by OpenBox | 21-05-2024
Institutet e patronazhit të organizatave sindikale të punonjësve që ka kanë nënshkruar këtë Kontratë (INCA-CGIL, INAS-CISL, ITAL-UIL) kanë të drejtë të zhvillojnë, në bazë të nenit 12 të ligjit n. 300/1970, detyrat në përputhje me D. L. i CPS (Kryetari Provizor i Shtetit) i datës 29.7.47 n. 804.
Punonjësi mund të kontaktojë institutet e patronazhit në ndërmarrje gjatë pauzave të punës.
Ndërmarrja do të lejojë afishimin e komunikatave të patronazhit në listat murale ekzistuese dhe përdorimin e vetë lokaleve të vëna në dispozicion të R.S.A.-ve.
by OpenBox | 21-05-2024
R.S.U.-të, ose, kur nuk janë krijuar ende, R.S.A.-të, kanë të drejtë të kontrollojnë aplikimin e normave për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale dhe të promovojnë kërkimin, përpunimin dhe zbatimin e të gjitha masave të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit dhe të integritetit fizik të punonjësve.
Parandalimi i aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale dhe respektimi i normave përkatëse dhe atyre të lëshuara për këtë qëllim nga organet kompetente, përbëjnë një detyrë të përpiktë të ndërmarrjes dhe punonjësve të saj.
Punonjësi është i detyruar të respektojë me përpikëri dispozitat që, në përputhje me ligjet, do t’i jepen nga ndërmarrja për mbrojtjen e shëndetit dhe të integritetit fizik. Mbetet në fuqi çfarë është parashikuar nga normat në fuqi për sigurinë në vendin e punës.
Duke u nisur nga rëndësia e konsiderueshme që merr siguria në vendin e punës për punonjësit dhe ndërmarrjet, edhe duke pasur parasysh dekretin legjislativ n. 81/2008, i cili ka rinovuar me forcë dispozitat e mëparshme legjislative në lidhje me këtë temë, palët bien dakord për krijimin e një komisioni teknik paritetik, i cili do të vendoset në kuadër të O.N.B.S.I., me detyrën që të verifikojë dhe analizojë nevojat specifike të sektorit për këtë fushë dhe t’i harmonizojë me ligjin në fuqi.
Komisioni do të japë vlerësime për palët nënshkruese të kësaj kontrate C.C.N.L. brenda 31 Tetorit 2012.
by OpenBox | 21-05-2024
Ndërmarrjet zotohen të kërkojnë nga autoritetet kontraktuese, duke informuar Organizatat sindikale, shërbimet e mensave që mund të shfrytëzohen nga punonjësit e tyre, shërbimet (oraret e punës) e të cilëve përkojnë me oraret e ofrimit të vakteve.
by OpenBox | 21-05-2024
Me iniciativën e Organizatave sindikale që kanë nënshkruar këtë Kontratë, mund të krijohen këshilla unitare të cilat do të kenë prerogativat (privilegjet), detyrat dhe mbrojtjen e Përfaqësive të Sindikatave të Ndërmarrjes.
Kur krijimi i këshillave unitare nuk është i mundur, mund të krijohen Përfaqësitë Sindikale të Ndërmarrjes në përputhje me nenet 19 e 29 të ligjit n. 300/1970.
Në rastet kur nuk lejohet nga ligji n. 300/1970 themelimi i Përfaqësive Sindikale të Ndërmarrjes, megjithatë, pavarësisht nga kjo bëhet zgjedhja e delegatit të ndërmarrjes.
by OpenBox | 21-05-2024
A) LEJE PËR POSTET SINDIKALE DHE LEJA E PËRKOHSHME
Punonjësve që janë anëtarë të komiteteve drejtuese të Konfederatave sindikale, të komiteteve drejtuese të Federatave kombëtare të kategorisë që kanë nënshkruar këtë kontratë C.C.N.L. dhe të Sindikatave provinciale që aderojnë në to, mund t’u jepen në përputhje me nevojat e shërbimit leje të shkurtra me pagesë për shkëputjen nga funksionet e tyre, kur mungesa nga puna kërkohet shprehimisht me shkrim nga Organizatat e sipërpërmendura.
Këto leje do të jepen për një maksimum prej 25 ditësh në vit për çdo organizatë sindikale.
Aty ku ka shumë punëtorë të punësuar nga e njëjta ndërmarrje që mund të përfitojnë nga ajo, lejet që do t’u jepen individëve shtohen dhe në përgjithësi nuk mund të tejkalojnë maksimumi 60 ditë në vit.
Lejet për anëtarët e organeve drejtuese të sindikatës do të jepen me paraqitjen e letrës së thirrjes në ndërmarrje të paktën 24 orë përpara.
Kategoritë e përmendura më sipër dhe variacionet përkatëse duhet t’u komunikohen me shkrim nga Organizatat e sipërpërmendura, Shoqatave të punëdhënësve territoriale që do të marrin masa t’ia komunikojnë ndërmarrjes së cilës punonjësi i përket.
Për përmbushjen e funksioneve sindikaliste të përmendura më sipër, si dhe për funksionet publike të zgjedhjeve, mund t’u jepet një periudhë pushimi për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit të tyre, gjatë së cilës marrëdhënia e punës mbetet e pezulluar për të gjitha efektet.
