fbpx

Për punëtorët e punësuar me kontratë si nxënës në ekonomi (praktikantë) duke filluar nga data 19 korrik 2012, do të aplikohet marrëveshja e bashkëlidhur me këtë kontratë C.C.N.L.

Sfera e aplikimit

Praktika është një marrëdhënie pune specifike me shkaqe të përziera, që ka si qëllim arritjen, nëpërmjet një formimi specifik, të një kualifikimi nëpërmjet formimit adekuat që synon përvetësimin e aftësive bazë, transversale dhe tekniko-profesionale.

Periudha e praktikës lejohet për të gjitha kualifikimet dhe detyrat e përfshira në nivelet II deri në VII.

Punësimi

Kontrata e praktikës profesionalizuese duhet të bëhet në formë të shkruar duke përcaktuar aktivitetin e punës që është objekt i kontratës, periudhën e provës, nivelin e inkuadrimit fillestar, të ndërmjetëm (kur parashikohet) dhe përfundimtar të kohëzgjatjes, së planit individual të formimit dhe të kualifikimit, që mund të fitohet në përfundim të marrëdhënies së punës.

Numri i praktikantëve në forcë që punëdhënësi ka të drejtë të punësojë nuk mund të jetë më i lartë se 100% të fuqisë punëtore të specializuar dhe të kualifikuar, duke iu referuar kontratës ose shërbimit të veçantë.

Limitet e moshës

Kontrata e praktikës profesionalizuese mund të vendoset me të rinjtë që kanë mbushur moshën që përfshihet nga 18 deri në 29 vjeç.

Kontrata e praktikës profesionalizuese mund të nënshkruhet edhe me të rinjtë që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe kanë një kualifikim profesional të marrë në bazë të ligjit 28.3.2003 n. 53.

Periudha e provës

Kohëzgjatja maksimale e periudhës së provës për praktikantët caktohet në 30 ditë pune efektive.

Gjatë periudhës së provës, e drejta për t’u tërhequr nga kontrata në çdo kohë është reciproke, pa detyrim paralajmërimi ose në lidhje me kompensim zëvendësues ose me të drejtën e pagesës së trajtimit për përfundimin e marrëdhënieve në punë dhe të kësteve të pagesave mujore shtesë dhe të pushimeve, me kusht që ato të jenë të maturuara.

Kohëzgjatja

Marrëdhënia e praktikës përfundon në lidhje me kualifikimet që duhen arritur sipas afateve të skadimit të treguara më poshtë.

Kohëzgjatja maksimale e kontratës së praktikës (stazhit) paraqitet në tabelën e mëposhtme:

II niveli24 muaj
III niveli24 muaj
IV niveli36 muaj
V niveli36 muaj
VI niveli48 muaj
VII niveli48 muaj

Në rast mungese që kalon 4 javë rresht, periudha e praktikës do të zgjatet në një periudhë të barabartë me kohëzgjatjen e mungesës.

Për punonjësit me destinacion përfundimtar duke filluar nga niveli V deri në nivelin VII, që kanë një diplomë që ka të bëjë me profesionin që do të fitojnë, kohëzgjatja do të zvogëlohet 6 muaj; nëse zotëron një diplomë në lidhje me profesionin që do të fitohet, kohëzgjatja do të zvogëlohet 12 muaj.

Në nivel territorial, palët do të jenë në gjendje të parashikojnë kohëzgjatje më të mëdha për situata specifike profesionale dhe/ose operative.

Ndërmarrjet marrin përsipër të mbajnë në shërbim të paktën 65% të punonjësve që kanë përfunduar kontratën e tyre të praktikës brenda 24 muajve të mëparshëm.

Për këtë qëllim nuk llogariten punonjësit që kanë dhënë dorëheqjen, të pushuarit nga puna për arsye të drejtë dhe ata që në përfundim të periudhës së stazhit (praktikës) kanë refuzuar propozimin për të qëndruar në shërbim.

Kufizimi i mësipërm nuk aplikohet kur në dy vitet e mëparshme ka skaduar një kontratë e vetme e praktikës.

Gjykimi për konformitetin

Punëdhënësi dhe nxënësi në ekonomi, me asistencën e organizatave përfaqësuese te të cilat bëjnë pjesë ose u japin një mandat, mund të kërkojnë nga Enti bilateral territorial mendimin e konformitetit për kontratën e periudhës së mësimit të profesionit.

Në kontraktimin territorial do të mund të bihet dakord, në marrëveshje me administratat kompetente të territorit, që t’i besohet sistemit të enteve bilaterale verifikimi i konformitetit të mësimit të praktikantëve me kuadrin e formimit që lidhet me kualifikimin që do të fitohet.

Njohja e periudhave të mëparshme të praktikës

Periudha e stazhit (praktikës) të kryer në ndërmarrjet e tjera do të llogaritet te ndërmarrja e re, pa cenuar kohëzgjatjen minimale të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi, për qëllimin e plotësimit të periudhës së parashikuar nga kjo kontratë, me kusht që stazhi t’i referohet të njëjtave aktivitete dhe të mos ketë ndodhur, ndërmjet një periudhe dhe tjetrës, një ndërprerje prej më shumë se një vit.

Në rast se akumulohen disa marrëdhënie, orët e formimit do të jenë proporcionale në raport me periudhën e mbetur të praktikës që duhet bërë.

Për të marrë njohjen e akumulimit të periudhave të praktikës të kryera më parë në ndërmarrje të tjera, praktikanti duhet të dokumentojë, në momentin e punësimit, periudhat e përfunduara tashmë dhe frekuentimin e kurseve të formimit të jashtëm.

