fbpx

Shërbimi ushtarak (thirrja ose mbajtja nën armë) nuk e ndërpret marrëdhënien e punës dhe koha e kaluar nën armë për efekt vetëm të pagesës së vjetërsisë në punë – me përjashtim të punonjësve në provë – konsiderohet si e kaluar në shërbim në ndërmarrje.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, punonjësi duhet të paraqitet në ndërmarrje, brenda 30 ditëve për të rifilluar punën; në qoftë se nuk paraqitet brenda afatit të lartpërmendur do të konsiderohet se ka dhënë dorëheqjen.

Për sa më sipër, përveç dispozitave të ndryshme të ligjeve të veçanta më të favorshme për punonjësin, normat e përmendura në këtë nen aplikohen, sipas ligjeve në fuqi për këtë çështje, edhe për punonjësit që kryejnë shërbimin civil.