fbpx

Për kohëzgjatjen e orarit të punës i referohemi normave ligjore dhe derogimeve (kufizim i normës) dhe përjashtimeve përkatëse.

Kohëzgjatja e orarit sipas kontratës së punës është 40 orë në javë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenet e mëposhtme 32 e 33.

Sipas nenit 4, paragrafi i katërt, i Dekretit legjislativ n. 66/2003, kohëzgjatja mesatare javore e kohës së punës, duke përfshirë punën jashtë orarit, llogaritet duke iu referuar një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj.

Ky afat mund të rritet deri në dymbëdhjetë muaj me marrëveshje të nivelit të dytë, në lidhje me nevojat që lidhen me ndryshimet në intensitetin e aktivitetit të punës si dhe me nevojat teknike, prodhuese dhe organizative sektoriale.

Për sa i përket orarit të punës me shumë periudha sipas nenit 31 të kontratës C.C.N.L. periudha e referimit është megjithatë dymbëdhjetë muaj.

Shërbimi shpërndahet në 5 ditë pune radhazi.

2 ditët e pushimit duhet të përfshijnë të dielën, me përjashtim të rasteve të veprimtarive të punës në sektorët e shërbimeve publike dhe atyre të aktiviteteve me cikël të vazhdueshëm.

Në përjashtim nga sa më sipër, për nevoja teknike ose prodhuese apo organizative, duke lënë në fuqi pushimin e së dielës, dita tjetër e pushimit mund të shfrytëzohet gjatë gjithë javës.

Zbatimi i asaj që u tha më sipër dhe programimi i pushimeve do të bëhet pas diskutimit ndërmjet palëve dhe do t’u bëhet i njohur punonjësve të interesuar të paktën 15 ditë përpara, brenda afatit të duhur ose sidoqoftë paraprakisht. 

Me përfaqësuesit e sindikatave të ndërmarrjes, ose me përfaqësimin sindikal unitar, të asistuara nga Organizatat sindikale territoriale, mund të bihet dakord për një shpërndarje në 6 ditë në lidhje me nevojat e ndërmarrjes.

Në rastin e shërbimit në ditën e 6, do të paguhet paga e përgjithshme orare, për orët e punës së bërë, me një rritje prej 25%, e llogaritur mbi pagën bazë. Duke filluar nga hyrja në fuqi e kësaj kontrate C.C.N.L., në marrëveshjet e nivelit të dytë, të nënshkruara në përputhje me nenin 3 të kësaj C.C.N.L., palët nënshkruese mund të bien dakord të mos e aplikojnë këtë rritje nëse shërbimi në ditën e gjashtë është vendosur në zbatim të një rritje strukturore, më të lartë se minimumi kontraktues sipas nenit 33 të kësaj kontrate C.C.N.L., i orëve individuale kontraktuese të punës për të cilat palët kanë rënë dakord ndërmjet tyre; kjo nuk do të zbatohet më në rastin e një reduktimi të mëvonshëm të orarit për të cilin është rënë dakord.

Shpërndarja ditore e orarit të punës mund të artikulohet në jo më shumë se dy fraksione. Në bazë të asaj që është parashikuar nga neni 7 i Dekretit legjislativ n. 66/2003 pushimi ditor prej 11 orësh duhet të shfrytëzohet në mënyrë të njëpasnjëshme, me përjashtim të aktiviteteve të karakterizuara nga dy fraksione pune gjatë ditës. Në çdo rast, do të garantohet një pushim ditor prej të paktën 8 orësh radhazi. Ajo për të cilën është rënë dakord në këtë paragraf është vendosur në zbatim të nenit 17, paragrafi 4, i Dekretit legjislativ n. 66/2003.

Duke lënë në fuqi situatat aktuale, me efekt nga data 2 maj 1980, është shfuqizuar mundësia për të rënë dakord për një turn të 3 ditor ish-neni 22, paragrafi 8 i kontratës C.C.N.L. (Kontrata Kolektive Kombëtare e Punës) 13 dhjetor 1977.

Orët e punës të kryera në mbi 40 orë në javë do të kompensohen me një rritje prej 25% të llogaritura mbi pagën bazë.

Përqindjet e rritjes, të përmendura në paragrafët 11 dhe 14 (shërbimi në ditën e 6 të javës dhe zgjatja e orarit) nuk mund të grumbullohen bashkë me njëra-tjetrën (në kuptimin që më e madhja përjashton më të voglën) dhe nuk mund t’i shtohen njëra tjetrës gjithashtu rritjet e parashikuara në nenin e mëposhtëm 38 (punë jashtë orarit, turne nate, gjatë festave).

Orari i punës duhet të llogaritet nga koha e caktuar më parë e vendosur nga ndërmarrja për fillimin e aktivitetit të punës.

Nëse punëtori, duke u paraqitur në orën e caktuar më parë, për fillimin e shërbimit ditor, nuk do të ishte i përshtatshëm për punë ose do t’i kërkohej të kryejë një shërbim me kohëzgjatje më të vogël se orari i caktuar, ai ka të drejtën e trajtimit të pagesës që do t’i kishte takuar njësoj sikur të kishte punuar.

Gjatë ditës dhe gjatë orëve më pak të ngarkuara me punë, punonjësi ka të drejtë për të paktën një orë pushim pa pagesë, për të konsumuar ushqimin e ditës.

Ndërmarrja në vendosjen e turneve të punës ose të pushimit ndërmjet personelit me të njëjtat kategori, do të ketë kujdes që, në përputhje me kërkesat e ndërmarrjes, të koordinohen në mënyrë që të dielat dhe orët e natës të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet vetë personelit, duke i garantuar secilit, përveç pushimit ditor, 24 orë pushim të pandërprerë për çdo javë.

Orari i punës dhe turnet duhet të përgatiten nga ndërmarrja në mënyrë që personeli të ketë dijeni menjëherë për to.

Në rastin e punës me turne, personeli i turnit që ka përfunduar nuk mund të largohet nga shërbimi nëse nuk është zëvendësuar nga personeli i turnit pasardhës, brenda një limiti prej 2 orësh.

Koha e shpenzuar në dispozicion të ndërmarrjes – në pritje të punësimit, për zhvendosje nga një vend pune në tjetrin edhe sikur të ishin ato të zakonshmit, dhe për çdo qëndrim pa punë gjatë orarit të punës për shkak të nevojave të ndërmarrjes – llogaritet në orarin efektiv të punës si shërbim pune dhe paguhet si i tillë.

Shpenzimet e udhëtimit që punonjësi përballon për arsye pune gjatë shërbimit të tij ditor – duke përfshirë edhe ato që rrjedhin nga zhvendosjet nga një vend pune në tjetrin, edhe nëse janë ata të zakonshmit – rimbursohen nga ndërmarrja. Përjashtohen nga rimbursimi shpenzimet e udhëtimit që punonjësi përballon për të mbërritur në vendin e punës, për të filluar punën e përditshme dhe për t’u kthyer në shtëpinë e tij.

Koha që i duhet punonjësit për të lëvizur nga një vend në tjetrin, ndërmjet fillimit dhe përfundimit të shërbimit, konsiderohet si kryerje e punës që i është ngarkuar në mënyrë të mirëfilltë.