fbpx

Punonjëset e përfshira në itineraret e mbrojtjes në lidhje me dhunën gjinore, duke u bazuar dhe në përputhje me nenin 24 D.Lgjs. 80/2015 dhe modifikimet e integrimet e mëvonshme, të vërtetuara rregullisht nga shërbimet sociale të Komunës së rezidencës ose nga qendrat kundër dhunës ose nga strehimoret, ka të drejtë të mungojë në punë për arsye që lidhen me programin e mbrojtjes për një periudhë maksimale prej 90 ditë pune, siç parashikohet nga norma ligjore e lartpërmendur.

Për të ushtruar të drejtën e përmendur në këtë nen, punonjësja, përveç rasteve të pamundësisë objektive, duhet të njoftojë punëdhënësin me një afat njoftimi jo më pak se shtatë ditë, duke treguar fillimin dhe përfundimin e periudhës së lejes dhe të paraqesë certifikatën që vërteton përfshirjen në itineraret e përmendura në paragrafin e mëparshëm.

Periudha e lejes së përmendur në paragrafin 1 llogaritet për qëllime të vjetërsisë në shërbim për të gjitha efektet, si dhe për qëllimin e maturimit të pushimeve, të pagës së trembëdhjetë mujore, të pagës së katërmbëdhjetë mujore dhe të pagës së trajtimit të fundit të marrëdhënieve në punë.

Gjatë periudhës së lejes, punonjësja, duke pasur parasysh atë çfarë parashikohet në paragrafin 3, ka të drejtë të përfitojë një shtesë që i përgjigjet pagës së fundit dhe e njëjta periudhë mbulohet nga kontributi figurativ (fiktiv). Shtesa jepet paradhënie nga punëdhënësi dhe përshtatet duke e balancuar me kontributet që i detyrohen INPS-it, sipas modaliteteve të përcaktuara për pagimin e trajtimeve ekonomike për lejen e lindjes.

Leja mund të shfrytëzohet në bazë ore ose ditore për një periudhë prej tre vjetësh; punonjësja mund të zgjedhë ndërmjet përdorimit ditor dhe orar, duke mos ndryshuar faktin se përdorimi me bazë ore lejohet në një masë të barabartë me orarin e mesëm ditor të muajit menjëherë përpara muajit të mëparshëm në të cilin ka filluar leja.

Meqë vërtetohen kushtet e përmendura në paragrafin 1 të nenit 24 të D.Lgjs. të përmendur dhe me kërkesë të punonjëses, leja sipas paragrafit 1 do të zgjatet edhe për 90 ditë të tjera me të drejtën e pagesës së një kompensimi të barabartë me 70% të pagës aktuale.

Punonjësja ka të drejtë të transformojë marrëdhënien e punës nga me kohë të plotë në me kohë të pjesshme, vertikale ose horizontale. Me kërkesë të punonjëses, marrëdhënia e punës me kohë të pjesshme duhet të kthehet edhe një herë në marrëdhënie pune me kohë të plotë. Punonjësja e përfshirë në programet mbrojtëse të përmendura në paragrafin 1 mund të paraqesë kërkesë për transferim në një kontratë tjetër, edhe në qoftë se gjendet në një komunë tjetër. Brenda 7 ditëve nga komunikimi i lartpërmendur, ndërmarrja pasi të verifikojë disponueshmërinë e pozicioneve të punës në kontratat e tjera, merr përsipër ta transferojë punonjësen.

Punonjësja, në përfundim të programit të mbrojtjes, mund të kërkojë që të përjashtohet nga turnet e vështira për një periudhë prej një viti.