fbpx

Duke pasur parasysh se sektori karakterizohet, në shumicën e rasteve, nga prodhimi i shërbimeve nëpërmjet kontratave të tenderave dhe se kjo gjë çon në ndryshime të shpeshta të administrimit ndërmjet ndërmarrjeve me ndërprerje të marrëdhënieve të punës nga ana e ndërmarrjes transferuese dhe përgatitjen e burimeve të nevojshme të punës, me punësime rishtazi, nga ana e ndërmarrjes hyrëse apo zëvendësuese, Palët synojnë të marrin parasysh, nga njëra anë, karakteristikat strukturore të vetë sektorit dhe të aktiviteteve të ndërmarrjeve dhe, nga ana tjetër, të objektivit për të futur nën tutelë në mënyrën më konkrete nivelet e përgjithshme të punësimit.

Prandaj, Palët bien dakord për disiplinën e mëposhtme për rastet e ndryshimit të kontratës së tenderit, të vlefshme për çdo tipologji juridike të ndërmarrjes që prodhon shërbime, qoftë transferuese ose zëvendësuese apo hyrëse në vend të saj (shoqëri, kooperativë, etj.), gjithashtu edhe në përputhje me nenin 7, paragrafi 4 bis, të Dekretit legjislativ 31.12.2007, n. 248, i konvertuar në ligj me datën 28.2.2008 n. 31.

Në çdo rast ndryshimi të kontratës së tenderit, Ndërmarrja që mbyllet do t’u japë një komunikim paraprak, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është objektivisht e mundur, të paktën 15 ditë përpara se të hyjë në fuqi kontrata e re, strukturave sindikale territoriale kompetente, duke dhënë edhe informacion gjithashtu për:

  • forcat numerike të punonjësve të përfshirë, duke treguar ata që janë të punësuar në kontratën e tenderit në fjalë, që kanë hyrë në forcë dhe të punësuar në mënyrë të përhershme për të paktën 4 muaj;
  • orarin përkatës të kontraktimit javor;
  • nivelin e inkuadrimit dhe datën e caktimit;
  • datën e punësimit në sektor;
  • datën e punësimit në ndërmarrjen që po largohet;
  • punësimin e mundshëm të rastit ose me kontratë në tendera të tjerë;
  • caktimin e mundshëm të funksioneve të koordinimit dhe planifikimit, me përcaktimin e kryerjes eventuale të këtyre funksioneve në kontrata tenderash të tjerë.

Ky komunikim i dërgohet njëkohësisht ndërmarrjes zëvendësuese hyrëse.

Ndërmarrja hyrëse, me shpejtësi maksimale dhe të paktën 15 ditë përpara se kontrata të hyjë në fuqi, dhe atëherë kur kjo gjë nuk është objektivisht e mundur, në kohën e duhur, do t’ua komunikojë hyrjen e saj në marrjen e kontratës së tenderit Organizatave sindikale territoriale të nënshkrueseve të kontratës C.C.N.L. Me kërkesën e këtyre të fundit, Palët do të takohen përpara marrjes në dorëzim për të siguruar aplikimin korrekt të kushteve për transferimin e punonjësve. Me skadimin e kontratës së tenderit mund të verifikohen 2 raste:

a) në rast të zgjidhjes së kontratës së tenderit me të njëjtat kushte, modalitete dhe shërbime kontraktuese, shoqëria në hyrje merr përsipër të garantojë punësimin, pa periudhë prove, të personelit ekzistues në organikë për tenderin që rezulton nga dokumentacioni provues që e përcakton këtë për të paktën 4 muaj para vetë mbylljes, me përjashtim të rasteve të veçanta si dorëheqjet, pensionet, vdekjet;

b) në rast të zgjidhjes së kontratës së tenderit me modifikime të afateve, modaliteteve dhe shërbimeve kontraktuese, ndërmarrja që futet në vend të saj – edhe nëse është e njëjta që ka administruar shërbimin – do të thirret pranë Shoqatës territoriale të cilës i jep mandatin, ose në mungesë të saj pranë Inspektoratit Territorial të Punës ose ndonjë institucioni eventual analog territorial kompetent, ku është e mundur në 15 ditët e mëparshme me përfaqësinë sindikale të ndërmarrjes dhe Organizatat sindikaliste, që kanë lidhur marrëveshjen, territoriale kompetente për shqyrtimin e situatës, për të harmonizuar kërkesat e ndryshuara tekniko-organizative të kontratës së tenderit duke ruajtur nivelet e punësimit, duke pasur parasysh kushtet profesionale dhe përdorimin e personelit të punësuar, gjithashtu duke iu drejtuar proceseve të mobilitetit nga vendi i punës brenda fushëveprimit të aktivitetit të sipërmarrjes ose të instrumenteve si p.sh. part-time (orar të reduktuar), zvogëlimi i orarit të punës, fleksibiliteti i ditëve të punës, mobiliteti (lëvizshmëria).

Në procedurat e ndryshimit të tenderit ndërmarrja zëvendësuese, duke pasur parasysh përcaktimet në shkronjat a) dhe b) si më sipër, do të punësojë si vartës punonjësit dhe punonjësit ortakë me marrëdhënie pune në vartësi sipas marrëdhënieve që janë transferuar nga ndërmarrja që ka mbyllur.

