Konsiderohen me orar pune me ndërprerje ata punonjës me kohë të plotë dhe të përhershme, të cilët në veprimtarinë e tyre profesionale nuk kanë karakter vazhdimësie në kryerjen e detyrës së tyre.
Megjithatë, për këto detyra dhe për ato të pritjes së thjeshtë ose rojës, i referohemi deklaratës së mëvonshme dhe asaj që tregohet nga dekreti R.D. n. 692/1923 dhe me modifikimit dhe integrimet e mëvonshme.
Detyrat e sipërpërmendura të përcaktuara nga ky nen, duke lënë në fuqi atë çfarë parashikohet nga neni 1, paragrafi 3, i kësaj kontrate C.C.N.L., janë të kufizuara si më poshtë:
- rojet ose gardianët e ditës dhe të natës në hyrje të rrugëve;
- rojet ose gardianët e caktuar në hyrje të panaireve tregtare, muzeve dhe ndërtesave të tjera;
- personeli i caktuar në shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë kundër zjarrit;
- personeli i caktuar për ngarkimin dhe shkarkimin në aktivitetet e brendshme të shërbimit;
- personeli i caktuar për kontrollin e impianteve dhe të hapësirave.
Nëse me kryerjen e disa detyrave me ndërprerje anulohen kohët e ndërmjetme të pushimit që përbëjnë kushtin përcaktues për detyrën e ndërprerë, orari i punës së personelit të caktuar hyn në këtë rregull e përfshihet në normën në përputhje me paragrafin 2 të nenit 30 të kësaj kontrate C.C.N.L. Kjo normë nuk zbatohet në rrethanat e punës së rastit ose sporadike.
Për punonjësit e përfshirë në këtë nen, orari i punës me kontratë është caktuar në 45 orë në javë.
Rritja për orët jashtë orarit aplikohet duke filluar nga ora e 46të e javës. Palët nënshkruese të kësaj marrëveshje, së bashku me R.S.U.-të ose, kur këto nuk janë krijuar, me R.S.A.-të, do të takohen në nivel territorial për një ballafaqim që synon të verifikojë modalitetet për zbatimin e normave të përfshira në këtë nen; në rast të mos arritjes së marrëveshjes, do të aktivizohen nivelet më të larta në përputhje me dispozitat e kësaj kontrate C.C.N.L.