fbpx

Palët nënshkruese të kontratës bazohen te normat komunitare dhe kombëtare të cilat përcaktojnë se kontratat e punësimit me kohë të pacaktuar janë dhe do të vazhdojnë të jenë forma e zakonshme e marrëdhënieve të punës vartëse dhe që pohojnë se kontratat me afat të caktuar përfaqësojnë një karakteristikë të punësimit në disa sektorë, punësime dhe aktivitete që synojnë plotësimin e kërkesave si të ndërmarrjeve ashtu edhe të punonjësve.

Punësimi me kontratë me afat të caktuar bëhet në përputhje me normativën në fuqi.

Për kontratën e punës me afat të caktuar, të nënshkruar në bazë të nenit 19 i D.Lgjs. 81/2015 dhe ndryshimet dhe integrimet e mëvonshme, mund të vendoset një afat për një kohëzgjatje jo më shumë se 12 muaj pa motivim.

Kontrata mund të ketë një kohëzgjatje më të madhe, por në çdo rast jo më shumë se 24 muaj, vetëm në prani të të paktën një motivi nga ata që parashikohen nga Ligji.

Afati i kontratës mund të zgjatet lirisht në dymbëdhjetë muajt e parë dhe më pas vetëm në prani të motiveve të parashikuara në ligj.

Duke pasur parasysh veçoritë e sektorit, në përputhje me përmbajtjen e nenit 19, paragrafi 2, D.Lgjs. 81/2015, kohëzgjatja e marrëdhënieve të punës me afat të caktuar që kalon ndërmjet të njëjtit punëdhënës dhe të njëjtit punonjës, si rezultat i një sërë kalime kontratash, të lidhura për kryerjen e detyrave me nivel të barabartë dhe kategori ligjore dhe pavarësisht nga periudhat e ndërprerjes ndërmjet një kontrate dhe një tjetre, zgjatet në 36 muaj.

Në lidhje me punëtorët sipas paragrafit të mëparshëm, e drejta për të punësuar me afat të caktuar ose e zgjatjes dhe/ose e rinovimit, që e kalon afatin prej 24 muajsh, nuk mund të ushtrohet nga punëdhënësit të cilët në atë kohë, nuk kanë shndërruar në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar të paktën 20% të punëtorëve, kontrata e të cilëve me afat të caktuar të ketë skaduar në 12 muajt e mëparshëm.

Në bazë të nenit 19, paragrafi 3 të D.Lgjs. n. 81/2015, përveç periudhës maksimale, siç përcaktohet më sipër, kohëzgjatja maksimale e kontratës së mëtejshme pasuese me afat të caktuar është e barabartë me një periudhë jo më të gjatë se 6 muaj. Lidhja e kësaj kontrate të mëtejshme pasuese me afat të caktuar do të bëhet pranë Inspektoratit Territorial të Punës kompetent dhe me asistencën e një përfaqësuesi sindikal të sindikatave (OO.SS.), nënshkruese të kësaj kontrate C.C.N.L. në të cilën punonjësi është i regjistruar dhe/ose i jep mandatin.

Palët bien dakord që nuk mund të punësohen punonjës me kontratë me afat të caktuar më shumë se 25% të mesatares vjetore, që i referohet vitit kalendarik para punësimit, të numrit të punëtorëve me kohë të pacaktuar me rrumbullakim të numrit dhjetor në njësinë më të lartë nëse ai është e barabartë ose më i madh se 0,5. Për punëdhënësit që punësojnë deri në pesë punonjës është gjithmonë e mundur të lidhet një kontratë pune me afat të caktuar.

Në lidhje me veçoritë e sektorit dhe në zbatim të referencës legjislative për kontraktimet kolektive të parashikuar nga neni 19, paragrafi 2, D.Lgjs. n. 81/2015, për aktivitetet sezonale, të përcaktuara në këtë nen dhe atyre të parashikuara në D.P.R. (Dekretin e Presidentit të Republikës) 1525/1963, nuk aplikohet caku kohor dhe përqindja e përmendur në paragrafët e mëparshëm.

Njihet natyra sezonale e aktiviteteve të kontrollit të deratizimit (zhdukja e minjve) dhe dezinfestimit (zhdukja e parazitëve).

Në rastet e evidentuara më sipër, me rastin e krijimit të një marrëdhënie pune me afat të caktuar, do të specifikohet në kontratën individuale “sezonal” si arsye për të cilën është vendosur afati.

Palët bien dakord që sezonaliteti siç përcaktohet në paragrafët e mësipërm është në përputhje me kërkesat ligjore të kërkuara nga D.Lgjs. (Dekreti legjislativ) 81/2015 në përputhje me aplikimin e normativave specifike.

Në zbatim të nenit 23 të D.Lgjs. 81/2015, përjashtohen nga kufiri i përqindjes së mësipërme kontratat me afat të caktuar të lidhura:

a) me fazën fillestare të aktiviteteve të reja. Për fazën e fillimit të një aktiviteti të ri nënkuptohet një periudhë kohe deri në 6 muaj. Nuk mund të përfshihen në këtë normë punonjësit me kohë të pacaktuar që vijnë nga ndryshimet e kontratave nga kantieret e tjera. Në nivel territorial, me organizatat sindikale (OO.SS.) nënshkruese të kontratës C.C.N.L., do të jetë e mundur të bien dakord për punësime me kontratë me afat të caktuar në fazat e fillimit të një aktiviteti të ri që tejkalon periudhën e përmendur;

b) me kryerjen e aktiviteteve sezonale, të përcaktuara si më sipër, dhe të veprimtarive të parashikuara D.P.R. 1525/1963;

c) me zëvendësimin e punonjësve që mungojnë;

d) me punonjës me moshë më të madhe se 50 vjeç.

