fbpx

Kjo Kontratë Kombëtare Kolektive e Punës disiplinon në mënyrë unitare për të gjithë territorin e Republikës Italiane marrëdhëniet e punës ndërmjet ndërmarrjeve në sektorin e sipërmarrjeve të pastrimit dhe shërbimeve të integruara/multi-shërbime dhe personelit përkatës të punësuar.

Kjo Kontratë Kolektive Kombëtare e Punës, e nënshkruar nga shoqatat sipërmarrëse dhe nga organizatat sindikale të punëtorëve që janë relativisht më përfaqësuese në kategorinë e nivelit kombëtar dhe territorial, gjithashtu edhe në përputhje me nenin 7, paragrafi 4, i Dekretit ligjor nr. 248/2007 i konvertuar në ligjin nr. 31/2008, është një kompleks unitar dhe i pandashëm dhe përbën, në çdo normë të tijën dhe në tërësi, një trajtim minimal dhe të detyrueshëm, përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në të, për punonjësit e ndërmarrjeve të përmendura në nenin 1 dhe përbën një kusht të nevojshëm për gëzimin e përfitimeve normative dhe kontributive të parashikuara nga normativat rajonale në fuqi, kombëtare dhe komunitare, si dhe për aksesin në formimin e vazhdueshëm që jepet nga fondet ndërprofesionale.

Në veçanti, aplikimi korrekt i dispozitave sipas neneve 54 e 66 dhe 69 (“Sigurimet shoqërore plotësuese”, “Organizmi paritetik kombëtar – O.N.B.S.I.” dhe “Asistenca sanitare integruese”) përbën një kusht të domosdoshëm për përdorimin e të gjitha instrumenteve që kjo marrëveshje C.C.N.L. ka krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të ndërmarrjeve në lidhje me tregun e punës dhe të administrimit të marrëdhënieve të punës.

Kjo Kontratë zëvendëson dhe absorbon me çdo efekt normat e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme kolektive kombëtare, si dhe normat dhe zakonet lokale, meqenëse rregullohen prej saj.

Për çdo gjë që nuk parashikohet në këtë Kontratë, vlejnë dispozitat e ligjeve përkatëse në fuqi. Mbeten të paprekura kushtet më të favorshme.

Duke pasur parasysh se tregu i shërbimeve të pastrimit dhe shërbimeve të integruara në sektorin publik dhe privat po evoluon në një perspektivë aktivitetesh të karakterizuara nga bashkë-prania e profesionalizmave heterogjene dhe të larmishme në lidhje me fushën e aplikimit të kontratës C.C.N.L. 24 tetor 1997, të kontratës C.C.N.L. 25 maj 2001, të Protokollit të Mirëkuptimit të 3 dhjetorit 2003 dhe përmbajtjes së Protokollit të 7 Tetorit 2003, i cili për më tepër ruan specifikën e tij, Palët bien dakord të përcaktojnë më tej sferën e aplikimit brenda kushteve të përcaktuara në këtë nen, si dhe për të zhvilluar fushën e aplikimit të normativës së mëparshme në mënyrat dhe termat e specifikuara më poshtë për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave më të artikuluara të kërkesave të tregut dhe të klientit.

Aktivitetet e kryera për klientelën (porositësit) publike dhe private, siç përvijohen në paragrafët e mëposhtëm, mund të administrohen brenda fushës së ndërmarrjeve tradicionale të pastrimit dhe/ose ndërmarrjeve të shërbimeve të integruara/multi-shërbime/global service me përdorimin e kësaj kontrate C.C.N.L..

Për rrjedhojë, përjashtohen nga sfera e aplikimi të kontratës aktivitetet autonome eventuale, qoftë edhe për kontrata të veçanta porosish, për marrëdhëniet e punës në të cilat aplikohen, sipas normativës në fuqi, autonome dhe specifike të kontratës C.C.N.L. përkatëse.

Shërbimet e pastrimit, dezinfektimit, sanifikimit, desinfektacionit dhe deratizimit rregullohen nga ligjin nr. 82/1994 dhe nga normat e mëvonshme e rregulloret zbatuese. Ato përfshijnë aktivitete shërbimi ndihmëse/integruese dhe aktivitete të llojit mirëmbajtës, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, të kryera në rrugë jo ekskluzive me kërkesën e klientelës publike dhe private.

