fbpx

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit që marrin marrëdhëniet sindikale edhe për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve komplekse të sektorit, është rënë dakord për mundësinë e vendosjes së niveleve të artikuluara të takimeve ndërmjet palëve që nënshkruajnë këtë kontratë, për ekzaminimin e tematikave specifike me interes sektorial.

  1. Informacione të nivelit kombëtar

Duke pasur parasysh autonominë dhe atributet e veçanta përkatëse të ndërmarrjeve dhe organizatave sindikale, palët nënshkruese bien dakord që të promovojnë, si rregull çdo vit, dhe sidoqoftë me kërkesë të arsyetuar të njërës nga të dy palët, takime në nivel kombëtar me qëllim që:

  • të ekzaminojë gjendjen dhe dinamikën cilësore dhe sasiore të punësimit, duke iu referuar veçanërisht punësimit të të rinjve dhe femrave;
  • të ekzaminojë mundësinë që të bëjë realizimin e programeve formuese dhe/ose të kualifikimit profesional për punonjësit, në lidhje me ndryshimet në organizimin e punës; nga organizmi paritetik (kriter barazie) i sektorit;
  • të realizojë monitorime të situatës së përgjithshme të degës, duke iu referuar veçanërisht kohëzgjatjes së kontratave të tenderit, ecurisë së garave, kritereve të përzgjedhjes cilësore të ndërmarrjeve dhe kritereve të fituesve, duke pasur si objektiv përcaktimin e iniciativave të mundshme të përshtatshme për harmonizimin dhe përmirësimin, në nivel kombëtar, të rregulloreve në këtë fushë;
  • të ekzaminojë rregullimin e nevojshëm të sektorit, duke pasur parasysh modifikimet e karakterit legjislativ, kombëtare dhe evropiane, si dhe përcaktimin e kodeve të sjelljes që do të adoptohen ndërmjet Administratës Publike dhe shoqërive që ofrojnë shërbimet me anën e tenderave;
  • ta bëjë më funksional dhe operativ observatorin për qeverisjen e tregut të punës dhe punësimin të ngritur pranë Ministrisë së Punës, edhe me qëllim që të mbështesë iniciativat e Kabinës së regjisë për luftën kundër punës së padeklaruar dhe të parregullt, sipas ligjit n. 296/2006, neni 1 paragrafi 1156 dhe Dekretit zbatues pasues ministror të datës 11 tetor 2007;
  • të ekzaminojë, duke pasur parasysh modifikimet e karakterit legjislativ, duke përfshirë evolucionet në fushën e shoqërive të përziera, dhe të ndryshimeve të thella në tregun e punës, ecurinë sasiore dhe cilësore të marrëdhënieve ekzistuese të punës.
  1. Informacione të nivelit territorial

Çdo vit, në nivel rajonal dhe/ose provincial, me kërkesën e njërës prej palëve, do të mbahen takime ndërmjet përfaqësuesve të organizatave nënshkruese për shqyrtimin e problemeve specifike që kanë reflektime të rëndësishme për territoret e veçanta me qëllim që:

  • të konkretizohen iniciativat në lidhje me formimin dhe rikualifikimin profesional, edhe në lidhje me indikacionet e shprehura në nivel kombëtar nga organizmi paritetik i sektorit;
  • të realizohen monitorime mbi kohëzgjatjen e kontratave të tenderave, mbi ecurinë e garave (tenderave), të kritereve të fituesve të kontratës, me qëllim që të përcaktohen iniciativat për harmonizimin dhe përmirësimin, në nivel rajonal, të rregulloreve përkatëse;
  • të merren iniciativat e nevojshme në fushën e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjeve si dhe, në përgjithësi, në fushën e sigurisë në punë, duke pasur parasysh normat ligjore dhe të Marrëveshjeve ndërkonfederale në fuqi dhe në bazë të vendimeve të marra nga organizmi paritetik i sektorit.
  1. Informacione në nivelin e ndërmarrjes për sipërmarrjet me dimensione kombëtare