Palët bien dakord që punonjësit që kanë ofruar aktivitetin e tyre në ekzekutimin e një ose më shumë kontratave me afat të caktuar, tek i njëjti punëdhënës, për një periudhë më të gjatë se 12 muaj, kanë të drejtën e përparësisë në punësimet me kohë të pacaktuar të bëra nga punëdhënësi në 12 muajt pas skadimit të kontratës së tij, për detyrat e kryera tashmë në marrëdhëniet e mëparshme me afat të caktuar. E drejta, përveçse përmendet në kontratën e punësimit, mund të ushtrohet me kusht që punonjësi të bëjë kërkesë me shkrim brenda 6 muajve nga skadimi i kontratës. Për punonjësit e punësuar me afat të caktuar për të kryer aktivitete sezonale, e drejta e përparësisë mund të ushtrohet me kusht që punonjësi ta kërkojë me shkrim brenda 3 muajve nga skadimi i kontratës.

Palët, në përputhje me nenin 24, paragrafi 1, D.Lgjs. n. 81/2015, vendosin se e drejta e përparësisë do të aplikohet, aty ku është e mundur, brenda kantierit ku ai ka ofruar shërbimin e tij.

Palët synojnë të disiplinojnë rastet e dhëna për të cilat nuk gjenden aplikimet e intervaleve kohore në rast të rimarrjes në punë me kontratë me afat të caktuar të të njëjtit punonjës sipas nenit 21 D.Lgjs. n. 81/2015. Kushtet e ndërprerjes të parashikuara sipas ligjit nuk gjejnë aplikim në rastet e dhëna si më poshtë:

a) në punësimin e punonjësve të punësuar në aktivitetet sezonale të paraqitura në paragrafët e mëparshëm;

b) në zëvendësimin e punonjësve që mungojnë, kur punësimi i mëpasshëm bëhet për arsye të zëvendësimit të punonjësve të tjerë;

c) në punësimin e punonjësve të vendosur me pagesë për papunësi, fitime në një ndërmarrje tjetër;

d) në punësimin e përfituesve të NaspI-t (kompensim mujor për ata që kanë humbur punën);

e) në punësimin e punonjësve të papunë me moshë mbi 50 vjeç.

Punësimi i punonjësve me afat të caktuar për të zëvendësuar punonjësit me leje lindje, ose me leje për fëmijët në përputhje me Dekretin legjislativ të datës 26 Mars 2001 n. 151, mund të bëhet edhe para kohe deri në 3 muaj në krahasim me periudhën e fillimit të mungesës, siç parashikohet në nenin 4, paragrafi i dytë, i Dekretit legjislativ të lartpërmendur n. 151/2001.

Punësimi me afat të caktuar mund të bëhet para kohe, gjithashtu, deri në 3 muaj në rastet e mungesave nga puna të programuara me qëllim që të garantohet mbulimi i vendit të punonjësit që do të mungojë. Për nivelet 5-6-7, zëvendësimi mund të zgjatet deri në gjashtë muaj.

Kohëzgjatja e periudhës së provës nuk mund të tejkalojë limitet e parashikuara për punësimet për një kohë të pacaktuar; në rast të rimarrjes në punë për të njëjtat detyra, nuk do të parashikohet një periudhë e re prove.

Në rast sëmundjeje ose aksidenti jo në punë, ruajtja e vendit të punës për punonjësit që mungojnë me kontratë me afat të caktuar është e kufizuar në një periudhë maksimale të barabartë me një të tretën e kohëzgjatjes së kontratës fillestare, ajo nuk shtrihet përtej skadimit të afatit të përcaktuar në kontratë dhe në çdo rast nuk mund të tejkalojë kohëzgjatjen e parashikuar për punonjësit me kohë të pacaktuar.

Ndërmarrjet, me kërkesën e Organizatave sindikale (OO.SS.). kompetente ose të R.S.A./R.S.U.-ve, do t’u sigurojë çdo vit atyre informacione mbi dimensionet sasiore, mbi tipologjitë e aktiviteteve, mbi vendndodhjen gjeografike dhe mbi profilet profesionale të kontratave të lidhura me afat të caktuar, informacione të dobishme për një monitorim dhe krahasim, që do të mund të përcaktojë instrumentet dhe modalitetet për një sistem progresiv të stabilizimit të kontratave me afat të caktuar. Punësimet me kontratë me afat të caktuar janë të disiplinuara nga normat e këtij neni, në përputhje me normativën në fuqi dhe kryhen sipas të njëjtave norma të parashikuara për marrjen në punë me kohë të pacaktuar, duke përfshirë edhe trajtimet ekonomike të parashikuara nga kontraktimet territoriale dhe/ose të ndërmarrjes.

Në përputhje me nenin 35 të ligjit n. 300/1970 (fusha e aplikimit të të drejtave sindikale), punonjësit me kontratë me afat të caktuar janë të llogaritshme kur kontrata zgjat më shumë se 9 muaj.

Për çdo gjë tjetër që nuk parashikohet i referohemi ligjit.

SQARIM NË PROCESVERBAL

Palët pranojnë reciprokisht se ndër arsyet e me një natyrë zëvendësuese, të cilat, sipas ligjit dhe këtij neni, lejojnë punësimin me kontratë me afat të caktuar, përfshijnë, si shembull, hipotezën e zëvendësimit të punonjësve që mungojnë me të drejtën e ruajtjes së vendit të punës, punonjësit që mungojnë, që janë në pritje, me leje, ose në lirim apo që kanë leje të gjatë ose që mungojnë gjatë periudhës së ditëve të punës.

Ky sqarim, meqenëse ka natyrë interpretuese, nuk cenon legjitimitetin e kontratave me afat të caktuar tashmë të nënshkruara.