fbpx

Në lidhje me detyrat e kryera, punonjësit klasifikohen në nivelet e renditura më poshtë, pavarësisht se dallimi ndërmjet nëpunësve dhe punëtorëve ruhet për efekt të të gjitha normave (legjislative, rregulluese, kontraktuese, etj.) që parashikojnë trajtim të diferencuar dhe në çdo rast i referohen në mënyrë të dallueshme këtyre punonjës.

Punonjësi që kryen në mënyrë të përzier detyra të niveleve të ndryshme inkuadrohet në nivelin më të lartë nëse mbizotërojnë detyrat që kanë të bëjnë me nivelin më të lartë, me përjashtim të rastit të ndryshimit të përkohshëm të detyrave.

Inkuadrimi i punonjësve në kategoritë e parashikuara nga ky nen bëhet në bazë të deklaratave të përgjithshme, ilustrimeve me shembujve të profileve profesionale dhe të shembujve. Shembujt i referohen përgjithësisht figurës profesionale të punonjësit dhe për këtë arsye janë të formuluar kryesisht me terma uniform.

Kërkesat e domosdoshme që rrjedhin nga karakteristikat dhe nga parakushtet profesionale të treguara në deklaratë dhe nga përmbajtjet profesionale të specifikuara në profile, lejojnë, për analogji, inkuadrimin e figurave profesionale që nuk paraqiten në tekst.

Nëse për të ushtruar disa veprimtari të caktuara kërkohen autorizime të veçanta dhe/ose kualifikime specifike, është rënë dakord që ushtrimi i këtyre veprimtarive dhe inkuadrimi në nivelin përkatës të bëhet me kusht që punonjësi të plotësojë kushtet e duhura.

KUADROT

Duke u bazuar dhe në përputhje me ligjin 13 maj 1985 n. 190 siç është modifikuar nga ligji i 2 prillit 1986, n. 106, Palët bien dakord si në vijim:

  1. përcaktimi i kërkesave për përkatësinë në kategorinë “kuadro” kryhet nga palët që kanë nënshkruar këtë kontratë kombëtare pune;
  2. në lidhje me atë që përkufizohet më sipër, me aplikimin e parë, punëdhënësit do t’i atribuojnë kualifikimin si kuadër punonjësve të interesuar duke filluar nga data 1/7/1989;
  3. ndërmarrja, në përputhje me dispozitat e kombinuara të nenit 2049 k.c. dhe sipas nenit 5 të ligjit 190/1985 është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara me fajin e kuadrit në ushtrimin e aktivitetit të tij;
  4. përgjegjësia e lartpërmendur mund të garantohet edhe duke nënshkruar një policë përkatëse sigurimi;
  5. ndërmarrja do t’i garantojë kuadrit të punësuar, edhe nëpërmjet një police eventuale sigurimi, asistencë legale deri në sentencën përfundimtare, për procedimet civile dhe penale, në drejtim të vetë kuadrit për fakte që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve që i atribuohen;
  6. përveç asaj që parashikohet nga normativa në fuqi në lëmin e patentave dhe për të drejtat e autorit, me autorizimin paraprak të ndërmarrjes, u njihet kuadrove mundësia e publikimit nominativ të kërkimeve ose punëve në lidhje me aktivitetet e kryera dhe të përdorimit të të dhënave dhe informacioneve të përftuara brenda fushës së vetë aktivitetit të vetë punës;
  7. në lidhje me nevojat e tyre, ndërmarrjet normalisht do të promovojnë, duke përdorur edhe Shoqatat përkatëse territoriale të sipërmarrjes kompetente, pjesëmarrjen e kuadrove në iniciativat e formimit që synojnë përmirësimin e aftësive profesionale;
  8. duke filluar nga data e njohjes së kualifikimit si kuadër nga ana e ndërmarrjes, do t’u paguhet punonjësve të interesuar një kompensim funksioni në një shumë me vlerë prej 25,82 € në muaj bruto që do të llogaritet në të gjitha institutet kontraktuese;
  9. për çdo gjë që nuk përfshihet shprehimisht këtu, i referohemi njëzëri dispozitave përkatëse për kategorinë e nëpunësve;
  10. palët pranojnë se me këtë rregullore janë zbatuar plotësisht dispozitat e ligjit nr.13 maj 1985 n. 190 për sa i përket kategorisë së “kuadrove”.