Kur ndërmarrja zëvendësuese është e krijuar në formë kooperative, mbetet e paprekur e drejta e mëvonshme e punonjësit për të paraqitur një kërkesë formale për t’u bashkuar si ortak.

Ortakut megjithatë do t’i garantohet një trajtim ekonomik i përgjithshëm jo më i vogël se ai që është parashikuar në këtë kontratë C.C.N.L.

Këto punësime nuk përbëjnë punësim shtesë.

Në rast se janë marrë masa, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve, për pezullime nga puna të cilat në çdo rast çojnë në ruajtjen e vendit të punës, marrëdhënia do të vazhdojë nën vartësinë e ndërmarrjes që ka mbyllur dhe punonjësi do të punësohet nga ndërmarrja zëvendësuese në momentin në të cilin pushon shkaku i pezullimit.

Punonjësit në pritje të punësimit sipas nenit 31 i ligjit n. 300/1970 do të punësohen nga ndërmarrja zëvendësuese me kalim direkt dhe të menjëhershëm.

Punonjësit e punësuar me kontratë me afat të caktuar do të punësohen nga ndërmarrja zëvendësuese në skadimin e kontratës së marrëdhënies së punës së përcaktuar fillimisht.

Në çdo rast të transferimit të punonjësve nga një ndërmarrje në tjetrën, sipas nenit 4 të kësaj kontrate C.C.N.L., periudha e praktikës (stazhit) që është kryer, për të cilën ndërmarrja e mbyllur ka për detyrë t’i japë dokumentacionin e duhur ndërmarrjes zëvendësuese, llogaritet e plotë dhe duhet për llogaritjen e vjetërsisë në punë.

Ndërmarrja që largohet, sapo të ketë statusin zyrtar dhe, në çdo rast, brenda kohës së nevojshme për zbatimin e procedurave të përcaktuara më sipër, i dorëzon shoqërisë pasardhëse dokumentacionin e mëposhtëm, në lidhje me çdo punonjës që plotëson kërkesat e parashikuara për punësim:

  • emrin, datën dhe vendin e lindjes, kodin fiskal dhe adresën e rezidencës (ose vendbanimin, nëse është i ndryshëm nga rezidenca);
  • lejeqëndrimin eventual dhe skadimin e tij;
  • numrin e telefonit;
  • ekstraktin e katër muajve të fundit të Librit Unik të Punës;
  • nivelin e inkuadrimit;
  • tipologjinë e kontratës dhe, për kohën e caktuar, datën e skadimit dhe shkakun;
  • orarin javor;
  • datën e punësimit në sektor;
  • datën e punësimit në ndërmarrjen që po largohet;
  • situatën individuale në lidhje me sëmundjen dhe aksidentet në punë, në përputhje dhe brenda kufijve të përcaktuar në nenin 51, paragrafët 4 e 5, të kontratës C.C.N.L. në fuqi;

përveç kësaj

  • listën e personelit të punësuar detyrimisht në përputhje me ligjin n. 68/1999;
  • masat e adoptuara sipas Dekretit legjislativ nr. 81/2008 në kuadrin e shëndetit dhe sigurisë në punë, në lidhje me mbikëqyrjen sanitare dhe me mjekun kompetent, si dhe për iniciativat e formimit dhe informacionit, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të detyrimeve sipas Marrëveshjes së datës 21.12.2011 ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Konferencës Shtet/Rajone;
  • iniciativat e formimit dhe/ose ushtrimit, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me kontratat eventuale të praktikës profesionalizuese të nënshkruara, si dhe ato eventualet që lidhen me Librezën e formimit të qytetarit – sipas nenit 2, germa i) e Dekretit legjislativ 10.9.2003, n. 276, dhe të Dekretit të Ministrisë së Punës 10.10.2005;
  • regjistrimin e punonjësve në fondet e pensioneve suplementare dhe në fondin e asistencës sanitare integruese sipas neveve 54 dhe 69 të kontratës C.C.N.L. në fuqi.

Për personelin e përfshirë në transferimin e tenderit sipas këtij neni ndërmarrja e mbyllur është e përjashtuar nga detyrimi për të paguar shpërblimin zëvendësues të paralajmërimit të përmendur në nenin 57.

DEKLARATË ME PROCESVERBAL

Palët pranojnë se normativa e përmendur në këtë nen, në rastin e punësimit me transferim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm, nuk synon të ndryshojë regjimin që lidhet me ndërprerjen e tenderit i cili parashikon zgjidhjen e marrëdhënies së punës me ndërmarrjen e mbyllur për heqjen e vendit të punës në bazë të nenit 3 të ligjit n. 604/1966 dhe themelimin ex novo (rishtazi) të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen zëvendësuese.

Palët, për këtë arsye, i referohen dhe i bashkëngjisin kësaj kontrate C.C.N.L., shënimin e Ministrisë së Punës, prot. n. 5/25 316/70 API e datës 14.3.1992 e konfirmuar me qarkoren e datës 28.5.2001 n. 5/26514/7APT/2001 dhe teksti i nenit 7, paragrafi 4 bis, i Dekretit-ligjor të datës 31.12.2007 n. 248, i konvertuar në ligj me 28.2.2008 n. 31.