fbpx

RRITJE DYVJEÇARE PËR NËPUNËSIT

Punonjësit me vjetërsi pune të maturuar në të njëjtën ndërmarrje kanë të drejtë, për çdo dy vjet vjetërsi shërbimi në punë, për një rritje prej 6,25% të llogaritur mbi rrogën bazë të nivelit që i përkasin në fuqi në momentin e maturimit të rritjes dhe mbi shtesën e kompensimit të kostos së jetesës me 1.8.83 (279,60 €).

Nëpunësi ka të drejtë të maturojë maksimumi 8 rritje vjetërsie dyvjeçare, deri në arritjen e 50% të rrogës bazë të nivelit të fundit përkatës dhe të kompensimit të kostos së jetesës me 1.8.83.

Rritjet periodike të vjetërsisë nuk mund të absorbohen nga kontrollet e mëparshme ose të mëvonshme të meritës, as shtesat për merita në punë nuk mund të absorbohen nga rritjet periodike të maturuara ose që do të maturohen.

Rritjet periodike të vjetërsisë në punë hyjnë në fuqi nga dita e 1 e muajit menjëherë pas muajit në të cilin përfundon periudha dyvjeçare e vjetërsisë në punë.

Në rastin e kalimit të nivelit (kategorisë), punonjësi ruan shumën si shifër të rritjeve të maturuara në nivelin e mëparshëm.

Pjesa e periudhës dyvjeçare në vazhdim në kohën e kalimit në fjalë është e dobishme për efekt të maturimit të rritjes periodike pasuese.

Rritjet periodike të përmendura në këtë nen absorbojnë rritjet e dhëna tashmë për të njëjtin titull.

Për punonjësit tashmë në forcë nga data 31.05.2011, E.D.A.R. (Element i Dallueshëm Shtesë i Pagës) sipas kontratës C.C.N.L. 19/12/2007 do të ruhet si një element ekonomik ad personam dhe do të absorbohet në momentin e arritjes së rritjes së parë pas nënshkrimit të kësaj kontrate C.C.N.L.

VJETËRSIA NË PUNË AFORFE E SEKTORIT PËR PUNËTORËT

Duke pasur parasysh specifikën e sektorit të karakterizuar nga kontrata me kohëzgjatje të paracaktuar, punëtorëve do t’u jepet një vjetërsi aforfe (qesim) e sektorit, e cila paguhet në masat fikse të paraqitura në tabelën bashkëlidhur në këtë kontratë C.C.N.L. Kjo vjetërsi pune aforfe e sektorit është vendosur në një kuotë të vetme fikse, pa parashikuar rritje të mëtejshme, siç është vendosur nga neni 22 i kontratës C.C.N.L. më 25 maj 2001 e kontratave C.C.N.L. të mëparshme.

Vlera që korrespondon me vjetërsinë aforfe të sektorit do të mbahet e ndarë nga rroga bazë dhe do të llogaritet për qëllime të orarit të punës jashtë orarit, pushimeve vjetore, festave, rroga e 13, e 14, shtesa zëvendësuese e paralajmërimit (për lënien e punës), trajtimi i përfundimit të marrëdhënieve në punë, sëmundjes dhe aksidentit.

Vjetërsia aforfe e sektorit nuk do të paguhet për katër vitet e para të vjetërsisë në sektor.

Duke filluar nga viti i pestë i vjetërsisë, pa ndërprerje të marrëdhënies së punës në sektor, pa cenuar kalimet e kontratës, do të paguhet sipas shumave të parashikuara në tabelën bashkëlidhur me këtë kontratë C.C.N.L.

Me kërkesën e punonjësit, ndërmarrja do të lëshojë një certifikatë që vërteton vjetërsinë në punë të vetë punonjësit në ndërmarrje.

Për punëtorët tashmë në forcë që nga data 31.05.2011 nuk marrin vjetërsinë aforfe të sektorit, E.D.A.R. (Element i Dallueshëm Shtesë i Pagës). sipas kontratës C.C.N.L. më 19 dhjetor 2007 do të ruhet si një element ekonomik ad personam dhe do të absorbohet me plotësimin e katër viteve të vjetërsisë në këtë sektor, siç parashikohet në këtë nen.