fbpx

Mosrespektimi, nga ana e punonjësit, i dispozitave që përmbahen në këtë kontratë mund të shkaktojë, në varësi të seriozitetit të shkeljes, zbatimin e masave të mëposhtme:

a) vërejtje me gojë;

b) vërejtje me shkrim;

c) gjobë jo më e lartë se paga e tre orëve punë e llogaritur mbi pagën bazë minimale;

d) pezullim nga puna dhe paga deri në maksimumi tre ditë;

e) pushim nga puna për mangësi në bazë të nenit 48.

Punëdhënësi nuk do të jetë në gjendje të ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj punonjësit pa i bërë të ditur atij paraprakisht se për çfarë akuzohet dhe pa e dëgjuar atë çfarë thotë për t’u mbrojtur.

Përveç paralajmërimit verbal (me gojë), vërejtja duhet të bëhet me shkrim dhe masat disiplinore nuk mund të merren përpara se të kalojnë 5 ditë, gjatë të cilave punonjësi do të ketë mundësi të paraqesë justifikimet e tij.

Nëse brenda 15 ditëve pune nga justifikimet nuk do të merren masa, justifikimet do të konsiderohen të pranuara.

Punonjësi mund t’i paraqesë justifikimet e tij edhe verbalisht (me gojë), me asistencën e mundshme të një përfaqësuesi të Shoqatës sindikale në të cilën bën pjesë ose të një anëtari të Përfaqësisë Sindikale Unitare.

Nëse punonjësi, brenda 5 ditëve nga vërejtja, deklaron zyrtarisht qëllimin e tij për të përfituar nga ndihma e një përfaqësuesi të sindikatës, çdo takim ndërmjet punonjësit dhe përfaqësuesit të sindikatës me ndërmarrjen duhet të zhvillohet brenda një afati të prerë prej 30 ditësh nga data e vërejtjes, në provincën ose në komunën ku është lidhur kontrata përkatëse (në të cilën është caktuar punonjësi), pas së cilave justifikimet mund të paraqiten vetëm me shkrim, brenda 3 ditëve pasuese.

Ky afat skadon nëse mbledhja nuk mund të mbahet për arsye që i atribuohen punëdhënësit. Marrja e masës duhet të jetë e motivuar dhe të komunikohet me shkrim.

Masat disiplinore të përmendura më sipër në germat b), c) dhe d) mund të kundërshtohen nga punonjësi përpara sindikatës, sipas normave kontraktuese në lidhje me vërejtjet. Pushimi nga puna për mangësitë e përmendura në pikat A) dhe B) të nenit 48 mund të kundërshtohet sipas procedurave të parashikuara nga neni 7 i ligjit n. 604/1966 të konfirmuara nga neni 18 i ligjit n. 300/1970.

Nuk do të merret parasysh asnjë efekt i masave disiplinore pasi të kenë kaluar dy vite nga adoptimi i tyre.