fbpx

Punonjësi që ka një vjetërsi në punë prej 12 muajsh në ndërmarrje ka të drejtë çdo vit për një periudhë pushimi të paguar:

  • e barabartë me 22 ditë pune sipas hipotezës së shërbimit javor të shpërndarë në 5 ditë (javë e shkurtër);
  • e barabartë me 26 ditë sipas hipotezës së shërbimit javor të shpërndarë në 6 ditë.

Në rastin e pushimit nga puna që është kryer, ose të dorëheqjes, punonjësi, nëse ka maturuar të drejtën e pushimeve vjetore të plota, do të ketë të drejtën e kompensimit për këto pushime.

Nëse nuk ka maturuar të drejtën për pushime vjetore të plota, punëtori do të ketë të drejtë për disa pjesë të dymbëdhjeta të pushimeve aq sa janë muajt e plotë të vjetërsisë në punë.

Fraksionet e një muaji që nuk i tejkalojnë 15 ditët nuk do të llogariten, ndërsa do të konsiderohen si një muaj i plotë në qoftë se janë më shumë se 15 ditë.

Punonjësi i cili në kohën e pushimeve vjetore nuk ka maturuar të drejtën për të gjithë periudhën e pushimeve për shkak se nuk ka ende një vjetërsi pune prej të paktën 12 muaj rresht në ndërmarrje, do t’i takojë 1/12 e pushimeve për çdo muaj të shërbimit të kryer.

Në rastin e pushimeve kolektive, punëtori që nuk ka fituar të drejtën e pushimeve të plota do të ketë të drejtën e gëzimit të pushimeve në raport me aq të dymbëdhjeta sa janë muajt e vjetërsisë në punë.

Në rast se festat kombëtare ose të mesjavës bien gjatë periudhës së pushimeve, kjo periudhë do të zgjatet me numrin e festave të sipërpërmendura.

Periudha e paralajmërimit nuk mund të konsiderohet periudhë pushimesh.

Koha e pushimeve do të vendoset sipas nevojave të punës, me marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet palëve, njëkohësisht sipas repartit, skalionit (grupit) ose individualisht.

Gjithsesi, ndërmarrja do t’i sigurojë punonjësit 2 javë pushim për çdo vit kalendarik (1 janar – 31 dhjetor) që t’i gëzojë në periudhën 1 qershor – 30 shtator.

Norma e paragrafit të mëparshëm nuk aplikohet për ndërmarrjet e dezinfektimit-dezinfestimit dhe deratizimit.

Pagesa e periudhës së pushimeve duhet të bëhet paraprakisht.

Meqë kuptohet qëllimi higjienik dhe social i pushimeve vjetore, nuk lejohet heqja dorë e bërë shprehimisht apo në heshtje prej tyre dhe as zëvendësimi i tyre me ndonjë shpërblim. Punonjësi që pavarësisht se i janë caktuar pushimet, nuk i shfrytëzon ato me vullnetin e tij, nuk ka të drejtë për asnjë shpërblim e as rikuperimin e tyre në vitet e mëvonshme.

Mbeten të paprekura kushtet më të favorshme.

Duke filluar nga 1 janari 1986, orari i punës reduktohet me 40 orë në vit, zakonisht nëpërmjet njohjes së ditëve përkatëse të pushimit ose me modalitete që do të përcaktohen nga ndërmarrja duke marrë parasysh nevojat tekniko-produktive dhe organizative.

Uljet e sipërpërmendura absorbojnë reduktimet eventuale të dhëna në nivel ndërmarrje.