Drejtuesit e përfaqësive të sindikatave të ndërmarrjes kanë të drejtë të kryejnë mandatin e tyre, me leje të paguara.
Ata kanë të drejtë për leje të tilla të paktën:
- 1 drejtues për çdo përfaqësi sindikale të ndërmarrjes në njësitë prodhuese që kanë në punë deri në 200 punonjës të kategorisë për të cilën ajo është organizuar;
- 1 drejtues për çdo 300 ose fraksion prej 300 punonjësish për çdo përfaqësi sindikale të ndërmarrjes në njësitë prodhuese që kanë në punë deri në 3.000 punonjës të kategorisë për të cilën ajo është organizuar;
- 1 drejtues për çdo 500 ose fraksione prej 500 punonjësish të kategorisë për të cilën është i organizuar përfaqësimi sindikal i ndërmarrjes në njësitë prodhuese me dimensione më të mëdha, përveç numrit minimal të përmendur në germën e mëparshme b).
Lejet me pagesë për drejtuesit e sindikatave të ndërmarrjeve nuk mund të jetë më pak se 10 orë në muaj në ndërmarrjet e përmendura në germat b) dhe c) të paragrafit të mëparshëm; në shoqëritë e përmendura në germën a) pushimet me pagesë nuk mund të jetë më pak se 2 orë e gjysmë në vit për çdo punonjës.
Punonjësi që synon të ushtrojë të drejtën e përmendur në paragrafin 7 duhet të njoftojë me shkrim ndërmarrjen, zakonisht 24 orë përpara, nëpërmjet përfaqësive të sindikatave të ndërmarrjes. Drejtuesit e sindikatave të ndërmarrjeve kanë të drejtën e lejeve pa pagesë për pjesëmarrje në negociatat e sindikatave dhe në kongreset e konferencat e natyrës sindikale, në një masë jo më të vogël se 8 ditë në vit.
Punonjësit që synojnë të ushtrojnë të drejtën e përmendur në paragrafin e mëparshëm, duhet të njoftojnë me shkrim ndërmarrjen zakonisht 3 ditë përpara, nëpërmjet përfaqësuesve të sindikatave të ndërmarrjes.
B) ASAMBLEJA
Në përputhje me nenin 20 të ligjit n. 300/1970, ndërmarrjet garantojnë ushtrimin e të drejtës së asambleve në vendet e punës.
Në rast të mungesës së dëshmuar të lokaleve në vendin e punës, ndërmarrja do të vërë në dispozicion një lokal tjetër ose një hapësirë tjetër të përshtatshme që do të vendoset me strukturat sindikale të ndërmarrjes.
Asambleja mund të mblidhet edhe nga organizatat sindikale territoriale të federatave të punonjësve që kanë nënshkruar kontratën C.C.N.L.
C) DERDHJA E KONTRIBUTEVE SINDIKALE
Ndërmarrja do të marrë masa që të mbajë nga paga mujore e punonjësit, i cili e kërkon me anën e delegimit me shkrim, shumën e kontributeve të shoqatës që do t’i derdhen organizatës sindikale që ka firmosur këtë kontratë, e përcaktuar nga vetë punonjësi, në masën prej 1% të rrogës bazë dhe kompensimin e kostos së jetesës për 14 muaj.
Ndërmarrja nuk do të zbatojë ato delegime që nuk përmbajnë elementet e dhënë në formularin standard të përmendur në letrën e bashkëlidhur me këtë kontratë.
Delegimi, me datë dhe i nënshkruar nga punonjësi, duhet të tregojë muajin e fillimit të pagesës.
Në rast se paga mujore nuk paguhet, nuk do të ketë asnjë mbajtje dhe as rikuperim të mëvonshëm.
Nëse delegimi do të arrijë në ndërmarrje pas datës 5 të muajit e fillimit të pagesës së treguar nga punonjësi, mbajtja në burim do të bëhet vetëm nga muaji që vjen pas muajit të marrjes, pa zbatuar asnjë rikuperim për periudhën e mëparshme.
Revokimi eventual i delegimit gjatë vitit kalendarik do të duhet të hartohet edhe ai me shkrim dhe të tregojë muajin nga i cili nuk duhet të bëhet më mbajtja nga rroga.
Nëse revokimi do të merret pas datës 5 të muajit të treguar nga punonjësi, ndërprerja e mbajtjes në rrogë do të hyjë në fuqi nga muaji pasardhës pa asnjë barazim.
Si delegimi ashtu edhe revokimi janë akte të shprehjes së lirë të vullnetit dhe për rrjedhojë rreptësisht personale, për rrjedhojë ato duhet të jenë individuale dhe jo kolektive.
Kur revokimi shoqërohet nga një delegim i ri i nënshkruar në favor të një Organizate tjetër sindikale, data e së parës duhet të jetë përpara ose e njëkohshme me atë të së dytës.
Delegimi dhe revokimi do të dorëzohen, ose dërgohen, nga i interesuari te ndërmarrja.
Kontributet e mbajtura në rrogë do t’i paguhen çdo muaj nga ndërmarrja Organizatës sindikale përkatëse.