Deklaratë

I përket këtij niveli personeli me detyra drejtuese që përveç karakteristikave të treguara në deklaratën e përmendur në nivelin (kategorinë) VII dhe që zotëron përvojën e fituar pas ushtrimit të zgjatur të funksioneve, është përgjegjës për aktivitetet e koordinuara të shërbimeve dhe funksioneve themelore ose kryen veprimtari të një specializimi dhe rëndësie të lartë për zhvillimin dhe realizimin e objektivave.

NIVELI VII

Kat. Nëpunës me funksione drejtuese

Deklaratë

I përkasin këtij niveli punonjësit që kryejnë funksione drejtuese që kërkojnë një përgatitje specifike dhe aftësi profesionale me autonominë dhe lirinë e nevojshme dhe maturi të kompetencave dhe iniciativës (brenda procesit sipas kompetencave) dhe që janë përgjegjës për rezultatet/objektivat e pritshme që duhet të arrihen.

NIVELI VI

Kat. Nëpunës/Punëtorë

Kualifik. Punonjës drejtues me njohuri/përvojë/fuqi adekuate iniciative.

Punëtorë me detyra dhe kualifikime të specializuara

Deklaratë

I takojnë këtij niveli punonjësit që kryejnë funksione drejtuese në lidhje me aktivitete komplekse, të cilat kërkojnë përgatitje të lartë dhe të konsoliduar, kapacitet adekuat profesional dhe administrues si dhe përvojë adekuate.

I përkasin këtij niveli punëtorët me detyra që kërkojnë specializime specifike dhe një nivel të lartë kualifikimi dhe kërkesash profesionale/kualifikimi.

Këto funksione kryhen me fuqinë e vendimmarrjes dhe autonominë e nismave brenda kufijve të direktivave të përgjithshme që u jepen.

Shembuj: 

1.1 Punonjës drejtues teknik/administrativ; 

1.2 Specialist i kontrollit të cilësisë, sigurisë dhe ambientit; 

1.3 Analist programues, teknik programues; 

1.4 Furnitor;

1.5 Asistent Drejtorie; 

1.6 Kontabël; 

1.7 Koordinues i shërbimeve;

1.8 Inspektor; 

1.9 Operatori përgjegjës për drejtimin e sistemeve komplekse;

1.10 Përgjegjës i grupeve operative autonome me dimensione të mesme në sektorët ambiental, të pastrimit, mirëmbajtjes e instalimit dhe logjistikës.

NIVELI V

Kat. Nëpunës/Punëtorë
Kualifik. Drejtues/Me përvojë

Deklaratë

I përkasin këtij niveli punonjësit që kryejnë detyra për të cilat nevojiten aftësi konceptuese ose kryesisht të tilla, në kushtet e autonomisë ekzekutive brenda kufijve të procedurave të vlefshme në fushën e veprimtarisë në të cilën veprojnë dhe me zotërim të aftësive profesionale e administrative si dhe të përgatitjes teorike dhe tekniko-praktike të specializuar.

Këtij niveli i përkasin edhe ata që, edhe pse ata vetë punojnë me dorë, kryejnë me autonomi operative, në fushën e direktivave të marra dhe me kontributin e aftësive teknike që përfshijnë njohjen e teknologjive të punës dhe të funksionimit të aparateve, funksionet e koordinimit dhe kontrollit të aktiviteteve të skuadrave ose grupeve, nëse operojnë në komplekse të ndryshme.

Profili:

  1. Punëtorët që, përveçse zotërojnë të gjitha karakteristikat e nivelit IV, kryejnë, me autonomi më të madhe ekzekutive dhe me kontributin e aftësive të rëndësishme, operacione në impiante ose pajisje komplekse.

Shembuj:

1.1 Teknik përgjegjës për drejtimin e impianteve;

1.2 Përgjegjës i grupeve operative në sektorët ambiental, të pastrimit,

mirëmbajtjes dhe instalimit, logjistikës;

1.3 Punëtor mirëmbajtjeje polivalente;

1.4 Punëtorët e dezinfektimit, deratizimit dhe dezinfektimit, heqje myshku edhe me ndihmën e aparaturave për spërkatjen e substancave kimike në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë veprimtari teknike dhe administrative të karakterizuara nga një autonomi e lartë operative

Shembuj:

2.1 Kontabël dhe kontabël klient, preventivues; 

2.2 Supervizor; 

2.3 Programator.

Profili:

  1. Nëpunësit që kryejnë detyra që lidhen drejtpërdrejt me përdoruesit me përgjegjësi për organizimin dhe administrimin e aktiviteteve specifike.

