Në rast të ndërprerjes së shërbimit normal, do t’i rezervohet punëtorëve trajtimi i mëposhtëm:
- për orët e humbura, por që kanë kaluar në dispozicion të ndërmarrjes, do të paguhet shpërblimi i përgjithshëm duke pasur të drejtë ndërmarrja të caktojë vetë punëtorët në punë të tjetra;
- për orët e humbura, për të cilat punëtorët nuk mbahen në dispozicion, pasi nuk janë më përpara njoftuar në kohën e duhur në lidhje me parashikimin e ngjarjes, do t’u paguhet për ditën e parë të pezullimit 70% e rrogës bazë;
- për orët e humbura dhe për të cilat punëtorët janë njoftuar menjëherë paraprakisht, nuk do të paguhet asnjë shpërblim.
Në rastet e kontraktimit total ose të pjesshëm të veprimtarisë së punës për shkaqet e parashikuara nga ligjet në fuqi në fushën e sigurimeve shoqërore, ndërmarrja mund të kërkojë ndërhyrjen e fondit të papunësisë së Sigurimeve shoqërore (Cassa Integrazione) në mënyrën e përcaktuar nga rregulloret e sipërpërmendura.
Në rast të pezullimit nga puna për një periudhë më të madhe se 8 ditë, punëtori ka të drejtë të japë dorëheqjen me të drejtë kompensimi, si shtesë zëvendësuese të paralajmërimit.