Për të përballuar nevojat që lidhen me ndryshimet në intensitetin e aktivitetit të punës, kohëzgjatja e orarit të punës mund të rezultojë gjithashtu nga një mesatare shumëjavore gjatë vitit me limite maksimale prej 45 orë në javë dhe 10 orë në ditë dhe me një kohëzgjatje minimale prej 35 orësh javore.
Për devijimet nga programi me arsyet përkatëse do të vihen në dijeni R.S.U.-të, dhe, n.q.s. nuk janë krijuar akoma, R.S.A.-të.
Në raste të tilla, për shërbimet që tejkalojnë orët normale të punës ditore dhe javore nuk do të ketë kompensime për punë shtesë/jashtë orarit derisa të plotësohen orët që do të kompensohen.
Për sa i përket fleksibiliteteve të parashikuara më sipër, punonjësit e interesuar do të marrin pagën në lidhje me orët normale sipas kontratës si në periudhat e tejkalimit ashtu edhe në ato të shërbimit më të vogël.
Çdo punëtor mund të grumbullojë në një “bankë individuale të orëve”, orët e punës kur tejkalojnë orën e 45të, të cilat, me kërkesën e të interesuarit, do të rikuperohen në formën e pushimeve kompensuese, pa cenuar rritjet përkatëse që do të paguhen me pagat që i përkasin muajit që vjen, pas muajit në të cilin këto shërbime janë kryer.
Për të bërë zbatimin e akumulimit të orëve, punonjësi duhet të deklarojë paraprakisht, brenda muajit janar të çdo viti, me shkrim, dëshirën e tij për të rikuperuar orët e grumbulluara në bankën e orëve; në këtë rast periudhat e pushimit të përmendura në paragrafin e mëparshëm mund të gëzohen brenda 6 muajve pas muajit në të cilin është kryer shërbimi, me kusht që personi i interesuar të bëjë kërkesë me anën e një njoftimi të paktën pesë ditë përpara dhe të mos mungojë në të njëjtën kohë e për të njëjtën arsye më shumë se 3% e personelit, dhe të mos ketë pengesa në atë moment sipas nevojave objektive dhe të vërtetuara të ndërmarrjes, në lidhje me mos zëvendësimin për detyrat që kryen.
Në rast se afati i njoftimit nuk respektohet, orët e kërkuara të pushimit do të jepen në përputhje me nevojat e ndërmarrjes.
Nëse në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për shkak të nevojave teknike dhe prodhuese do të jetë i pamundur rikuperimi me pushim kompensues, brenda 12 muajve, i orëve të grumbulluara, shuma përkatëse do t’i paguhet punonjësit të interesuar në bazë të pagës për orët në fuqi në atë datë.
Nënkuptohet se në rast ndryshimi të kontratës do të paguhen orët që lidhen me pushimin kompensues të pashfrytëzuara.
Për sa i përket artikulimit të orarit të punës në baza shumëperiudhëshe për shërbimet e pastrimit në impiantet industriale, pranohen kushtet më të favorshme ekzistuese.
Nëse në ndërmarrje lind nevoja për të aktivizuar institucionin e Bankës së Orëve për nevoja të ndryshme nga ato të identifikuara më sipër, në lidhje me këtë, e njëjta ndërmarrje me R.S.U.-në dhe, aty ku nuk është krijuar ende, me R.S.A.-në së bashku me Organizatat sindikale (OO.SS.) që kanë nënshkruar këtë kontratë C.C.N.L., ose me Organizatat sindikale (OO.SS.) që kanë nënshkruar këtë C.C.N.L., do të jetë në gjendje të përcaktojnë marrëveshje të veçanta të ndërmarrjes. Në çdo rast, këto marrëveshje duhet të vendosen në përputhje të plotë me qëllimet dhe përmbajtjet e përcaktuara në këtë nen. Anëtarësimi eventual i punonjësve me kohë të pjesshme (part time) në bankën e orëve, siç përcaktohet nga marrëveshjet e përmendura në këtë paragraf, duhet të bëhet i qartë nëpërmjet anëtarësimit vullnetar.