fbpx

Punonjësi ka detyrë që:

  • të kryejë detyrën që i është besuar me zell maksimal, duke mbajtur përgjegjësinë personale dhe duke iu përmbajtur udhëzimeve të ndërmarrjes të përcaktuara me urdhra shërbimi ose me dispozita të veçanta;
  • të respektojë orarin e punës;
  • të sillet në mënyrë korrekte dhe edukatë ndaj eprorëve, kolegëve, vartësve dhe publikut;
  • të ketë kujdesin më të madh për të gjitha aparatet, objektet, lokalet, pajisjet personale në pronësi të ndërmarrjes, duke pasur përgjegjësi financiare, me përjashtim të përgjegjësive më të mëdha për dëmet e shkaktuara për fajin e tij të vërtetuar, me anë të zbritjeve nga paga, pasi të njoftohet paraprakisht me shkrim për debinë përkatëse;
  • të uniformohet me rendin hierarkik të ndërmarrjes në marrëdhëniet në lidhje me shërbimin;
  • të respektojë me përpikëri të gjitha normat ligjore për parandalimin e aksidenteve për të cilët ndërmarrja do ta vërë në dijeni si dhe të gjitha dispozitat e veçanta përkatëse të lëshuara nga vetë ndërmarrja;
  • të jetë i pajisur me dokumentacion të përshtatshëm që vërteton rregullsinë e punësimit të ofruar nga ndërmarrja.