Palët nënshkruese bien dakord që të promovojnë, si rregull çdo vit, dhe sidoqoftë me kërkesën e motivuar të njërës nga të dy palët, takime në nivel kombëtar, në fushën e sistemit të informacionit ekzistues, për ndërmarrjet me dimensione kombëtare me të paktën 400 punonjës për një analizë të përbashkët:

  • për zbatimin e rregullave për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale dhe për kërkimin, zhvillimin dhe zbatimin e masave të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit dhe integritetit fizik të punëtorëve duke pasur parasysh normat legjislative dhe kontraktuese në fuqi;
  • mbi vlerën numerike të organikës dhe mbi llojet e ndryshme të marrëdhënieve të punës ekzistuese në ndërmarrje;
  • mbi ecurinë e punësimit të femrave, me veprimet e mundshme pozitive që lidhen me konkretizimin e temës së mundësive të barabarta në përputhje me parashikimet e D.Lgjs. 198/2006;
  • mbi kontratat e tenderave që janë duke skaduar;
  • mbi krizat e ndërmarrjeve që kanë ndikime në punësimin dhe/ose mobilitetin (lëvizshmëria/transferimi me dëshirë) e punëtorëve.

Gjatë takimeve specifike ndërmjet ndërmarrjes dhe përfaqësisë së sindikatës, ato do të jenë objekt ekzaminimi dhe përqasje paraprake ​​për:

  • programet eventuale të ushtrimit dhe azhurnimit profesional të personelit, që rezultojnë nga futja e teknologjive të reja dhe/ose transformimeve teknologjike;
  • artikulimin e ri të mundshëm të shërbimeve në lidhje me modifikimet strukturore në aparatin organizativ të vetë shërbimeve, si dhe rëniet nga nivelet e punësimit, mbi organizimin e punës dhe mbi profesionalizmin e punonjësve të nxitur nga inovacioni teknologjik, ristrukturimet dhe riorganizimet e ndërmarrjes;
  • zgjidhjet e mundshme në fushën e mobilitetit (transferimi me dëshirën e punëtorit) dhe fleksibilitetit sipas këndvështrimit të një organizimi më të mirë të punës;
  • ecurinë e punës jashtë orarit;
  • programimit të periudhës së pushimeve vjetore të lejes së zakonshme;
  • zbatimin e modeleve dhe të artikulimit të orareve të përcaktuara nga kontrata C.C.N.L. në fuqi.
  1. Informacione në nivel të ndërmarrjes

Në nivel ndërmarrje do të formojnë një objekt krahasimi inovacionet teknologjike ose ristrukturimet që kanë implikime në nivelet e punësimit, në organizimin e punës dhe në profesionalizmin e punonjësve.

Do të jetë objekt i një ekzaminimi të përbashkët ndërmjet ndërmarrjeve, R.S.U.-ve, (Përfaqësi sindikale unitare) aty ku nuk janë krijuar ende, R.S.A.-ve (Përfaqësi sindikale e ndërmarrjes) çdo gjashtë muaj për:

  1. vlerën numerike të personelit;
  2. programet e formimit dhe të azhurnimit profesional të personelit;
  3. ecurinë e punës jashtë orarit.

Ndërmarrjet do të informojnë gjithashtu R.S.U.-të, ose, nëse nuk janë krijuar ende, R.S.A.-të për çështjet në lidhje me të cilat dispozitat ligjore ose kontraktuese parashikojnë informacione në nivel ndërmarrje.

Për sa u përket kompetencave të mëtejshme të nivelit të ndërmarrjes, duhet të kihet parasysh përmbajtja e nenit 59.

  1. Tema për krahasim në nivel kombëtar

Palët në takimet përkatëse do të trajtojnë problemet e integrimit të punëtorëve të huaj, në zbatim të normave ligjore që u përkasin.

Palët marrin përsipër të krijojnë një tryezë bisedimesh në momentin e nxjerrjes së reformës së amortizatorëve social, në mënyrë që të harmonizojnë normativën kontraktuese në fuqi me dispozitat e reja që do të nxirren nga ligjvënësi.