A) Pushim nga puna me paralajmërim
Në këtë dispozitë hyn punonjësi i cili kryen shkelje të disiplinës dhe kujdesit ndaj punës, që, pavarësisht se kanë një rëndësi më të madhe se ato të parashikuara në nenin 47, nuk janë aq serioze sa të bëjnë të aplikueshëm sanksionin e përmendur në shkronjën B) të këtij neni.
Për shembull, shkeljet e përmendura më sipër përfshijnë:
a) mosbindje ndaj eprorëve;
b) dëmtime të konsiderueshme me dashje të materialeve të ndërmarrjes ose të klientit;
c) grindje në vendin e punës;
d) braktisje të vendit të punës nga ana e personelit të cilit i janë besuar posaçërisht detyrat e mbikëqyrjes, ruajtjes dhe kontrollit, jashtë rasteve të parashikuara në pikën e) të germës së mëposhtme B);
e) mungesa të pajustifikuara të zgjatura përtej 4 ditëve radhazi ose mungesat e përsëritura tri herë në vit në ditën pas festave ose pushimeve vjetore;
f) dënimi me masën e burgimit që i jepet punonjësit, me sentencë të formës së prerë, për veprime të kryera pas marrjes në punë, jo në lidhje me kryerjen e marrëdhënies së punës, që cenojnë figurën morale të punonjësit;
g) përsëritjen e fajit në çdonjërën nga shkeljet e parashikuara në nenin 47, kur janë dhënë dy masa pezullimi në përputhje me nenin 47, përveç atyre që parashikohen në paragrafin e fundit të nenit 46.
B) Pushim nga puna pa paralajmërim
Kjo masë zbatohet për punonjësin që i shkakton ndërmarrjes një dëm të rëndë moral ose material ose që kryen, në lidhje me zhvillimin e marrëdhënies së punës, veprime që përbëjnë krim sipas ligjit.
Për shembull, shkeljet e përmendura më sipër përfshijnë:
a) mosbindje serioze ndaj eprorëve;
b) vjedhje në ndërmarrje ose në ambientet e klientit;
c) zhdukje fshehurazi të objekteve ose dokumenteve të ndërmarrjes ose të klientit;
d) dëmtim me dashje i materialeve të ndërmarrjes ose materialeve të klientit;
e) braktisje të vendit të punës nga i cili mund ndodhë si rrjedhim dëmtimi i sigurisë së personave ose i sigurisë së impianteve apo në çdo rast kryerja e veprimeve që përfshijnë të njëjtat dëme;
f) pirjen e duhanit kur kjo mund të shkaktojë dëm të sigurisë së personave ose të sigurisë së impianteve;
g) kryerjen pa leje të punimeve në ndërmarrje dhe për llogarinë e vet apo të palëve të treta, në një masë jo të vogël dhe/ose me përdorimin e materialit të ndërmarrjes;
h) grindje brenda reparteve ku zhvillohen punimet.
C) Pushim nga puna pa paralajmërim dhe me mbajtje nga rroga
Kjo masë vlen për një punonjës i cili pa asnjë justifikim nuk paraqitet në vendin e punës për 10 ditë të vazhdueshme duke filluar nga dita e fundit e prezencës së konfirmuar, duke u bërë kështu i pagjindshëm.
Në këtë rast largimi nga puna pa paralajmërim, punëdhënësi do të mbajë në burim, si gjobë, një shumë të barabartë me shtesën zëvendësuese të paralajmërimit, të duhur për pushimin nga puna.