Zgjerimi progresiv i kontratave të global service, të bazuara në rezultate dhe që përfshijnë edhe aktivitetet e projektimit dhe të qeverisjes së prodhimit të shërbimeve të ndryshme, të facility management dhe të shërbimeve të integruara ose multi-shërbime arrin në fakt të mbulojë një mori aktivitetesh shërbimi.

Palët synojnë të vënë në dispozicion të tregut, nëpërmjet kësaj kontrate kolektive, një mjet për të ripërcaktuar ofertën përballë kërkesës për shërbime që rrjedh nga zgjedhjet e esternalizimit të aktiviteteve jo parësore të bëra nga administratat publike (PP.AA.) dhe nga subjektet private.

Rrjedhimisht, në sferën e aplikimit të kësaj kontrate janë të përfshira, si shembull por jo në mënyrë shteruese, aktivitetet e mëposhtme:

  • shërbimet e pastrimit, dezinfektimit, sanifikimit, desinfektacionit dhe deratizimit (civile, industriale, spitalore, shtëpiake, etc.);
  • shërbimet e mirëmbajtjes (hapësirat e gjelbra, impiante dhe makineri industriale, ndërtesa, pasuri të luajtshme, pastrim muresh nga shkrimet dhe grafitet, rrugët dhe tabelat horizontale dhe vertikale në zona të kufizuara, pishina, plazhe, brigje rëre, etj.);
  • shërbimet e drejtimit dhe administrimit të impianteve (termike, klimatizimi, elektrike, hidraulike, etj.);
  • shërbimet e kontrollit të akseseve, shërbimet ndihmëse muzeore, panairet dhe shërbimet në kongrese (reception, pritje, shoqërim, ruajtje e lokaleve, ndërtesave, hapësirave, etj.);
  • shërbimet e sanifikimit ambiental (dezinfektimi, desinfektacioni, deratizimi, etj.);
  • shërbimet e përgjithshme (shërbimet e kopjimit, centrali, shpërndarja e kancelarisë dhe posta e brendshme, shërbimi fatorino, transporti me barela, zhvendosje të brendshme, etj.);
  • shërbimet administrative (administrimi i bashkëpronësisë, administrimi i shërbimeve komunale, autorizimet, licencat, taksat, faturimet, etj.);
  • shërbimet e ristoracionit (transport dhe shpërndarje e vakteve të ngrënies, rregullimi i lokaleve, larja e enëve, etj.)
  • shërbime pastrimi, mirëmbajtjes dhe shërbime të tjera në shtëpi private (banesa, rezidenca, etj.);
  • shërbime ndihmëse të transportit (asistencë, strehim dhe mirëmbajtje të vogla për transportin publik – autobusë, avionë, mjete lundrimi, etj.);
  • shërbime ndihmëse në hapësirat shkollore, sanitare, industriale, zyra publike e private;
  • shërbime të integruara në sferën e panaireve, muzeore dhe arkeologjike, duke përfshirë iniciativat promovuese dhe manifestimet rekreative dhe kulturore, si dhe shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë kundër zjarrit, etj.;
  • shërbime kontrolli të akseseve dhe ruajtjes së hapësirave, ndërtesave dhe pajisjeve, duke përfshirë ruajtjen dhe administrimin e parkimeve jo me pagesë në zona private të kufizuara, me ndihmën e impianteve teknologjike dhe të shërbimeve cinofile (me qen policie);
  • shërbimet e korrierëve, ruajtja dhe arkivimi i dokumenteve, transporti i dokumenteve, shërbime biletarie dhe informacione edhe telefonike, me përjashtim të call-center, etj.;
  • shërbime ndihmëse për administrimin e bibliotekave dhe të ekspozitave të librave, administrim i akseseve, informacion për publikun, zhvendosje dhe trajtim fizik i librave (materiale librarish, veshje me kopertinë/kapak, vendosje e shiritave kundër vjedhjes, aplikim i barkodeve etj.).

Trajtimi ekonomik dhe normativ është në përputhje me këtë kontratë C.C.N.L. aplikohet për punonjësit e punësuar, në ndërmarrje pavarësisht nga forma e tyre ligjore.

Për sa u përket ortakëve-punonjës të kooperativave, aplikohet ligji i datës 3 prill 2001, n. 142.