fbpx

Neni 73-ter – Rinovimi i kësaj kontrate C.C.N.L. për vitet pas vitit 2025 dhe trajtimet minimale kontraktuese

Palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje mund t’i japin efekt të mëtejshëm kontratës C.C.N.L., edhe për vitet pas vitit 2025, nëse asnjëra nga palët nënshkruese nuk e anulon atë zyrtarisht brenda tre muajve nga fundi i vitit të skadimit (brenda fundit të muajit shtator). Prandaj, si shembull, në mungesë të një anulimi zyrtar brenda shtatorit 2025, efikasiteti i kontratës C.C.N.L. do të vazhdojë edhe për vitin 2026 dhe në muajin qershor palët do të përcaktojnë rritjet eventuale të minimumeve kontraktuese sipas kushteve të përshkruara në nenin 73-bis.

Nëse, përkundrazi, njëra nga palët synon të tërhiqet nga kontrata dhe komunikon anulimin zyrtar, për shembull, në shtator 2026, C.C.N.L. do të pushojë, në kushtet e përcaktuara më poshtë, më datën 31 dhjetor të po atij viti dhe në muajin qershor të vitit pasardhës, ne do të vazhdojmë ekskluzivisht të njohim diferencën eventuale të pagave që mund të lindë, për vitin 2026, nga krahasimi ndërmjet IPCA-së së parashikuar dhe përfundimtare.

Neni 73-bis – Rinovimi vjetor dhe trajtimet minimale kontraktuese per vitin 2025

Kjo kontratë C.C.N.L., nëse nuk anulohet formalisht nga njëra nga palët kontraktuese brenda tre muajve nga skadimi i saj natyral, do të konsiderohet e rinovuar edhe për vitin 2025, pavarësisht nga prania e një platforme për rinovimin e C.C.N.L. Në këtë rast, palët do të takohen në muajin qershor 2025 për të përcaktuar mbi bazën e të dhënave të furnizuara nga ISTAT, të zbuluara nga indeksi “IPCA neto i energjetikëve” (inflacioni pa vlerën energjetike) për vitin 2025 (IPCA e parashikuar), vlerën e rritjes së minimumit kontraktues duke filluar nga 1 korriku 2025. Indeksi “IPCA neto i energjetikës së importuar” do të aplikohet mbi minimumin kontraktues të përbërë nga rroga bazë dhe kontingjenca (tregues i kostos së jetesës).

Kjo klauzolë nuk ka ndikim në parashikimin në lidhje me klauzolën e Konsuntivin (bilancin përfundimtar) 2021-2024 e cila në çdo rast duhet të aplikohet.

Në muajin qershor 2026, mbi bazën e të njëjtit indeks, IPCA e konsuntivuar (mbyllje bilanci) për vitin 2025, do të përcaktojë rritjen eventuale të minimumeve kontraktuese, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2026, nëse diferenca ndërmjet IPCA-së së parashikuar dhe përfundimtare të rezultojë pozitive. Në rast se, krahasimi ndërmjet indeksit IPCA të parashikuar dhe atij të konsuntivuar për vitin 2025 do të rezultojë negativ, nuk do të ketë asnjë rritje të minimumit kontraktues dhe çdo rikuperim eventual i tepricave do të kryhet mbi shumat e rritjeve të pagave që do të përcaktohen me rastin e rinovimit të kontratës C.C.N.L.

Neni 73 – Trajtime minimale kontraktuese

Rritjet në minimumet kontraktuese për rinovimin e kontratës C.C.N.L. janë përcaktuar në bazë të rritjeve të indeksit ISTAT të quajtur “IPCA neto i energjetikëve”, që operon në nivelet e pagesave të inkuadrimit mesatar të sektorit (niveli i 2, parametri 109), duke riparametruar, pra, këto vlera në nivele të ndryshme inkuadrimi, sipas shkallës parametrike të parashikuar nga kontrata C.C.N.L e mëparshme. (100 – 220).

Rritja e minimumeve kontraktuese të nivelit të 2është e barabartë me gjithsej 120 euro bruto për periudhën kontraktuese 2021-2024, të ndarë si më poshtë:

  • 1 korrik 2021 euro 40 bruto
  • 1 korrik 2022 euro 20 bruto
  • 1 korrik 2023 euro 30 bruto
  • 1 korrik 2024 euro 20 bruto
  • 1 korrik 2025 euro 10 bruto

SHTESA EKONOMIKE

Niv.Par.Shtesë ekonomike Qershor 2021Shtesë ekonomike Qershor 2022Shtesë ekonomike Qershor 2023Shtesë ekonomike Qershor 2024Shtesë ekonomike Qershor 2025Totali
Q22080,73 €40,37 €60,55 €40,37 €20,18 €242,20 €
720173,76 €36,88 €55,32 €36,88 €18,44 €221,28
617463,85 €31,93 €47,89 €31,93 €15,96 €191,56 €
514051,38 €25,69 €38,53 €25,69 €12,84 €154,13 €
412846,97 €23,49 €35,23 €23,49 €11,74 €140,92 €
311843,30 €21,65 €32,48 €21,65 €10,83 €129,91 €
210940,00 €20,00 €30,00 €20,00 €10,00 €120,00 €
110036,70 €18,35 €27,52 €18,35 €9,17 €110,09 €
Parametri 11542,20 €21,10 €31,65 €21,10 €10,55 €126,61 €
Parametri 12545,87 €22,94 €34,40 €22,94 €11,47 €137,61 €

