fbpx

KOMPENSIME PËR MJETET E TRANSPORTIT

Ndërmarrja do t’i paguajë punonjësit që përdor automjetin e tij për shërbim një kompensim mujor që do të vendoset me marrëveshje ndërmjet organizatave sindikaliste përkatëse territoriale.

KOMPENSIMI I PUNËS SË VËSHTIRË

Për çdo ditë në të cilën punonjësit kryejnë pastrime me përdorimin e një balance ose ure apo të një shkalle ajrore ose të ashtuquajtur romake, do të paguhet një kompensim i veçantë në masën 15% të rrogës bazë.

KOMPENSIM PËR ZONA TË LARTA MALORE

Punonjësve që dërgohen për të punuar jashtë vendit të tyre normal të punës në lokalitete të larta malore, ndërmarrja do t’u paguajë një kompensim të drejtë për të cilin do të bihet në ujdi ndërmjet organizatave kompetente sindikaliste territoriale.

KOMPENSIM PËR LARGËSI NGA QENDRAT E BANUARA

Nëse selia e ndërmarrjes ndodhet në një distancë prej më shumë se 3 km nga perimetri i qendrës më të afërt të banuar, në mungesë të mjeteve të transportit publik, ndërmarrja që nuk merr masa drejtpërdrejt për vetë transportin por do të paguajë një kompensim për të cilin do të bihet dakord ndërmjet organizatave kompetente sindikale territoriale.

KOMPENSIM PËR PËRDORIM TË PARAVE

Punonjësi që zakonisht përdor paratë, te i cili rëndon vështirësia për shkak gabimesh, do t’i paguhet një kompensim prej 3% mbi rrogën bazë sipas kategorisë së cilës i përket. Interesat që rrjedhin nga kapari eventual do të shkojnë në fitim të nëpunësit.

Personeli normalisht i ngarkuar me arkëtimin me përgjegjësi për fletëpagesat, faturat, kuponat, etj., për një shumë totale që tejkalon 4.65 €, do t’i paguhet një shtesë prej 5% të pagës bazë.

SHTESA PËR HEQJEN E SKORIEVE DHE PLUHURIT TË FURRËNALTAVE

Punonjësve që merren me pastrimin e heqjen e skorieve dhe të pluhurit nga furrnaltat, ndërmarrja do t’u paguajë një kompensim prej 0,05 € për çdo orë pune.

SHTESA E PASTRIMIT TË REPARTEVE TË PUNIMEVE INDUSTRIALE

Punonjësve të caktuar për pastrimin vetëm të reparteve industriale të destinuara për punimet, ndërmarrja do t’u paguajë një kompensim prej 0,036 € për çdo orë pune.

Këto dy kompensimet e fundit duhet të konsiderohen si një element i dobishëm për qëllimet e llogaritjes së shtesës zëvendësuese të paralajmërimit, të trajtimit të fundit të marrëdhënieve në punë, të trajtimit për ditët e festave dhe të pushimeve, si dhe pagën mujore të 13 dhe të 14.

SAKTËSIM NË PROCESVERBAL

Palët pranojnë se me shprehjen “pastrimi vetëm i reparteve industriale të destinuara për punimet” nënkuptojnë se i referohen ekskluzivisht shërbimit të ofruar në ato pjesë të stabilimenteve ku zhvillohet aktiviteti industrial i mirëfilltë.

Kompensimi për rrjedhojë, nuk i paguhet personelit, i cili edhe pse punon brenda stabilimenteve industriale, është i caktuar për shërbimet e pastrimit në hapësirat ose lokalet ku nuk kryhen operacione të transformimit prodhues, si për shembull oborre të brendshme dhe të jashtme, shërbime higjienike, zyra, etj.

RIMBURSIM I SHPENZIMEVE PËR ZHVENDOSJET

Punonjësit të cilit i urdhërohet që gjatë punës ose për kryerjen e punës, të zhvendoset nga një vend pune në një vend tjetër pune, do t’i takojë rimbursimi, në fund të listës së shpenzimeve të bëra, nëse zhvendosja e përmendur nuk bëhet me mjete transporti të vëna në dispozicion nga ndërmarrja.

KOMPENSIM PËR PASTRIMIN E AMBIENTEVE RADIOAKTIV

Personelit të ekspozuar profesionalisht ndaj rreziqeve nga rrezatimet (Alfa – Beta – Gamma – Rreze X) do t’u paguhet një kompensim prej 0,12 € për çdo orë pune të bërë në zona të veçanta të kontrolluara (Reaktorë bërthamorë në funksion – trajtim radio – elementë, radioizotope).

Ky kompensim duhet të konsiderohet si një element i dobishëm për llogaritjen e trajtimit për ditët e festave, pushimeve vjetore, vjetërsisë, pagës së 13 mujore dhe të 14 dhe shtesës zëvendësuese të paralajmërimit.

KOMPENSIM PËR PUNIME NË NËNTOKË

Punëtorëve që kryejnë shërbime në galeri, kanale, tunele, lokale të nëndheshme të pa ajrosura, do t’u paguhet një kompensim prej 0,03 € për çdo orë pune, i cili nuk mund të shtohet në kompensimet e tjera analoge.

SAKTËSIM NË PROCESVERBAL

Duke pasur parasysh karakteristikat e veçanta teknike që nuk janë të përsëritura në aktivitete të ngjashme ose analoge, për punimet e kryera në metró, në lokale që gjenden të mbuluara nën nivelin e rrugës (stacione, kalime, etj.) do t’i paguhet personelit një kompensim për orë prej 0,03 € që nuk mund të shtohet te kompensimet për punë nëntokësore.

Ky kompensim nuk i takon personelit, i cili megjithëse ofron shërbimet e veta në stacionet e Metrosë ose përgjatë linjave të saj, i kryen aktivitetet e tij jashtë ose nën strehë.

KOMPENSIME AEROPORTUALE

Në nivel provincial, palët nënshkruese do të mund të bien dakord për punonjësit që kryejnë aktivitetin e tyre ekskluzivisht në kontekstin e aeroportit, një pagesë ditore shuma e së cilës do të absorbojë, deri në shumën totale të duhur, kompensimet e tjera të paguara tashmë për çfarëdolloj arsyeje.