Shembuj:

3.1 Përgjegjës i aktiviteteve për shitjen e biletave dhe të kontrollit të hyrjeve; 

3.2 Përgjegjës për aktivitetet e pritjes, bujtjes, shoqërimit dhe kujdestarisë.

NIVELI IV

Kat. Nëpunës/Punëtorë
Kualifik. Të rendit/T​​ë specializuar

Deklaratë

I takojnë këtij niveli punonjësit të cilët, duke pasur njohuri të kualifikuara si specialistë, kryejnë aktivitete tekniko-operative me kompleksitet adekuat, ose kryejnë aktivitete administrative, tregtare dhe teknike; punonjësit e caktuar për operacione dhe detyra (ekzekutive), për zbatimin e të cilave kërkohen njohuri teknike specifike dhe/ose aftësi të veçanta teknike dhe praktike, megjithatë të fituara, gjithashtu duke koordinuar dhe mbikëqyrur aktivitetet e kryera nga punonjësit e tjerë.

Profili:

  1. Punëtorët të cilët në mënyrë të pavarur dhe duke pasur praktikën e proceseve kryejnë veprimtari me natyrë komplekse në pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve.

Shembuj:

1.1 Laminatorë, levigatorë, vetrifikatorë për dysheme druri, lucidatorë me plumb;

1.2 Kryepunëtorët ose drejtuesit e grupit, të cilët, edhe pse punojnë vetë me dorë, koordinojnë dhe mbikëqyrin veprimtarinë e punëtorëve që përbëjnë skuadrën e punës, grupin ose njësinë operative;

1.3 Punonjësit përgjegjës për bonifikimet ambientale të vendeve dhe/ose rezervuarëve dhe cisternave;

1.4 Punonjësit për krasitjen, mbjelljen, montimin e shtyllave dhe gardheve, për kositjen me pajisje të fuqishme kositëse.

Profili:

  1. Punonjësit të cilët në bazë të indikacioneve ose dokumenteve përgjithësisht ekuivalente dhe me përvojë në procese, kryejnë drejtimin e impianteve me ndërhyrje të natyrës komplekse për manovrat dhe rregullimin e parametrave.

Shembuj:

2.1 Operatorët e drejtimit të impianteve civile dhe industriale;

2.2 Punëtorë të specializuar të caktuar në kabinat dhe linjat e lyerjes në impiantet industriale.

Profili:

  1. Punëtorët që kryejnë aktivitete transporti dhe zhvendosje të materialeve me mjete komplekse dhe të rënda.

Shembuj:

3.1 Shoferët dhe drejtuesit e mjeteve për të cilët kërkohet posedimi i patentës së shoferit C ose më e lartë;

3.2 Drejtuesit e mjeteve vetëlëvizëse, lopata ngarkuese, autovinça, traktorist me patentë C;

3.3 Magazinier i cili gjithashtu punon me ndihmën e suporteve informatike.

Profili:

  1. Punonjësit, të cilët, në bazë të indikacioneve ose skemave ekuivalente, procedojnë me identifikimin e defekteve, kryejnë punë me saktësi të lartë dhe me natyrë komplekse për riparimin, mirëmbajtjen, rregullimin përfundimtar dhe instalimin e makinerive dhe të impianteve.

Shembuj:

4.1 Punëtor i specializuar mirëmbajtjeje, mekanik, hidraulik, elektricist, punëtor ndërtimi;

4.2 Punëtor i specializuar instalues i impianteve, saldator.

Profili:

  1. Punonjësit teknikë dhe administrativë që kanë detyra ekzekutive që kërkojnë një përgatitje profesionale të veçantë.

Shembuj:

5.1 Kontabël në administratë;

5.2 Sekretar, arkivist;

5.3 Operator i sistemeve informatike me paketa të integruara.

Profili:

  1. Nëpunësit që kryejnë detyra që lidhen drejtpërdrejt me përdoruesit, me përgjegjësi për organizimin dhe administrimin e aktiviteteve të veçanta. Nëpunësit e porosive, të cilët, megjithëse kryejnë drejtpërdrejt detyra me përgjegjësi, janë përgjegjës për aktivitetet me kompleksitet mesatar dhe për kontrollin e punëtorëve që janë caktuar për to.