Duke filluar nga 1 korriku 2021 minimalet kontraktuese, të përbëra nga rrogat bazë minimale dhe shtesat për kompensimet e kostos së jetesës do të përcaktohen si më poshtë:

Niv.Par.Shtesë ekonomike Qershor 2021Rrogë bazë Korrik 2021Shtesë 
kompensim i kostos së jetesës
Pagë bazë
Korrik 2021
E.D.R. (Element Dallues i Pagës)
Q22080,73 €1.411,23 €532,06 €1.943,29 €10,33 €
720173,76 €1.289,36 €532,06 €1.821,42 €10,33 €
617463,85 €1.116,15 €524,77 €1.640,92 €10,33 €
514051,38 €898,06 €518,53 €1.416,59 €10,33 €
412846,97 €821,08 €517,50 €1.338,58 €10,33 €
311843,30 €756,94 €515,42 €1.272,36 €10,33 €
210940,00 €699,21 €513,96 €1.213,17 €10,33 €
110036,70 €641,48 €512,71 €1.154,19 €10,33 €

Fillojnë të paguhen nga 1 korriku 2022 minimalet kontraktuese, të përbëra nga minimumet e pagës bazë dhe shtesat për kompensimet e kostos së jetesës që do të përcaktohen si më poshtë:

Niv.Par.Shtesë ekonomike Qershor 2022Rrogë bazë Korrik 2022Shtesë 
kompensim i kostos së jetesës
Pagë bazë
Korrik 2022
E.D.R. (Element Dallues i Pagës)
Q22040,37 €1.451,60 €532,06 €1.983,66 €10,33 €
720136,88 €1.326,24 €532,06 €1.858,30 €10,33 €
617431,93 €1.148,08 €524,77 €1.672,85 €10,33 €
514025,69 €923,74 €518,53 €1.442,27 €10,33 €
412823,49 €844,57 €517,50 €1.362,07 €10,33 €
311821,65 €778,59 €515,42 €1.294,01 €10,33 €
210920,00 €719,21 €513,96 €1.233,17 €10,33 €
110018,35 €659,83 €512,71 €1.172,54 €10,33 €

Duke filluar nga 1 korriku 2023 minimumet kontraktuese, të përbëra nga minimumet e rrogave bazë dhe shtesat për kompensimet e kostos së jetesës do të përcaktohen si më poshtë:

Niv.Par.Shtesë ekonomike Qershor 2023Rrogë bazë Korrik 2023Shtesë 
kompensim i kostos së jetesës
Pagë bazë
Korrik 2023
E.D.R. (Element Dallues i Pagës)
Q22060,55 €1.512,15 €532,06 €2.044,21 €10,33 €
720155,32 €1.381,56 €532,06 €1.913,62 €10,33 €
617447,89 €1.195,97 €524,77 €1.720,74 €10,33 €
514038,53 €962,28 €518,53 €1.480,81 €10,33 €
412835,23 €879,80 €517,50 €1.397,30 €10,33 €
311832,48 €811,07 €515,42 €1.326,49 €10,33 €
210930,00 €749,21 €513,96 €1.263,17 €10,33 €
110027,52 €687,35 €512,71 €1.200,06 €10,33 €

Duke filluar nga 1 korriku 2024 minimalet kontraktuese, të përbëra nga minimumet e rrogave bazë dhe shtesat për kompensimet e kostos së jetesës do të përcaktohen si më poshtë:

Niv.Par.
Shtesë ekonomike Qershor 2024
Rrogë bazë Korrik 2024Shtesë 
kompensim i kostos së jetesës
Pagë bazë
Korrik 2024
E.D.R. (Element Dallues i Pagës)
Q22040,37 €1.552,52 €532,06 €2.084,58 €10,33 €
720136,88 €1.418,44 €532,06 €1.950,50 €10,33 €
617431,93 €1.227,90 €524,77 €1.752,67 €10,33 €
514025,69 €987,96 €518,53 €1.506,49 €10,33 €
412823,49 €903,28 €517,50 €1.420,78 €10,33 €
311821,65 €832,72 €515,42 €1.348,14 €10,33 €
210920,00 €769,21 €513,96 €1.283,17 €10,33 €
110018,35 €705,70 €512,71 €1.218,41 €10,33 €

Fillojnë të paguhen nga 1 korriku 2025 minimalet kontraktuese, të përbëra nga minimumet bazë dhe shtesat për kompensimet e kostos së jetesës që do të përcaktohen si më poshtë:

