Për sa i përket trajtimit për pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror, duhet t’i referohemi dispozitave ligjore në fuqi për këtë çështje (Dekreti legjislativ 26 mars 2001, n. 151 dhe modifikimeve e integrimeve të mëvonshme – Teksti Unik i dispozitave legjislative në lidhje me tutelën dhe mbështetjen e amësisë dhe atësisë).
Për punonjëset me detyra nëpunësie, aplikohet nëse është më i favorshëm se sa ai që parashikohet nga ligji, trajtimi i mëposhtëm:
- pagesën e plotë të pagës për 4 muajt e parë të mungesës dhe asaj që parashikohet nga normativa ligjore sipas paragrafit të mëparshëm në muajin pasardhës, pasi të bëhet zbritja e asaj që punonjëset marrin si kompensim që është në ngarkim të entit të sigurimeve shoqërore, sipas dispozitave ligjore.
Gjatë periudhës së pushimit të lehonisë, eventi i sëmundjes mbizotëron mbi lejen ekskluzivisht në rastin e sëmundjes së rëndë të nënës, sipas nenit 22 të Dekretit legjislativ të datës 26 mars 2001 n. 151 dhe të qarkores Inps n. 68/1992.