Shembuj:

6.1 Drejtues grupi për shitjen e produkteve, librave dhe gadget, me shumë punonjës brenda zonave të mbyllura dhe të kufizuara;

6.2 Drejtues grupi i aktiviteteve të shitjes së biletave dhe të kontrollit të hyrjeve, të koordinimit dhe kontrollit të shumë punonjësve;

6.3 Drejtues grupi i aktiviteteve të kontrollit të bibliotekave, sallave të leximit, hapësirave të ekspozitave dhe zonave muzeore me funksione ndihmëse për përdoruesit;

6.4 Drejtues grupi për aktivitetet e reception (pritjes) dhe shoqërimin e vizitorëve;

6.5 Përgjegjës për shoqërimin e grupeve të vizitorëve dhe aktivitete të ngjashme të cilat kërkojnë edhe njohuri të gjuhëve të huaja;

6.6 Nëpunës i shitjes së biletave dhe kontrollit të hyrjes, me njohuri të një ose më shumë gjuhëve të huaja aty ku kërkohet nga aktiviteti.

Profili:

  1. Punëtorë përgjegjës për skuadrat dhe grupet e operatorëve të angazhuar në kontrollin e hyrjes dhe zonave të kufizuara.

Shembuj:

7.1 Drejtues i grupit të operatorëve me detyrën për kontrollin e hyrjeve dhe të dokumenteve për hyrje;

7.2 Drejtues i grupit të operatorëve përgjegjës për ruajtjen e ndërtesave dhe të pronave.

Profili:

  1. Punëtorët të cilët, në mënyrë të pavarur dhe duke pasur përvojë në proceset, kryejnë aktivitete me natyrë komplekse në dezinfestacionin, dezinfektimin, deratizimin, dizerbimin (zhdukjen e barërave të këqija), depulverimin (heqjen e pluhurit), sanifikimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Punonjësit, për të fituar nivelin e IV, duhet të marrin kualifikimin e duhur profesional duke ndjekur një kurs specializimi specifik, i cili mund të kryhet nga çdo strukturë formimi, sidoqoftë duhet të përfshijë specifikimet dhe përmbajtjet e përgatitura nga O.N.B.S.I., në bazë të Direktivave dhe Protokolleve Komunitare të sektorit.

Shembull:

8.1 Teknikë dezinfektues të specializuar

NIVELI III

Kat. Nëpunës/Punëtorë
Kualifik. Ekzekutiv/Të kualifikuar

Deklaratë

I përkasin këtij niveli punonjësit e kualifikuar, të punësuar në operacionet me kompleksitet të mesëm (administrative, komerciale, teknike) për realizimin e të cilave kërkohen njohuri normale dhe aftësi të përshtatshme tekniko-praktike, të fituara edhe duke koordinuar punonjës të inkuadruar në nivele më të ulëta ose të barabarta.

Profili:

  1. Punonjës që kryejnë aktivitete pastrimi dhe mirëmbajtjeje të ambienteve, të brendshme dhe të jashtme, duke përdorur pajisje dhe makineri operatore komplekse.

Shembuj:

1.1 Punonjës të caktuar për bonifikimin ambiental;

1.2 Punonjësit për trajtimin/pastrimin e fasadave;

1.3 Drejtues (shofer) i autofshirëseve dhe/ose makinave operatore për të cilat kërkohet posedimi i patentës B;

1.4 Pastrues përfundimtarë (që operojnë me përdorimin e makinerive industriale ose shkallëve dhe/ose platformave ajrore të montuara në automjete vetëlëvizëse) ose polivalente (të karakterizuar nga përvoja, fleksibiliteti, zona dhe shërbime ndërhyrjesh të shumta, përdorim teknikash inovative);

1.5 Punonjës të caktuar për krasitjen dhe trajtimin e pemëve, gardhe pemësh, kositjes dhe mbjelljes;

1.6 Punonjës të kualifikuar të caktuar në kabinat dhe linjat e lyerjes;

1.7 Punonjës të kualifikuar të caktuar për operacionet e sterilizimit.

Profili:

  1. Punonjësit të cilët në bazë të indikacioneve ose dokumenteve ekuivalente kryejnë aktivitete për drejtimin e impianteve, duke bërë manovra me vështirësi normale.