Periudha e praktikës do të paraqitet në librezën e formimit me qëllim të demonstrimit të aktiviteteve të kryera.

Në rast të ndërprerjes së marrëdhënies, praktikantit do t’i lëshohet nga ndërmarrja një dokument që vërteton periudhat e stazhit të përfunduara deri në atë kohë.

Formimi

Parimet e pranuara në këtë kapitull synojnë të garantojnë një aplikim uniform në territorin kombëtar të rregullave mbi formimin në praktikën e profesionalizimit.

Duke pasur parasysh se rregullimi i profileve formuese të praktikave të profesionalizimit u është lënë Rajoneve në marrëveshje me Shoqatat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve, dhe se në formë transitore rregullorja e përmendur i është lënë kontratës C.C.N.L., është rënë dakord si më poshtë.

Sasia e orëve të formimit formal do të jetë e barabartë me 120 orë në vit dhe do të artikulohet në formime bazë, transversale dhe tekniko-profesionale.

Në këtë kontekst, është përcaktuar si formim bazë dhe transversal ai që synon të mësojë nocionet e higjienës, sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në punë, njohjen e të drejtave dhe detyrave në marrëdhëniet e punës, organizimin e ndërmarrjes dhe ciklin e prodhimit, si dhe aftësitë relacionale. Do të vendoset në fillim të itinerarit formues, formimi në lidhje me nocionet e higjienës, sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.

Profilet formuese përcaktohen në aneksin 9, i cili është pjesë përbërëse e kësaj kontrate. Palët rezervojnë të drejtën, sipas rastit, të modifikojnë dhe zgjerojnë në fazat vijuese profilet e lartpërmendura.

Formimi duhet të jetë i strukturuar dhe i certifikueshëm dhe duhet të rezultojë në librezën e formimit ku do të regjistrohen aftësitë e fituara gjatë formimit në fazën e praktikës.

Formimi mund të bëhet me modalitetin alternativ on the job dhe me zëvendësim.

Formimi formal mund të jetë i brendshëm ose jashtë ndërmarrjes. Ai duhet të jetë në përputhje me normativat ligjore dhe rregulloret e parashikuara në nivel territorial. Për sa i përket kërkesave të ndërmarrjes për ofrimin brenda të të njëjtës ndërmarrje të krejt planit të formimit do të merren parasysh: burimet njerëzore të përshtatshme për transferimin e aftësive, tutorët me formim dhe kompetenca adekuate, si dhe lokalet e përshtatshme në lidhje me objektivat formues dhe dimensionet e ndërmarrjes. Mbi këto baza kapaciteti formues i brendshëm duhet të jetë deklaruar nga punëdhënësi në kontratën e punësimit.

Punëdhënësi ose i deleguari i tij do të vërtetojë gjithashtu përshtatshmërinë e lokaleve që sipërmarrja synon të përdorë për formimin formal, të cilat – në rastin e një ndërmarrje të plurilokalizuar – mund të jenë të vendosura edhe në një ndërmarrje tjetër ose strukturë referimi që ndodhen normalisht në të njëjtën provincë.

Ndërmarrjet formuese do të jenë gjithashtu në gjendje të ofrojnë formim edhe nëpërmjet strukturave të tyre formuese të përshtatshme në lidhje me praktikantët e tyre, ose në rastin e grupeve të ndërmarrjeve, për praktikantët e ndërmarrjeve të grupit.

Për kërkesat e tutorit të ndërmarrjes, i referohemi dispozitave në fuqi.

Trajtimi ekonomik

Punonjësi i punësuar me kontratë stazhi profesionalizimi inkuadrohet në dy nivele, nën atë të destinacionit përfundimtar, për gjysmën e parë të periudhës dhe në një nivel më të ulët për gjysmën e dytë.

Praktikantët me destinacion përfundimtar të nivelit të dytë do të klasifikohen në nivelin e parë për të gjithë periudhën.

Paga e praktikantëve përbëhet nga: paga bazë, shtesa e kompensimit të kostos së jetesës dhe EDR (Element i dallueshëm i pagës) ish-Marrëveshja Interconfederale e 31 korrikut 1992.

Trajtimi normativ

Për atë që nuk parashikohet në mënyrë specifike në këtë nen, praktikanti ka të drejtë, gjatë periudhës së praktikës, për të njëjtin trajtim normativ të parashikuar nga kjo kontratë C.C.N.L. për punonjësit e kualifikimit për të cilin kryen stazhin.

Lejohet marrëdhënia e punës me kohë të pjesshme për praktikantët, me orar pune jo më pak se 50% të kohës së plotë.

Sëmundja

Aplikohet kur parashikohet nga ligji n. 296/2006, neni 1, paragrafi 773.

DEKLARATË NË PROCESVERBAL

Palët marrin përsipër të takohen brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e dispozitave në lëmin e praktikës për përmbushjen e të drejtës-detyrës së arsimimit dhe formimit dhe të praktikës për marrjen e një diplome ose për itineraret e formimit të lartë.

Palët bien dakord që disiplina për të cilën ky nen aplikohet, meqë është i pajtueshëm, për të rinjtë nga mosha 16 deri në 18 vjeç në përputhje me ligjin n. 196/1997.

Për kontratat e stazhit të parashikuara në përputhje me disiplinën në fuqi përpara hyrjes ne fuqi të D.Lgjs. n. 276/2003, vazhdon të aplikohet kjo disiplinë deri në skadimin e tyre natyral.