Niv.Par.Shtesë ekonomike Qershor 2025Rrogë bazë Korrik 2025Shtesë 
kompensim i kostos së jetesës
Pagë bazë
Korrik 2025
E.D.R. (Element Dallues i Pagës)
Q22020,18 €1.572,70 €532,06 €2.104,76 €10,33 €
720118,44 €1.436,88 €532,06 €1.968,94 €10,33 €
617415,96 €1.243,86 €524,77 €1.768,63 €10,33 €
514012,84 €1.000,81 €518,53 €1.519,34 €10,33 €
412811,74 €915,03 €517,50 €1.432,53 €10,33 €
311810,83 €843,55 €515,42 €1.358,97 €10,33 €
210910,00 €779,21 €513,96 €1.293,17 €10,33 €
11009,17 €714,87 €512,71 €1.227,58 €10,33 €

Konsuntiv (bilanc përfundimtar) 2021-2024

Në muajin qershor 2025, pavarësisht nga ultra-aktiviteti ose jo i kësaj kontrate C.C.N.L palët do të vazhdojnë të kryejnë një verifikim në lidhje me devijimin eventual ndërmjet indeksit IPCA (Tregues i harmonizuar i çmimeve të konsumit) neto të energjetikëve (burimet energjetike) të konsideruar në datën e nënshkrimit dhe indeksit përkatës IPCA të regjistruar në fakt në atë periudhë. Në rast se shuma që lidhet me përshtatjen e IPCA-së, e llogaritur mbi bazën e një inflacioni të përgjithshëm prej 3.9% për periudhën 2021-2024, të rezultonte e ndryshme në krahasim me shumat e rritjeve të përgjithshme të llogaritura me indeksin e IPCA-së efektivisht të raportit final në periudhën 2021-2024, shumat e përfshira në tabelën e datës 1 korrik 2025 do të modifikohen në mënyrë koherente. Duke marrë parasysh pjesën e kohës që ka kaluar nga rinovimi i fundit kontraktues dhe duke marrë parasysh kriteret për indeksimin e minimumeve kontraktuese të adoptuara me rastin e kësaj rinovimi, në rast se krahasimi ndërmjet indeksit IPCA të marrë në konsideratë dhe atij përfundimtar do të rezultonte negativ, rikuperimi eventual i tepricave do të bëhet mbi rritjen e pagave që do të përcaktohen me rastin e rinovimit të kontratës C.C.N.L.

Shembull i thjeshtuar i llogaritjes në lidhje me saldon e IPCA-së për periudhën 2021-2024: 

Në muajin korrik 2025, përveç shumës së parashikuar nga tranche i fundit (10 €), mund të njihet eventualisht një shumë e mëtejshme, si saldo për periudhën kontraktuese në fuqi, nëse IPCA e realizuar në atë periudhë të tejkalojë vlerën prej 3,9%.

Shembuj:

  1. IPCA realizuar në periudhën 2021 – 2024 më e lartë se 3,9% njohje e 10 € (e tranche) + saldo IPCA 

Aplikimi: 

IPCA realizuar në periudhën ‘21 – ‘24 e barabartë me 4,7 % -> njohje e 10 € (tranche) + 9,38 € (saldo IPCA) = 19,38 € 

(formula e mëposhtme: 3,9% : 45,75 = 4,7% : X; X = 55,13; 55,13 – 45,75 = 9,38 €)

  1. IPCA realizuar në periudhën 2021– 2024 e barabartë me 3,9% -> njohje e 10 € (e tranche) 
  2. IPCA e realizuar në periudhën 2021– 2024 më e ultë se 3 ,9% -> njohje e 10 € (e tranche)

Neni 72 – Hyrja në fuqi dhe khëzgjatja

Përveç datave të hyrjes fuqi dhe kohëzgjatjet e parashikuara për institutet e veçantë, kjo marrëveshje hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2024.

Nëse nuk anulohet zyrtarisht brenda tre muajve para skadimit, kontrata do të konsiderohet e rinovuar nga viti në vit dhe në këtë rast do të aplikohet rregullorja e parashikuar nga nenet 73-bis e 73-ter.

Në rast anulimi, kjo kontratë do të vazhdojë të prodhojë efektet e saj, për pjesën ekonomike dhe normative, derisa të zëvendësohet me kontratën kolektive kombëtare të mëvonshme, me përjashtim të asaj që parashikohet nga nenet 73-bis e 73-ter.

Këtu rikujtohen shprehimisht dispozitat e nenit 3 të kësaj kontrate në lidhje me procedurat e rinovimit të kontratës C.C.N.L, të cilat nuk e nënrendojnë fillimin e procedurave të rinovimit me anulimin formal të saj dhe që detyrojnë palët t’u japin vazhdimësi rinovimeve kontraktuese; mbetet në fuqi e drejta e Palëve për të përcaktuar hyrjen në fuqi dhe vlefshmërinë e rinovimeve.

Neni 71 – Norma e përgjithshme

Për çdo gjë që nuk rregullohet nga kjo kontratë, aplikohen normat ligjore dhe marrëveshjet ndërkonfederale. Rikonfirmohen normat e nenit 4 gjithashtu në lidhje me kushtet e kësaj Marrëveshjeje.