Shembuj:

2.1 Punonjësit për aktivitetet bazë në drejtimin e impianteve civile dhe industriale.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë aktivitete transporti dhe zhvendosjen e materialeve me mjete komplekse.

Shembuj:

3.1 Drejtuesit e automjeteve dhe motokarrove me peshë më pak se 35 kuintal (për të cilat nuk kërkohet patenta C dhe D);

3.2 Drejtues i karrelave pirun për transport, shpërndarjen dhe sistemimin e materialeve, operator i vinçave-urë;

3.3 Ndihmës magazinier;

3.4 Operatorët që me ndihmën e mjeteve telematike kryejnë aktivitete për zhvendosje.

Profili:

  1. Punonjës për shërbimet e ristoracionit 

Profili:

  1. Punonjësit të cilët, në bazë të indikacioneve dhe/ose vizatimeve të detajuara kryejnë, edhe duke përcaktuar defekte të thjeshta, aktivitetet e mirëmbajtjes dhe të riparimit me vështirësi normale ekzekutimi.

Shembuj:

5.1 Punëtor i kualifikuar mirëmbajtës mekanik – hidraulik – elektricist – punëtor ndërtimi;

5.2 Punëtor i kualifikuar instalues i impianteve, saldator.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë veprimtari me natyrë teknike ose administrative që kërkojnë përgatitje të veçantë dhe praktikë zyre ose përvojë pune përkatëse.

Shembuj:

6.1 Operatori i caktuar për terminalin dhe/ose sistemet e shkrimit me Pc;

6.2 Centralinist/asistencë telefonike;

6.3 Punonjës që kontrollojnë dokumentet e kontabilitetit që kanë të bëjnë me kontrollin e materialeve, punonjësit që kontrollojnë faturat;

6.4 Shoqërues i caktuar për detyra të thjeshta sekretarie;

6.5 Detyra të tjera zyre.

Profili:

  1. Nëpunësit që, megjithëse kryejnë drejtpërdrejt detyra me përgjegjësi, janë përgjegjës për aktivitetet me kompleksitet mesatar dhe për kontrollin e operatorëve që janë caktuar në muze, zona arkeologjike dhe biblioteka.

Shembuj:

7.1 Punonjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e hyrjes, duke përfshirë shitjen e librave dhe gadgets;

7.2 Punonjës në sallën e bibliotekës dhe aktivitete të tjera muzeore;

7.3 Punonjës për kontrollin e sistemeve të mbikëqyrjes dhe sigurisë;

7.4 Punonjës për aktivitetet e reception (pritjes) dhe shoqërimin e vizitorëve.

Profili:

  1. Punonjës me funksione operative kontrolli dhe kujdestarie edhe me koordinimin e punonjësve të inkuadruar në nivele (kategori pune) më të ulëta.

Shembuj:

8.1 Koordinator i punëtorëve të caktuar për kontrollin e hyrjeve në panaire, ekspozita, teatro, impiante sportive, hapësira të kufizuara, ndërtesa;

8.2 Shofer i caktuar për të shoqëruar grupet me automjete me kapacitet të kufizuar dhe pa kufizime specifike dhe që operon ekskluzivisht brenda vendeve arkeologjike, panaireve, muzeve, hapësirave dhe ndërtesave.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë aktivitetet e dezinfektimit, desinfektacionit, deratizimit, dizerbimit (eliminim barërash të këqija), depulverimin (heqje pluhuri), sanifikimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve si të brendshme ashtu edhe të jashtme me përdorimin e pajisjeve dhe makinerive operuese komplekse dhe me produkte të gatshme për përdorim, të holluar në ujë ose mjete të tjera ose përzierje produktesh të ndryshme, sipas udhëzimeve të marra.

Punonjësit e këtij niveli duhet të marrin kualifikimin e duhur profesional duke ndjekur një kurs specializimi specifik, i cili mund të kryhet nga çdo strukturë formimi, sidoqoftë duhet të përfshijë specifikimet dhe përmbajtjet e përgatitura nga O.N.B.S.I., në bazë të Direktivave dhe Protokolleve Komunitare të sektorit.

