fbpx

Kjo kontratë C.C.N.L., nëse nuk anulohet formalisht nga njëra nga palët kontraktuese brenda tre muajve nga skadimi i saj natyral, do të konsiderohet e rinovuar edhe për vitin 2025, pavarësisht nga prania e një platforme për rinovimin e C.C.N.L. Në këtë rast, palët do të takohen në muajin qershor 2025 për të përcaktuar mbi bazën e të dhënave të furnizuara nga ISTAT, të zbuluara nga indeksi “IPCA neto i energjetikëve” (inflacioni pa vlerën energjetike) për vitin 2025 (IPCA e parashikuar), vlerën e rritjes së minimumit kontraktues duke filluar nga 1 korriku 2025. Indeksi “IPCA neto i energjetikës së importuar” do të aplikohet mbi minimumin kontraktues të përbërë nga rroga bazë dhe kontingjenca (tregues i kostos së jetesës).

Kjo klauzolë nuk ka ndikim në parashikimin në lidhje me klauzolën e Konsuntivin (bilancin përfundimtar) 2021-2024 e cila në çdo rast duhet të aplikohet.

Në muajin qershor 2026, mbi bazën e të njëjtit indeks, IPCA e konsuntivuar (mbyllje bilanci) për vitin 2025, do të përcaktojë rritjen eventuale të minimumeve kontraktuese, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2026, nëse diferenca ndërmjet IPCA-së së parashikuar dhe përfundimtare të rezultojë pozitive. Në rast se, krahasimi ndërmjet indeksit IPCA të parashikuar dhe atij të konsuntivuar për vitin 2025 do të rezultojë negativ, nuk do të ketë asnjë rritje të minimumit kontraktues dhe çdo rikuperim eventual i tepricave do të kryhet mbi shumat e rritjeve të pagave që do të përcaktohen me rastin e rinovimit të kontratës C.C.N.L.