fbpx
C.C.N.L.

Kontratës Kolektive Kombëtare të Punës për personelin e punësuar nga Ndërmarrjet e Pastrimit dhe të Shërbimeve të Integruara / Multi-shërbime

C.C.N.L.

Me datën 08 qershor 2021, në Romë, ndërmjet ANIP Confindustria, Unionservizi Confapi, Legacoop Produzione e Servizi, Confcooperative Lavoro e Servizi, AGCI Servizi dhe Federatës italiane të punonjësve të tregtisë, turizmit dhe shërbimeve (FILCAMS-CGIL), Federatës italiane të sindikatave të punonjësve për shërbime tregtare të ngjashme dhe të turizmit (FISASCAT-CISL) e UILTRASPORTI-UIL, është rënë dakord për këtë marrëveshje rinovimi të Kontratës Kolektive Kombëtare të Punës (C.C.N.L.) për personelin e punësuar nga ndërmarrjet e pastrimit dhe të Shërbimeve të Integruara/Multi-shërbime më 19 dhjetor 2007, dhe rinovuar më 31 maj 2011, bashkë me anekset përkatëse që janë pjesë integruese e kontratës C.C.N.L.

“Kontrata Kolektive Kombëtare e Punës (CCNL, Contratto Collettivo Nazionale di Lavoro) për personelin e punësuar vartës nga ndërmarrjet që ushtrojnë Shërbime pastrimi dhe Shërbime të Integruara/Multi-shërbime”, e nënshkruar më 08 qershor 2021, është hartuar në gjuhën italiane dhe teksti në italisht është i vetmi ligjërisht i vlefshëm dhe efektiv.

Tekstet në frëngjisht, spanjisht, anglisht, rumanisht dhe shqip, janë përkthime të tekstit origjinal në italisht për të ofruar një shërbim më të mirë dhe janë përgatitur nga ONBSI për të lejuar një përdorim më të lehtë të tyre nga të gjitha palët e interesuara.

Në rast dyshimesh, mosmarrëveshjesh ose gabimesh të paqëllimshme apo të ndonjë mungese, do të merret parasysh ekskluzivisht teksti italian i kontratës CCNL.