Shembull:

9.1 Teknikë dezinfektues të kualifikuar

NIVELI II

Kat. Nëpunës/Punëtorë
Kualifik. Ekzekutiv/Të zakonshëm

Deklaratë

I përkasin këtij niveli punonjësit të cilët, me një periudhë të shkurtër praktike/ushtrimi, caktohen në operacione, zbatimi i të cilave kërkon zotërimin e njohurive (të thjeshta) praktike, madje edhe me makina dhe mjete mekanike pa autorizim. I përkasin këtij niveli edhe punonjësit që kryejnë detyra ekzekutive që kërkojnë një përgatitje të përgjithshme profesionale dhe njohuri bazë të produkteve kimike.

I përkasin këtij niveli gjithashtu, për 18 muajt e parë të shërbimit efektiv, nëpunësit ekzekutivë, të cilët kryejnë veprimtari të thjeshta administrative ose teknike që nuk kërkojnë përgatitje të veçantë.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë aktivitete pastrimi dhe mirëmbajtjeje të ambienteve edhe me përdorimin e pajisjeve të thjeshta dhe të makinave operatore automatike ose gjysmë automatike të pajisura siç duhet.

Shembuj:

1.1 Pastrues të caktuar për larjen me sisteme automatike ose normale, të caktuar për punë pastrimi edhe me përdorimin e lucidatriçeve dhe aspiratorëve, si dhe për punimet për pastrimin e xhamit;

1.2 Punonjës të caktuar për riorganizimin dhe administrimin e lokaleve, bujtinave dhe të ngjashme;

1.3 Punëtorë të zakonshëm të caktuar për mirëmbajtjen, kositjen, krasitjen, plehërimin dhe pastrimin e zonave të gjelbra;

1.4 Shofer i mjeteve të vogla të transportit për të cilat nuk kërkohet patenta;

1.5 Punonjës në qarkullimin e transportit të thasëve;

1.6 Punonjës të ngarkuar me përzgjedhjen dhe/ose ndarjen e mbetjeve të përpunimit dhe/ose materialit nga grumbullimet e diferencuara;

1.7 Punëtorë të zakonshëm të ngarkuar me pastrimin e sallave të operacionit, sallave të ndihmës së shpejtë/urgjencës, etj.;

1.8 Punonjës të zakonshëm të caktuar në kabinat dhe linjat e lyerjes;

1.9 Punëtorë të zakonshëm të caktuar në aktivitete të tjera ndihmëse për mbështetjen në sektorin shkollor dhe sanitar.

Profili:

  1. Punonjës që kryejnë aktivitete kontrolli të lokaleve, hyrjeve, zonave të kufizuara, aparaturave me instrumente të parapërshtatur dhe/ose të parapërgatitur.

Shembuj:

2.1 Punëtorë të zakonshëm të caktuar për kontrollin e impianteve automatike;

2.2 Portier, roje, gardian, mbikëqyrje e paarmatosur;

2.3 Punëtorë të zakonshëm të caktuar në reception (pritje), shërbime kopjimi.

Profili:

  1. Punëtorët që kryejnë, edhe duke përdorur mjete me drejtim të thjeshtë, transportin e zhvendosjen dhe shpërndarjen e materialeve.

Shembuj:

3.1 Punonjës të përfshirë në ngarkim-shkarkim dhe zhvendosje të brendshme në kontratën e tenderit;

3.2 Punëtorë të zakonshëm të caktuar për aktivitetet e shoqërimit e shpërndarjes;

3.3 Punonjësit e caktuar për ngarkim/shkarkimin e avionëve dhe mjeteve të tjera të transportit në zonën e kufizuar.

Profili:

  1. Punëtorët që kryejnë veprimtari të thjeshta shërbimi për restorantet.

Shembuj:

4.1 Punëtorë të zakonshëm të caktuar në pastrime dhe shërbime për restorantet.

Profili:

  1. Punonjës që, duke ndihmuar punonjësit e kategorisë më të lartë, kryejnë punë të thjeshta mirëmbajtjeje.

Shembuj:

5.1 Punëtor i zakonshëm mirëmbajtës, mekanik, hidraulik, elektricist, punëtor ndërtimi;

5.2 Punëtor i zakonshëm mirëmbajtës dhe montator.

Profili:

  1. Punëtorët që, duke ndjekur udhëzimet dhe procedurat e paracaktuara, kryejnë aktivitete me detyra të thjeshta ekzekutive.

