Ndërmarrja do të paguajë një pagë mujore të trembëdhjetë të barabartë me pagën globale mujore të marrë nga punonjësi deri më 20 dhjetor.
Në rast të fillimit ose ndërprerjes së marrëdhënies gjatë vitit, punonjësi jo në provë do të ketë të drejtën e disa të dymbëdhjetave të shumës së pagës së trembëdhjetë me aq sa janë muajt e shërbimit të bërë pranë ndërmarrjes në periudhën e referimit.
Fraksionet e një muaji që nuk i tejkalojnë 15 ditët nuk do të llogariten, ndërsa do të konsiderohen si një muaj i plotë në qoftë se janë më shumë se 15 ditë.