmarrje ose një kooperativë nuk i bashkohet asnjë prej Shoqatave Sipërmarrëse që kanë nënshkruar këtë kontratë C.C.N.L., punonjësit kanë të drejtë të anëtarësohen në një nga Fondet e sipërpërmendura.
Për sa i përket kuotës suplementare të pensioneve të paguara nga punëdhënësi, ajo në çdo rast do të njihet në rastin e punësimit të punëtorëve të regjistruar tashmë në një nga fondet e listuara më sipër si rrjedhim i kalimit të kontratës.
Kuota do të njihet edhe në rastin e punësimit të një punonjësi të regjistruar në një fond tjetër të mbyllur të sektorit, me kusht që marrëveshjet që lidhen me këtë fond tjetër të parashikojnë kushtin e reciprocitetit për punonjësit e regjistruar në një nga fondet e listuara më sipër.