Shembuj:

6.1 daktilografi/stenodaktilografi edhe me video-shkrim (me Pc);

6.2 detyra të thjeshta zyre;

6.3 centralist.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë aktivitete kontrolli dhe ruajtjeje të lokaleve, hapësirave dhe pajisjeve në muze, zona arkeologjike, panaire, vendparkime makinash, ndërtesash.

Shembuj:

7.1 Punonjës i ngarkuar për kontrollin e hyrjeve dhe për kontrollin e dokumenteve përkatëse;

7.2 Punonjës i ngarkuar për ruajtjen e hyrjeve dhe sallave të muzeve, ekspozitave, parqeve, zonave arkeologjike;

7.3 Punonjës i ngarkuar për kontrollin e hyrjeve dhe të ruajtjes në ndërtesa private dhe publike;

7.4 Punonjës i ngarkuar për ruajtjen e vendparkimeve dhe zonave të pushimit pa pagesë.

Profili:

  1. Punonjësit që kryejnë aktivitetet e dezinfektimit, desinfektacionit, deratizimit, dizerbimit (eliminim barërash të këqija), depulverimin (heqje pluhuri), sanifikimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve si të brendshme ashtu edhe të jashtme, edhe me përdorimin e pajisjeve dhe makinerive operuese të thjeshta dhe me produkte të gatshme për përdorim, dhe/ose të holluara në ujë sipas udhëzimeve të marra.

Punonjësit e këtij niveli duhet të marrin kualifikimin e duhur profesional duke ndjekur një kurs specializimi specifik, i cili mund të kryhet nga çdo strukturë formimi, sidoqoftë duhet të përfshijë specifikimet dhe përmbajtjet e përgatitura nga O.N.B.S.I., në bazë të Direktivave dhe Protokolleve Komunitare të sektorit.

Shembull:

8.1 Teknikë dezinfektues të zakonshëm.

SHËNIM NË PROCESVERBAL PËR PUNONJËSIT NË AKTIVITETE TË TJERA NDIHMËSE NË SEKTORIN SHKOLLOR, SANITAR (1.9) TË KËTIJ NIVELI

Palët bien dakord që, në përjashtim me deklaratat e parashikuara për nivelet e veçanta kontraktuese të inkuadrimit, punëtorët e zakonshëm të caktuar për aktivitetet e mbështetjes në sektorin e shkollës dhe sanitar, të inkuadrohen në nivelin e dytë me parametrin 115.

Shuma e pagës që rrjedh nga aplikimi i parametrit të ri 115 sjell absorbimin deri në shumën totale të duhur, të shpërblimeve analoge eventuale të paguara në nivel ndërmarrje ose territori.

Minimumet e rrogës bazë për këta punëtorë janë si më poshtë:

  • Paga bazë 737,71 € nga korriku 2021
  • Paga bazë 758,81 € nga korriku 2022
  • Paga bazë 790,46 € nga korriku 2023
  • Paga bazë 811,57 € nga korriku 2024
  • Paga bazë 822,12 € nga korriku 2025, përveç asaj që parashikohet nga neni 73 i C.C.N.L.

NIVELI I

Kat. Punëtorë

Kualifik. manovalë (punëtor krahu)

Deklaratë

I takojnë këtij niveli punonjësit që kryejnë aktivitete të thjeshta, të llojit manuale, edhe me pajisje për të cilat nuk kërkohen njohuri profesionale, por është e mjaftueshme një periudhë minimale praktike dhe që nuk kanë nevojë për autorizime.

I takojnë këtij niveli edhe punonjësit e nivelit II të punësuar për herë të parë në sektor për nëntë muajt e parë të zhvillimit efektiv të shërbimit.

