fbpx

Me përjashtim të rasteve kur ka pengesa të justifikuara, të gjitha mungesat duhet t’i komunikohen Ndërmarrjes në ditën kur ato verifikohen. Në rastin e turneve të mbrëmjes, kjo nënkupton 24 orë nga fillimi i vetë turnit.

Mungesat duhet të justifikohen brenda 2 ditëve në vijim, me përjashtim të rasteve të pengesave të vërtetuara.

Mungesat e pajustifikuara mund të sanksionohen në bazë të neneve 47, 48 dhe 49 të kësaj kontrate C.C.N.L.

LEJET

Punonjësit që bën kërkesë, ndërmarrjet mund t’i japin leje të shkurtra për arsye të justifikueshme, me të drejtën që të mos i paguhet paga përkatëse.

Me rastin e lindjes së një fëmije, do t’i jepet punonjësit një ditë pushim me pagesë.

Punonjësit që ka rast vdekje në familje, të vdekjes së një prindi, një fëmije, të një vëllai, motre ose bashkëshortit, ndërmarrja do t’i japë një leje 3-ditore me pagesë nëse ngjarja e zisë ka ndodhur në qytetin ose në provincën ku ka vendin e punës dhe 5 ditë, nga të cilat 3 janë me pagesë, nëse ngjarja ka ndodhur jashtë provincës.

Nëse ngjarja e zisë ndodh gjatë shërbimit, punonjësit do t’i lejohet të largohet menjëherë nga vendi i punës me të drejtën e të gjithë pagës ditore, duke shtuar edhe atë që parashikohet në paragrafin e mëparshëm.

Këto leje nuk llogariten në periudhën e pushimeve vjetore.

Për çdo gjë që nuk parashikohet në këtë nen, aplikohet ligji i 8 marsit 2000, n. 53.

LEJA E MARTESËS

Punonjësit që lidh martesë do t’i jepet një leje prej 15 ditësh pune, me zbritjen e çdo shume të paguar për këtë periudhë nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INPS).

Për të punësuarit e rinj duke filluar nga 1 qershori 2001, leja është e barabartë me 15 ditë kalendarike. Ky pushim nuk llogaritet me periudhën vjetore të pushimeve.

LEJET, LIGJI 5 shkurt 1992, n. 104

Me kusht që personi me aftësi të kufizuar të mos shtrohet në spital me kohë të plotë, punonjësi që asiston një person me aftësi të kufizuara të rënda, bashkëshortin, familjarin ose të afërmin deri në brezin e dytë, ose brenda brezit të tretë nëse prindërit ose bashkëshorti i personit me aftësi të kufizuara të rënda, kanë arritur moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeç ose gjithashtu vuajnë edhe ata nga patologji me invaliditet ose kanë vdekur apo nuk janë më, ka të drejtë të përfitojë tre ditë leje mujore me pagesë të mbuluar me kontribut figurativ (“fiktiv”, paguhet nga sigurimet shoqërore), qoftë edhe në mënyrë të vazhdueshme.

E drejta e sipërpërmendur nuk mund t’i njihet më shumë se një punonjësi vartës për asistencën ndaj të njëjtit person me aftësi të kufizuara në gjendje të rëndë.

Për asistencën për të njëjtin fëmijë me aftësi të kufizuara në gjendje të rëndë, e drejta u njihet të dy prindërve, përfshirë prindërit birësues dhe kujdestarë, të cilët mund ta përfitojnë atë në mënyrë alternative.

Me qëllim që të përshtatet e drejta e lejeve mujore të përmendura në paragrafët e mëparshëm me nevojat normale organizative dhe tekniko-produktive të ndërmarrjes, punonjësi që shfrytëzon lejet mujore i komunikon me shkrim punëdhënësit kalendarin e përdorimit të parashikuar të tyre çdo tremujor nëse është e mundur, ose sidoqoftë të paktën çdo muaj, për të siguruar përshtatjen e të drejtave të punonjësit me nevojat organizative të ndërmarrjes.

Punonjësi ka të drejtë të modifikojë, për arsye të vërtetuara, datën e komunikuar duke i dërguar një njoftim paraprak me shkrim punëdhënësit në jo më pak se dy ditë pune, me përjashtim të rasteve të papritura të urgjencës së rëndë.

Punëdhënësi, brenda muajit të referimit, kur paraqiten nevoja të motivuara teknike, organizative ose produktive, të cilat ia komunikon punonjësit, mund të shtyjë shfrytëzimin e lejeve duke respektuar limitin kohor të muajit. Megjithatë, nuk ndryshojnë situatat në të cilat arsyet e vërtetuara të punonjësit janë të një natyre që nuk mund të shtyhet absolutisht dhe urgjente.

Punonjësi që përfiton nga lejet e përmendura në paragrafët e mëparshëm ka të drejtë të zgjedhë, kur është e mundur, vendin e punës më të afërt me vendbanimin e personit që do të asistojë dhe nuk mund të transferohet pa pëlqimin e tij në një vend tjetër pune.

Në rastet e përqendrimit të tepruar të punonjësve që kanë të drejtë për të njëjtën kontratë, e cila pengon administrimin korrekt dhe funksionimin normal të saj, në nivelin e sipërmarrjes, ndërmarrja dhe përfaqësitë e sindikatave do të takohen për të vlerësuar çdo zgjidhje të mundshme alternative.

Pa cenuar verifikimin e parakushteve për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore sipas neneve 46 e vijues të kësaj kontrate C.C.N.L., punonjësi që përfiton lejet e përmendura në paragrafët e mëparshëm humbet të drejtat e parashikuara në këtë nen, nëse punëdhënësi ose INPS konstaton mos ekzistencën ose mungesën e kushteve të kërkuara për shfrytëzimin legjitim të këtyre të drejtave.