fbpx

Në bazë të nenit 1 të Dekretit legjislativ 26 maj 1997, n. 152, punëdhënësi ka për detyrë t’i sigurojë punonjësit, brenda tridhjetë ditëve nga data e punësimit, këto informacione:

a) identitetin e palëve;

b) vendin e punës; në mungesë të një vendi fiks ose mbizotërues të punës, përcaktimin nëse punonjësi është i punësuar në vende të ndryshme, si dhe selinë ose vendbanimin e punëdhënësit;

c) datën e fillimit të marrëdhënies në punë;

d) kohëzgjatjen e marrëdhënies në punë;

e) kohëzgjatjen e periudhës së provës;

f) inkuadrimin, nivelin dhe kualifikimin që i atribuohet punonjësit, karakteristikat ose përshkrimin përmbledhës të punës;

g) shumën fillestare të pagës dhe elementët përbërës përkatës me treguesin e periudhës së pagesës;

h) kohëzgjatjen e pushimeve të paguara;

i) orarin e punës;

j) afatet e paralajmërimit në rastin e dorëheqjes.

Informacioni në lidhje me udhëzimet e përmendura në germat e), g), h), i) dhe j) mund të bëhet duke iu referuar normave të kontratës C.C.N.L.

Punëdhënësi që operon me regjim kontraktimi (tender) dhe nënkontraktimi do t’i japë punonjësit një teserë njohje sipas nenit 18, paragrafi 1, germa u) të Dekretit legjislativ të 9 prillit 2008, n. 81.