Konsiderohet punë natën; vetëm për efekt të pagesës, ajo punë që përfshihet ndërmjet orës 22:00 dhe orës 06:00 të mëngjesit.
Konsiderohet “punë nate” sipas efekteve ligjore, puna e kryer efektivisht ndërmjet orës 22.00 dhe orës 5.00 të mëngjesit në lidhje me hipotezën e formuluar nga neni 1, paragrafi 2, germa d) të Dekretit legjislativ n. 66/2003.
Sipas efekteve ligjore konsiderohet “punonjës nate” punonjësi që:
- në lidhje me orarin e tij ditor, kryen në mënyrë jo të jashtëzakonshme të paktën tre orë nga koha e tij e punës, në regjim normal të vazhdueshëm të punës, gjatë periudhës ndërmjet orës 22.00 dhe orës 5.00 të mëngjesit; përfshirja e përkohshme në një orar gjatë natës siç specifikohet këtu konsiderohet “detyrë e jashtëzakonshme” dhe për këtë arsye nuk nënkupton marrjen e kualifikimit si “punonjës nate”;
- në lidhje me orarin e tij të përgjithshëm vjetor të punës, kryen në mënyrë jo të jashtëzakonshme detyrën e tij për të paktën tre orë gjatë periudhës që përfshihet ndërmjet orës 22:00 dhe 5:00 të mëngjesit për një minimum prej 80 ditësh pune në vit, që ripërpjesëtohet për part-time (orar të reduktuar) vertikal dhe të përzier, sipas nenit. 1, paragrafi 2, germa e) e Dekretit legjislativ n. 66/2003.
Nuk konsiderohet punë nate në bazë të Dekretit legjislativ n. 66/2003 por i jep të drejtën e rritjeve të parashikuara nga C.C.N.L në fuqi, asaj që parashikohet në lidhje me rastet e mëposhtme të jashtëzakonshme:
a) pushime që përcaktohen nga dorëheqja e papritur e një punonjësi;
b) nevoja për zëvendësim që përcaktohet nga mungesa për një afat të shkurtër e personelit për shkak të sëmundjes, aksidentit dhe/ose forcës madhore;
c) nevoja për të zëvendësuar personelin për periudha të shkurtra (pushime, leje me pagesë dhe pa pagesë të çdo lloji);
d) për kryerjen e punëve urgjente dhe të jashtëzakonshme për një kohë të shkurtër.
Caktohen në punë nate me prioritet absolut, punonjësit dhe punonjëset që bëjnë kërkesë duke marrë parasysh nevojat organizative të ndërmarrjes.
Në bazë të nenit 13, paragrafi 1, i Dekretit legjislativ n 66/2003, në rastin e adoptimit të një orari të artikuluar në disa javë, periudha e referimit në të cilën duhet llogaritur limiti prej 8 orësh në 24 orë, në mungesë të një rregullimi specifike në nivel ndërmarrje, përcaktohet si mesatare mbi bazë tremujore.
Në bazë të nenit 15 të Dekretit legjislativ n. 66/2003, i cili garanton transferimin nga puna e natës në punën e ditës, parashikohet që në rast të paaftësisë për të bërë punë nate të konfirmuar nga mjeku kompetent dhe në mungesë të zgjidhjeve brenda të të njëjtit nivel, punëtori mund të zhvendoset në detyra me një nivel më të ulët me qëllim për të lehtësuar zgjidhjet që synojnë mbrojtjen e punësimit.
Në përputhje me parashikimet e nenit 13, paragrafi 2, i Dekretit legjislativ n. 66/2003, konfirmohen parashikimet në këtë fushë nga kontrata e mëparshme C.C.N.L.
Fillimi e punës së natës paraprihet nga konsultimi i R.S.U.-ve ose, në rast se nuk është krijuar, të R.S.A.-ve ose, në mungesë të tyre, të Sindikatave Territoriale (OO.SS), konsultimi kryhet dhe përfundon brenda dhjetë ditëve duke filluar nga komunikimi i punëdhënësit.