Shembuj:

  • Gardian
  • Manoval i pacaktuar në shërbimet e zakonshme të pastrimit

SHËNIM NË PROCESVERBAL PËR PUNONJËSIT NË KABINA DHE LINJAT E LYERJES

Duke marrë parasysh që impianti i ri i klasifikimit parashikon inkuadrimin e punëtorëve të kualifikuar në nivelin III, palët bien dakord që, në përjashtim me deklaratat e reja të parashikuara për nivelet e veçantë të klasifikimit kontraktues të inkuadrimit, t’u njihet të gjithë punëtorëve të kualifikuar të caktuar në kabinat dhe linjat e lyerjes në fuqi më 1 qershor 2001, inkuadrimi në nivelin e ri IV me parametrin 125 dhe me kualifikimin profesional që i përgjigjet detyrave që ata realisht ushtrojnë. 

Prandaj, minimumet e reja të pagës bazë për këta punëtorë janë si më poshtë, sipas tabelës së bashkëlidhur:

  • Paga bazë 801,85 € nga korriku 2021
  • Paga bazë 824,79 € nga korriku 2022
  • Paga bazë 859,19 € nga korriku 2023
  • Paga bazë 882,13 € nga korriku 2024
  • Paga bazë 893,59 € nga korriku 2025, përveç asaj që parashikohet nga neni 73 i C.C.N.L. 

DEKLARATË PROCESVERBALI PËR PUNONJËSIT E DEZINFESTIMIT DHE DERATIZIMIT – FORMIM DHE AZHURNIM

Palët kontraktuese bien dakord për mundësinë që itineraret e formimit dhe aktivitetet e azhurnimit për personelin e caktuar për shërbimet e Dezinfektimit dhe Deratizimit të jenë objekt i normimit specifik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për këtë qëllim, palët i japin një mandat O.N.B.S.I.-t për të përgatitur një projekt që do t’i paraqitet Ministrisë së lartpërmendur, në bazë të asaj që parashikohet nga Direktivat e Protokolleve Komunitare specifike të sektorit, gjithashtu në bashkëpunim me Institucionet Universitare dhe Entet Publike kompetente sipas lëndës.

Ndërmarrjet do të përballojnë kostot në lidhje me formimin e punonjësve të tyre që do t’i çojnë për të filluar kurset.

NIVELIPARAMETRIKUALIFIKIMIFJALË “KYÇE”
Q220KUADRONë ligjin nr. 190/1985
VII201Punonj. DrejtuesPërgatitje specifike dhe aftësi profesionale me autonominë e nevojshme dhe maturi/ kompetenca, forcë iniciative, ndërgjegjësim për rezultatet që duhet të arrihen.
VI174Nëpun. drejtues Punëtor me përvojëNjohuri adekuate – përvojë – fuqi iniciative brenda limiteve të direktivave të përgjithshme.
V140Nëpun. drejtues Punëtor me përvojëAktivitete drejtuese ose kryesisht të tilla.
Autonomi operative brenda direktivave, njohuri të teknologjive të punës/funksionimin e aparateve duke përfshirë edhe koordinimin e grupeve në komplekse të ndryshme.
IV128Nëpun. i porositur (me përgjegjësi të kufizuar) Punëtor i specializuarNjohuri specifike dhe/ose aftësi tekniko-praktike të fituara, gjithashtu edhe koordinimin e skuadrave të punonjësve të tjerë me kategori më të ulët ose të barabartë.
III118Nëpun. ekzekutiv Punëtor i kualifikuarNjohuri normale dhe aftësi adekuate tekniko-praktike të fituara, gjithashtu edhe koordinimin e punonjësve me kategori më të ulët. Punonjës polivalent (me përvojë, fleksibilitet, ndërhyrje në fusha të shumta, përdorim teknikash inovative).
II109Nëpunës Ekzekutiv Punëtor i zakonshëmPunësim i parë. Aktivitete të thjeshta administr. ose teknika që nuk kërkojnë përgatitje të veçantë. Kalojnë në nivelin III pas 18 muajsh shërbimi efektiv.
Aktivitete për të cilat kërkohen njohuri të thjeshta profesionale të cilat mund të fitohen edhe me një periudhë të shkurtër praktike/ushtrimi edhe me pajisje të thjeshta industriale.
I100Manoval (punëtor krahu)Aktivitete të thjeshta, me përmbajtje manuale, për të cilat nuk kërkohen njohuri profesionale, si dhe punonjës të nivelit II të punësuar për herë të parë (9 muaj).